Çfarë po blen Erion Velija me Unazën e Re

Çfarë po blen Erion Velija me Unazën e Re

Nga Armand Shkullaku - 21/11/2018

Brenda dramës së madhe që po luhet këto ditë të ftohta me banorët e dëshpëruar të Unazës së Re, ka edhe një dramë tjetër të vogël, personale, e cila përditë e më shumë po merr përmasa groteske.

Kjo është drama e Erion Velisë.

Kryetari i Bashkisë duket i kapluar nga ethe të forta dhe i përfshirë fuqishëm në krizën e Unazës së Re. Madje aq shumë, sa ka rrezikuar të dëmtojë edhe imazhin e sajuar me kosto të lartë ‘të djalit të mirë dhe tolerant’, duke rrëshqitur në përcaktime raciste që kanë provokuar jo pak opinionin publik.

Nga mëngjesi deri në mbrëmje, me nxënës shkollash e veteranë, me sportistë e artistë, Veliaj ka vetëm një refren: Projekti i Unazës së Re do të bëhet!

Në opinion është krijuar ideja se ky projekt është beteja vendimtare e Velisë, se ai përbën një sfidë dhe provë të fortë për kreun e bashkisë në planet e tij të zhvillimit të kryeqytetit dhe pikërisht për këtë arsye, ai duket më i përfshirë se kurrë.

E tamam këtu, vijmë tek ajo drama e vogël, që i jep gjithë dimensionet e banales këtij angazhimi epik të kryetarit të Bashkisë në betejën e Unazës së Re.

Projekti në fjalë, nuk ka lidhje fare me Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj nuk ka asnjë zë në kapitull në zgjerimin e Unazës së Re. Mirëpo ethet që kanë mbërthyer atë, janë aq të forta sa me gjasë shumica e njerëzve janë bindur që ky është një projekt i Bashkisë dhe jo i qeverisë.

Ndërkohë, projekti, investimi, tenderimi, zhvillimi, mbikëqyrja, etj, janë krejtësisht në kompetenca të qeverisë, ministrisë së Transporteve dhe ARRSH dhe nuk kanë të bëjnë me asnjë plan apo përgjegjësi të Bashkisë.

Po atëherë përse ky protagonizëm i djaloshit me ‘rrënjë të thella në kryeqytet’?

Përse po bëhet vullnetarisht shënjestër e kritikëve dhe e pakënaqësisë qytetare, kur ajo që po ndodh nuk ka lidhje me institucionin e tij?

Mos vallë ‘lejfeni’ i vogël po vetësakrifikohet për partinë, nuk po i lë vetëm shokët e idealit dhe është i gatshëm të ndajë me ta koston e kripur të një projekti 40 milion dollarë për 2 kilometra?

Përgjigja e këtyre pyetjeve të çon tek ajo drama e vogël qesharake.

Erion Velija po e bën këtë betejë jo se ka hallin e atyre dy kilometrave që do e ‘europianizojnë’ Tiranën, as se i dhimbset kryeministri, Damiani apo organizata. Ai ka hyrë në një sfidë që nuk i përket, vetëm për të ‘blerë’ rikandidimin e tij.

Nga dita kur Edi Rama nuk pranoi të pohojë publikisht, nëse Erion Velija do të jetë kandidati i Rilindjes për Tiranën qershorin e ardhshëm, edhe pse u pyet disa herë, gjumi për djaloshin ambicioz u vra.

Ankthi për mandatin e dytë, është shpjegimi i vetëm për lajthitje si ato me shpellarë apo përbetimet se unaza do të bëhet, kur diçka e tillë nuk varet fare nga Bashkia. Pasiguria për rikandidimin është gjithashtu shpjegimi për lumin e kronikave në televizione, ndezjen e dritave nëpër lagjet e qytetit, vendosjen e flamurëve nëpër ballkone, shkrimeve për veshjet e zonjës Ajola dhe historive të shpifura me banorë që prishin vullnetarisht lokalet e tyre.

Ai ka hyrë në një betejë jo që të fitojë projekti i zgjerimit të Unazës së Re, por që të sigurojë një vend në zemrën e Ramës dhe sa më brenda unazës së ngushtë të organizatës.

Erion Velija jo vetëm nuk ka lidhje me projektin, por në dhëmbët e tij nuk mbetet asgjë edhe nga ato 40 milionët që do të shkojnë për 2.2 kilometra. Por ai është i gatshëm të vetëpërdoret në emër të asaj që i rrjedh më pas, nëse merr një mandat të dytë për Tiranën.

