Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Media një problem më i madh se Rama

Media një problem më i madh se Rama

Nga Basir Çollaku - 22/11/2018

Protesta e banorëve te Unaza e Re, po mbyll javën e tretë dhe mediat kombëtare, por jo vetëm, nuk kanë pasur ngenë kohore dhe të interesave të gjenden pranë lajmit më së pari.

Top Channel, Tv Klan dhe Vizion plus janë tangent diku me ndonjë kronikë kur përgjaken protestues apo policë.

Këto televizione janë pasuri publike sepse konsumojnë frekuencat si pasuri e tillë. TVSH dihet se është ne xhepat e qeverise dhe më së shumti jepet me qira për të gjitha qokat e pushtetit

Çfarë po ndodh?!?!

Qindra banesa janë mijëra banore. Mijëra banesa në radhë në projektin e Lanës për tu shembur, janë dhjetëra mijë banorë të Tiranes me destinacion të pastrehe dhe të plaçkitur.

A ka lajm këtu?

A po protestojnë qindra e mijëra banorë?

A po dëmtohen policë në përplasje të urdhëruar keqas nga eprorët?

A po ndodh diçka?

A po dhunohen agresivisht protestuesit nga policia?

A po shoqërohen fëmijë nëpër komisariate?

A po arrestohen banore nga krevatet e spitalit?

A duhen hetuar Agjencitë e Aluiznit, Pronave, zyra e regjistrimit, për mosveprime me pasoja të mëdha?

A po fshihen plot shkelje ligji dhe grabitje?

A po ndahen para mes pushtetarëve të qeverisë dhe politikes me biznesin investitor i dyshimtë në procedura te fitimit te tenderit?

A janë banoret në proces legalizimi dhe VKM-te i kane klasifikuar ligjërisht pronarë?

A kishte nisur firma fituese të punonte pa leje, pasi leja zhvillimore iu dha me date 20.11.2018?

Dhe pyetjet janë pa fund.

Duke mos lënë mënjanë sarkazmën e kryeministrit ndaj banoreve, kryesisht verioreve ndaj te cilëve flet me urrejtje. Pasi ka bërë selfi mendimit të tij delirant, Rama sheh i qetë se mediet i binden atij dhe nuk anojnë në transmetim nga Protesta.

Thjesht në raport me kohën e ndodhjes së ngjarjes. Nuk duhet marrë leje në qeveri për të bërë lajme. Kjo është njëlloj me mbylljen e fikjen e ekraneve.

Por, por nëse je dendur me leje ndërtimi dhe leje për të vjedhur e përfituar, atëherë telekomandën e televizionit e ka në dore qeveria dhe shefi i saj.

Shijak Televizion, Fax neës, në kohen e plote të protestes dhe pjesërisht Neës 24, e tek tuk Ora Neës, janë ekranet pranë protestës. Përse Top, Klan, Vizion, TVSH, janë ftohtë thuajse të ngrirë ndaj Protestës?! Sepse e kësaj heshtje mund të gjendet në përfitimet e tyre ekonomike, mjaltosjen me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranes.

Edhe nëse Rama, Veliaj, Balla, etj., bëjnë një fjali reagim vrapojnë tv të rrinë gatitu.. Transmetojnë dërdëllin e Ramës pa ndërprerje. Nëse projekti do kalonte nga ishujt e banimit të tyre atëherë do bënin hatanë. Do shanin shefin e qeverisë me rob shpie. E kanë bërë jo pak herë. Sepse shumica e medieve, janë kthyer në qendra biznesi, duke lëmuar e përkëdhelur interesat financiare në rritje.

Janë rrogtarë të Ramës, ushtarë e sejmenë. Dhe rrinë gati sapo ai të jetë në listë për të ikur, sepse duhet të lidhin kontrata të reja me pushtetarë të rinj. Por sot sjellja e Medieve sidomos kombëtare dhe publike, është problem më i madh se Edi Rama.

Sepse ata janë prodhuese të Ramës. E kanë bërë. Nëse nuk e zhbëjnë ai do i shkërmoqet kur të dojë dhe do jenë pa asnjë protestues pranë. Nëse e lënë ne hallin e tij, ikja e tij dhe përfitimi i shqiptareve është i lartë.

Në të kundërt televizionet janë më të dëmshme, fort herë më me kosto se vete qeveria. Sepse tani mbrojtjen Ramës nga Krimi ia bëjnë Mediat dhe pas tyre institucionet e kapura. Sot, problem më i madh se Rama ishin dhe janë Mediat.

Ndaj rrjetet sociale po mundin tradicionalen sepse kanë me vete misionin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp22/11/2018 17:02

Basir, si i lidhte Majakovski Partine me Leninin.Ja keshtu i lidh ti Median me Kryeministr(at)in.Por edhe te tjere.Media-Kryeministr(at)i-oligarket jane ne simbioz.Mbi te gjithe eshte oligarkija.Por e sigurt eshte qe mbi median eshte Kryeministri.I perdor edhe i injoron.I quan kazan dhe media e falnderon dhe i sherben me perunjesi.Ne kete simbioz aspak te koklavitur, kush e ha?.Interesi publik.E kujt i plasi.Kujt nuk i pelqen ky organizim shoqeror tashme i definuar sipas parise se Tiranes le te iki."Pas diellit".

Fredi22/11/2018 16:36

Mor zoti Basir ke sh te drejte.Nga Topi e Vizioni nuk habitem por nga shkerdhata e TV Klanin sidomos Aleksaner shkerdhata se prisja kurreeeeee.Kur u bo dhe ky me kriminelet Zagar drejtus televizioni.Do ta haj dhe ky me Edvinin bashke

Shto koment

Denonco