Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

SHBA, Rama-Tahiri dhe kriminelët

SHBA, Rama-Tahiri dhe kriminelët

Nga Syri.net - 20/11/2018

Ambasada e SHBA në Tiranë, në një njoftim për shtyp ka mirëpritur dënimin e Emiljano Shullazit dhe është shprehur se "Ne presim hetimin e plotë, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin." Ky njoftim i ambasadës së SHBA është mirëpritur nga publiku shqiptar dhe është konsideruar si një rreze shprese se në Shqipëri do të mund të ndëshkohen edhe bartësit e krimit por mbi të gjitha peshqit e mëdhenj të politikës e do të shkatërrohen lidhjet e krimit e të trafiqeve me qeverinë Rama.

Kjo deklaratë është shprehje jo vetëm e mbështetjes së SHBA për luftën kundër klaneve dhe familjeve mafioze por edhe për luftën pa kompromis kundër lidhjeve të qeverisë me krimin e trafiqet, duke stigmatizuar një nga personazhet më të afërt të Ramës, ish-ministrin e brëndshëm Sajmir Tahirin. Ndryshe nga cfarë Rama ishte shprehur para disa ditës duke ju drejtuar gazetarëve se “Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani."

Në mënyrë më konkrete përmes kësaj deklarate SHBA tregon mbështetjen e qartë ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda për të kryer hetimin e plotë dhe veprimet për sundimin e ligjit ndaj kujtdo, qoftë kriminel apo politikan, si Sajmir Tahiri. Për më tepër që Sajmir Tahiri ka qënë Ministër i Brëndshëm i mburrur në trajtë ekstreme nga Edi Rama por edhe i mbrojtur prej tij duke mos lënë gurë pa lëvizur për ta shpëtuar atë nga ndëshkimi dhe për ta rifutuar në lojë në ekipin e tij të Rilindjes.

Ky qëndrim i ambasadës është një mesazh i qartë dhe i fortë jo vetëm ndaj Sajmir Tahirit por edhe ndaj cdo politikani, ministër, deputet apo kryetar bashkie deri edhe ndaj Edi Ramës. Duke i kujtuar se po ashtu sic po monitorohet nga afër procesi hetimor ndaj Tahirit do të ndiqen nga afër të gjithë tentativat për ti shpëtuar ndëshkimit.

Natyrisht në ditët në vijim, priten “fakte e prova” për rastet e implikimit të ministrave të tjerë e të disa kryetarëve të bashkive kryesore që rezultojnë të lidhur me klanet e grupet mafioze për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve. Dhe natyrisht edhe për këto raste do të kërkohet “hetim dhe sundim i fortë të ligjit”. Publiku shqiptar pret po ashtu më konkretisht hetimet e Prokurorisë dhe veprimet e forta të Gjykatës së Krimeve të Rënda edhe për rastin e Vangush Dakos që sipas të dhënave të opozitës është i përfshirë në dosjen 339/1 por edhe të implikimit të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit në cështjen Xibraka.

Reagimi i sotëm i Tahirit dhe i Ramës para disa ditëve, në kundërshti të lotë me qëndrimin e ambsadës së SHBA tregojnë panikun e frikën që kanë mbërthyer drejtuesit kryesorë të Rilindjes të cilën po ndjejnë që t’ju rrëshqasë terreni nën këmbë. 

Syri.net/ 20 nëntor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ENCO21/11/2018 10:11

MERO GELBAZA KELLIRA JA LEPI QIMET E BYTHES SALI BERISHES YLLI MANJANIT GENC SEJKOS LULZIM BASHES ILIR METES BLENDI FEVZIUT

populli21/11/2018 07:18

zotit kryeministrit tone te nderuar i ka hyre friga ne palc . o i ziu une ku do te shkoj . ne gobin e satem atje do te shkosh more bir kurve

Shto koment

Denonco