Dhe akti i parë për këtë kalon nga Edi Rama. ‘Djaloshi i bërë vetë’ e di këtë dhe nuk ka nevojë që shefi t’ia kërkojë. Ai po jep provën se pranon t’i dalë për zot jo vetëm zullumeve të veta por edhe bëmave të organizatës.

Kështu bëri edhe me projektin e kullave të Teatrit, kështu po vepron edhe me Unazën. Doli vullnetar për të marrë mbi shpinë barrën e të tjerëve. Por këto janë rregullat e organizatës dhe Erioni i ka kuptuar më së miri. Aq mirë, sa zelli i tij i tepruar nuk mund të mos të të shkaktojë të përziera.

Kur e sheh ashtu të ngrysur, që përpiqet të trashë zërin brenda falsitetit të tij emblematik dhe të përbetohet se Unaza e Re do të bëhet, mjafton vetëm një pyetje: ‘po bashkia çfarë roli ka në këtë projekt’, për të kuptuar që këtij njeriu, gjëja që i dhemb më pak për ta vënë në shërbim të arrivizmit të tij, është dinjiteti.

Dhe drama personale e Erion Velisë bëhet më therëse kur lidhet me atë të banorëve të Unazës së Re. Një njeri që lufton për të fituar besimin e shefit brenda organizatës dhe mijëra të pashpresë që luftojnë për të mbijetuar në qytetin që drejtohet prej tij.

/Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Korcarja22/11/2018 17:26

Nuk duhet te ngrihen njerezit vetem duke pare interesin personal. Ku ishin keta njerez te "Astirit" kur u prishen shtepite te Stacioni Trenit, ku ishin keta kur u prish godina mbi 100 vjecare e "INSIGUT" apo pallati i Petrelesve, ku ishin keta njerez kur artistet kane kohe qe protestojne per prishjen e teatrit. A e kuptoni o shqiptare keta te percajne qe te sundojne, sepse nje nga nje e kane me te lehte. Por duhen bere te gjithe shqiptaret bashke te protestojne kunder ketyre padrejtesive dhe nuk kane ctju bejne. Por me pakica ju shtypin si miza dhe kenaqen duke ju pare nga lart. Ashtu sikurse pane ata protestuesit e 21 Janarit nga kulla dhe u kenaqen kur u pergjak bulevardi. A erdhen ne pushtet pse nuk u vu drejtesia. Por behuni nje here te vetme bashke te gjithe e te shikoni sa frike kane keta nga populli. Dhe duhet te kene, se kur popullit i vjen ne maje te hundes, nuk te duron me. Por vetem me revolucion arrihet. Asgje ste fal askush ne tepsi, vetem populli shqiptar i fali kryeministrit te gjithe tepsine, e donte te gjithen per vete, pikerisht per kete arsye, per te bere cfare ti donte qejfi dhe te tallej pastaj me ata qe ja dhane kete tepsi. Jeni dhe ju te Astirit qe ja dhate tepsine, e tani durojeni, bile dhe tju rrahe, se kete sjua kishte thene ne fushate. Ju mbushi me rrena dhe me legalizime e fjale te bukura.

Arber22/11/2018 13:42

Shkrim brilant. Mjaft me ket fshatar nga ura Vajgurore qe na bo si Tirons. Te na hiqet nga syte se ishte shume i shpifur, tamam vemje.

krasasi tp21/11/2018 14:19

Nuk eshte vetem rikandidimi.Po ra "Astiri"bije Teatri dhe ngrihet "Fusha".Bije solidariteti, bije protesta, bije ligji.Mesimet qe nxiren jane "universialisht"te vlefshme jo vetem per qeverine, Veline por edhe per oligarkine.

Endri21/11/2018 14:10

Te lumte o zoti jurist per guximin , e tmerrshme me kete popull ti thuhet dil ne rruge nuk e di njeri se a kane halle a kane te semure a kane buke te hane . Keta PUSHT TETARE te pashpirt pa ndjeshmeri te ndyre te pangopur tallen me kete popull medemek ju intereson rruga .Perse kete rruge nuk e bejne pa lek ose me cmim te arsyshem por jane bere si UJCER . A ka prokurori more a ka institucione 48 milion euro pa llogaritur pronaret bonuset e ketiij shteti mafioz .Mbani mend e sigurte kjo rruge 2 km do te kete nje fature te tmerrshme MBI 100 MILION EURO . Keta pronare do shkojne te gjithe ne Strazburg .Kush i paguan te gjitha keto POPULLI . Fli gjume ARTA MARKU , Gjume te embel BUJAR LESKAJ zgjohu nga gjumi ERINDA BALLANCA.... Ju lutemi shume nuk e duam ate rruge , e kuptoni se nuk po na e dhuroni .Na mbytet ne borgje ore te marrosur......

Shto koment

Denonco