Edi Ramës

Edi Ramës

Nga Erl Kodra - 22/11/2018

Edi Rama, Ty duhet me të hangër gjallë.

Sepse ti më ngjanë krejt si çetnik që ka dalë në krye të një horrdhie pushtuese, i rrethuar me çakej sulmues, buldozera, fadroma, skafandra dhe lahpera. T'i marrim gjërat me radhë; sepse me ty duhen ndarë punët njëherë e mirë.

A e di se çfarë është një shtëpi?

A e kupton se njeriu i shkretë, kudo që ndodhet ka referencë shtëpinë, strehën ku futë kryet në darkë, e pasi kalon atë prag të shenjtë, çlirohet prej të gjithë ndjesive negative që qenie si ty i shkaktojnë gjatë ditës? A e di se brenda atyre mureve, ata njerëz kanë të gjitha dashurinë e tyre, kanë bash arsyet pse ata ekzistojnë?

A e di se nën ato kulme jetojnë fëmijë, gra, burra, vajza, djem, pleq dhe plaka? A e di se ata hanë e pinë, qajnë e qeshin, dashurojnë dhe vdesin nën ato kulme prej 30 vitesh?!

A e kupton o Naçallniku i Surrelit se bota nuk rrotullohet rreth teje, dhe se jeta e gjaku i 4000 njerëzve vlen shumë më shumë se sa soji yt i lahperave?

Nuk e kupton? Okej, se tash po e mëson.

***

Tani do t'i lutem lexuesit të dobët, atij që nuk ka ndërmend të prishë taraqillëkun e krijuar nën hyqymetin e Edi Ramës, të hiqet mënjanë.

Më vjen keq që sonte do t'ia shkërrdhej kockat idhullit tuaj, por s'kam ç'bëj.

Sepse unë nuk mund të ndërroj dhimbjen, nuk mund të ndërroj dashurinë, nuk mund të shes ndërgjegjen, për asgjë në botë.

Edhe pse keni vu çmim të lartë për mua; unë nuk kam ndërmend të ndalem. Jo sonte, jo në këtë jetë.

Këtu kam një mal me dhimbje, pyetje, lot dhe mjerim të mbledhur grumbull, që nuk morën përgjigje të denjë asnjëherë.

Më vjen keq që sonte të duhet të japësh ti përgjigjet e arsyeshme, e nëse me gjasë nuk i jep, i mjeri ti.

Sepse për çdo përgjigje të gabuar, do të të rrjep 10 centimetër lëkurë. E nëse t'i i mbijeton këtij procesi, do të filloj me lotët e mjerimit që mbolle nëpër Shqipëri.

Në fund, përgjatë momenteve që njeriu tregon sa herë ka pi gjinin e nanës, do të nxjerrësh të gjitha arsyet pse po e bën këtë barbari mbi ne. Sigurisht, edhe për parat.

Teknika është e thjeshtë, klasike.

Me majën e penës që e kam përshtatë si grep, po filloj nga qafa, prej aty ku ti nxjerr të gjitha prapësitë. Prej aty ku rrjedh e gjithë "elokuenca" jote e ndyrë kundër popullit tënd.

Prej aty ku kanë dalë me mijëra fjalë të neveritshme, që lahperat e tu i kanë kthyer në ligje të përçuda.

Prej aty ku ka marrë rrugë mashtrimi me timon, tepsi dhe çitjane. Bash prej vendit ku ti ndyrësirë, sa herë që flet, në vend të fjalëve nxjerr helm si gjarpëri.

Vrraga do të jetë e gjerë, e gjatë dhe e thellë, në raport të drejtë me neverinë e vendimeve të tua për shqiptarët. Ke të drejtë të ulurish nga ky proces; unë nuk jam krejt mizorë me ty.

Pastaj do më tregosh konceptin tënd për paret tona. Domethënë për taksat që mbledh me ligj e pa ligj, tinzash, ndërsa po tinzhisht i paketon si investim 40 milion euro për 2.2 kilometër rrugë. Do më tregosh masën tënde për 120 milion euro që i ke dhënë Vilma Nushit. Nuk shpëton dotë pa treguar sa vlejnë për ty dy dollarë, një shtëpi, një vakt bukë thatë dhe një thes me miell. Kam frikë se përgjigjet e gabuara do të shterrojnë lëkurën tënde. Qetësohu, ti ke 40 lëkurë, të cilat do t'i rrjep pa pikë mëshire.

