Autokrati pervers më i korruptuar i Ballkanit

Autokrati pervers më i korruptuar i Ballkanit

Nga Kastriot Islami - 21/11/2018

Shqipëria është vendi më i varfër, më i korruptuar dhe më i inkriminuar në Europë dhe ka numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE gjatë periudhës 2013-2018. Kryeministri më diletant i Ballkanit që çdo ditë po sheh gjithnjë e më qartë dështimin e plotë të qeverisjes së tij si askush tjetër në këto 27 vjet kërkon të dalë nga kjo vorbull me sjellje e veshje perverse, dhe deklarime delirante e batuta banale.

***

Ishpiktori-Kryeministër, pasi ka mbaruar në Rostok të Gjermanisë ekspozimin e zhgarravinave të lyera me bojra gjatë takimeve zyrtare nga që nuk i duron dot interlokutorët  e tij ftuar në takime zyrtare, paska deklaruar në TV gjerman ARD, se “është kryeministri më i mirë gjatë të gjithë kohrave në Shqipëri”??!!!…Minimalisht mund të thuhet se kjo është një deklaratë prej deliranti që ka bërë për të qeshur të gjithë ata që e kanë dëgjuar.  Një ëndërr që as vetë nuk  e beson. Batuta e marrëzisë së radhës.  Zullumi of the Day që nuk duhet ti jepet asnjë rëndësi për të mos zhvendosur vëmendjen nga hallet e shqetësimet reale të qytetarëve

***

Aktualisht autokrati shqiptar më i korruptuar i Ballkanit adhuron stilin anadollak por me veshje e fasadë perverse dhe sjellje anarshiste. Autokrati anadollak e pervers shqiptar, më i korruptuari i Ballkanit s’është gjë tjetër veçse një përzierje e një “gallosheje të vjetër puniste” në përmbajtje, me një fasadë prej deliranti anadollak që prezantohet në publik me retorikë perverse e batuta të vjetra banale.

***

Autokratët “modernë” s’pranojnë ti quash autokratë. Ato pretendojnë dhe shtiren si demokratë të vërtetë. Ata në mënyrë delirante e anadollake vetëpërcaktohen si më të mirët dhe madje i japin vetes të drejtën ti cilësojnë kundërshtarët e tyre inferiorë, të paligjshëm e me lloj epitetesh të tjera ofenduese. Ata i akuzojnë kundërshtarët e tyre si tradhtarë, fundërrina të kazanit, rrota-kadrinjshë, shpellarë. Sepse ata mendojnë që në emër të demokracisë ata mund të thonë çfarë të duan, madje mund të justifikojnë të gjithë etiketimet për kundërshtarët me retorikën e tyre banale e perverse.

***

Autokratët anadollakë e perversë janë ekstremist të korruptuar. Synimi i tyre kryesor është pasurimi i paligjshëm dhe vjedhja me CD mjet e mënyrë e pronës dhe fondeve publike. Autokratët modernë janë të bindur se jetëgjatësia e tyre në pushtet lidhet ngushtësisht me madhësinë e pasurisë e paligjshme. Për të siguruar pasuri të cilën kërkojnë ta rrisin çdo ditë, autokratët modernë përdorin jo vetëm shtetin por ata përmes shtetit krijojnë lidhje korruptive e klienteliste me bizneset e mëdha të cilave ju shpërndajnë një pjesë të pasurisë kombëtare duke u bërë njëkohësisht bashkëaksionerë me ta.

***

Autokratët anadollakë e perversë herët e vonë, për të përjetësuar pushtetin e tyre personal përfundojnë të lidhur ngushtë me bandat e krimit dhe klanet mafioze. Të cilat i bëjnë pjesë të qeverisjes së tyre dhe përmes të cilëve kërcënojnë qytetarët duke dobësuar sigurinë njerëzore. Meqenëse kanë shumë frikë nga kriminelët, ata i konsiderojnë ata si shokët më të mirë dhe i mbajnë gjithnjë shumë afër, duke mos kursyer as ti tradhtojnë e deri ti eleminojnë nëse ata bëhen pengesë për përjetësimin e pushtetit të tyre personal.