Në shtresën e dytë përgjigjet i dua shterruese. Pa justifikime dhe sofizma, do më thuash se pse shkatërrove Gjykatën Kushtetuese? Pse e mblodhe nën hyqmin tënd llumin e Shqipërisë, ndërsa u shpërndanë copa Shqipërie, si plaçkë lufte? Pse, o përbindësh?!

Pse i përzure nga Shqipëria 500 mijë shqiptarë të mirë, ndërsa mijëra të tjerë i ktheve në kriminela?! Ç'kusure të tjera do të duhet të lajmë për hesapin tënd, për pazaret e tua me botën e nëndheshme?! Deri ku shkon vrapi yt makabër, duke shtypë me shpërfillje jetët njerëzore?!

Të rrenë mendja, se ndërkohë që flet para Taulantit, Ulsiut, Gramozit, Sadriut, Ilirit, Arbenit dhe Damianit çakardisja jote do të ketë efekt?! Mos more!

Apo se gishti yt Sandër Lleshi do të tremb shqiptarët, si pinxho?! Megjithë mend kujton se këto gjeste me xhuxha sa një gisht të bëjnë punë?

Shënim: Ky tekst nuk do të ketë një përmbyllje. Unë e di se drama jonë do të ketë një fund të tmerrshëm, por s’ka gja, tekefundit, kjo është ma mirë se sa një tmerr pa fund. Jeni të lirë, por edhe të lutur nga unë, që ta shpërndani lajmin. Dita e Gjykimit po vjen, ndaj zgjidhni anën e duhur.

Tani!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sinqeritet25/11/2018 01:55

Eri Kodra radha fillon keshtu:
Nje shtepi ose trashgohet brez pas brezi ,ose BLIHET TRUALLI, MERRET LEJA DHE NDERTOHET.
Cetnik nuk eshte Edi ,por jane ata qe ozurpojne Tironen dhe shpellaret qe i mbrojne!

Sinqeritet25/11/2018 01:44

Eri Kodra:Mos u hidh dege me dege.Nuk ka njeri nevoje per prozat tende.Ky problem eshte i thjeshte do te veproje ligji si ne gjithe boten demokratike.
1-Mijra pronare me tapi nuk morren pronat e tyre te premtuara ne Dhjetorin e demokracise, nga Sali Berisha.
2-Keshtu nuk eshte aspak e ligjshme dhe e moralshme ,qe kush ka ndertuar pa leje, te pretendoje.Ligji eshte i njejte ne te gjithe boten,ne SH.B.A., B.E. dhe Shqiperi.
3-Pronaret e ligjshem te kompesohen sipas ligjit.
4-Askush s'do t'ja dije per lehjet e karagjozave politikane qe nuk lexojne ligjet por duan rremuje,kurbane. BE dhe populli i di mire keto histori me kioskat e Lanes, Pazarin e Ri etj.
5-Kushdo mund te doje nje shtepi ne Tirone dhe nje vile ne bregdet,por me pare blihet trualli ,merret leja dhe ndertohet jo duke ozurpuar dhe ndertuar pa leje.
Keshtu ti lesh gazetar, i ka ndare bota demokratike punet si ka lene per ty dhe luul kukllen.
6-Tirona do te behet sic eshte me e mira se eshte kryeqytet ne Europe dhe jo shpelle.
LIGJI TE MBROJE RREGULLIN DHE POLICINE.

Dritan23/11/2018 06:43

O Ilir,ky fjalor eshte me toleranti perballe cmeritjes mendore,morale dhe megalomanise qe ka perfshire Edvin Ramen.Si cdo mjeran qe ndodhet perkohesisht ne pushtet edhe kete e ka vene perfund deliri i fuqise te pakufishme.I paafte te perceptoje realitetin pompon veten me dozat e demagogjise dhe ato te droges qe i ka perdorur qe ne lindje per te zbutur efektet e skizofrenise.

Blerimi22/11/2018 19:24

Dhuna duhet te drejtohet drejt kms dhe kbs. Frankenstaini dhe plehu duhen ngreh zhag per krimet qe kan bo

Ilir22/11/2018 19:11

C'eshte ky fjalor

Kocka22/11/2018 19:03

Mishi tretet, kocka mbetet dhe pasuria qe bene duke shuajtur jeten e gezimin e shqiptarit... i zente per gryke si mallkim e droge femijet e tyne, sic na zuri cdo shteg e mundesi per te ekzistu ne njerezve te paperseritshem e jo thjeshte numra.

t22/11/2018 18:39

Me kete gjuhe duhet te fliste opozita dhe lul hileqari,por flet Erli ne emrin tone

Shto koment

Denonco