***

Streha e fundit e autokratëve anadollakë e perversë është gjithnjë cënimi i interesave kombëtarë për të mbajtur e forcuar pushtetin personal, madje shkojnë aq larg sa që veprimet e antikombëtare përpiqen ti shesin me një retorikë të rrezikshme nacionaliste.

***

Fundi i autokratëve anadollakë e perversë është i njëjtë për të gjithë. Burgosja, arratisja por ka fatkeqësisht edhe raste kur ata përfundojnë të ndëshkuar nga vetë qytetarët.

syri.net/ 21 nëntor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

pop[ulli24/11/2018 09:30

opopull kerkoni botes mbar nje protektorjat qe tju largoje fukaradhekun te largohen politikanet tane nga polkitika e te vije nje qeverije e huaj si italija qe e kemi ketu afer se ndryshe ky vend nuk mund te rregollohet ndonje her . nuk mund te drejtohet shqiperija me shqiptare as nje here kete duhet da dini shum mire boll nuk mund te eqet ne ket menyre.

Korcarja22/11/2018 17:46

Ky eshte halli i shqiptareve, se ska opozite te forte, por qe pret nga populli tja vene tepsine perpara, se po te jete per PD vete, ne kete derxhe ku eshte as per 100 vjet nuk vjen ne pushtet. E ben qejf piktori qe as piktor nuk eshte, sportisti qe kurre sportist nuk u be, e tallet me kete popull, e shan si i do qejfi, shpellare i quan, Po do bej qejf sa kohe ne kete vend nuk ka politikane te ndershem, por politikane te zhytur ne korrupsion e ne pisllek. Mjere ne e femijet tane ku kane lindur, te bukur nga natyra dhe mesa duket i mallkuar nga zoti, se ska mundesi qe ky vend kaq i bukur, me kaq resurse natyrore, te jete ne kete gjendje. Por kur drejtohesh nga njerez me probleme, kjo do te ndodh. Ska si te ndodh ndryshe.Tani na duhet te shohim se si shqiptare rreh shqiptarin per ti bere qejfin pronarit te tepsise. A nuk e kuptoni qe tepsi ai quante Shqiperine, ja kuptojeni tani qe po e provoni ne kurriz

krasasi tp21/11/2018 20:21

Une personalisht e konsideroj akt terrorist çdo vrasje politike.Koha nuk ka nevoje per Avni Rustem.Pragun e shtepise dhe jeten e familjes duhet ta mbrojme me jeten tone, kur ajo kercenohet nga autoritarizmi dhe paligjshmerija.Por fatkeqesisht ne krye te uzurpatorve nuk vihet as Velija as Rama por policija.Policija nuk duhet te zbatoj urdherat qe vijne nga eproret kur ato kercenojne shtepine dhe katandine e qytetareve.Ne kesi rastesh Drejtori i Pergjithshem i Policise apo Ministri duhet te japin doreheqje.Sa theksoni ne kete shkrim por edhe ne dhjetra te tjere qe i paraprijne ketij shkrimi keni te drejte per autoritarizmin , grykesine dhe paligjshmerine qeveritare dhe posacerisht te kryearkitektit Rama,por zgjidhjen mos ja lini qytetareve.Del i pari dhe thirrna te pasojme ne nje qendrese paqesore para kryeministrise.I dyti do vije une.I treti besoj do na ndjek Z.Luan Rama N/Kryetar i LSI i cili u shpreh ne nje televizion kombetar duke i kerkuar popullit ti mesyj parlamentit per ti krryer te 140 deputetet nga parlamenti dhe vendosur vet te vetet.Une i pari nuk dal profesor, pasi mendoj dhe shpresoj qe RD dhe strukturat e reja do krrejne nga parlamenti nga bashkite nga administrata te korruptuaret ,te lidhurit me krimin.Edhe ata ishet nga te gjithe krahet.Ndoshta jam naiv.Druaj se cdo krryerje nga parlamenti me force duke ushtruar sovranitetin direkt populli , mos bijem nga shiu ne bresher.

Shto koment

Denonco