Ja çfarë reforme zgjedhore kërkon Opozita

Ja çfarë reforme zgjedhore kërkon Opozita

Nga Shënim - 20/11/2018

Opozita duke parë insistimin e Edi Ramës për të vijuar haptas apo tinëzisht manipulimin e zgjedhjeve apo më saktë tjetërsimin e rezultatit zgjedhor përmes angazhimit të kandidatëve për kryetarë të bashkive apo për deputetë të lidhur me kriminelët e klanet mafioze dhe që përdorin paratë e pista të korrupsionit, krimit e të trafiqeve për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve ka kërkuar

“ose të kryehet vetingu politik për të shkatërrimin e lidhjeve të politikës me krimin elektoral ose të largohet Edi Rama si ideatori dhe organizatori i blerjes së votave dhe angazhimit të klaneve mafioze në zgjedhje për tjetërsimin e rezultatit zgjedhor”. Përndryshe në Shqipëri nuk do të mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, e për rrjedhojë as stabilitet politik e social.

Natyrisht opozita e prirur për të realizuar “rrugën e butë” anti-antimanipulim të zgjedhjeve, pra që do të garantonte zhvillimin e zgjdhjeve të lira e të ndershme ka insistuar për zhvillimin e një reforme zgjedhore të vërtetë, që do të kalonte, ndër të tjera, edhe përmes kryerjes së ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, gjithëpërfshirëse e konsensuale.

Konkretisht disa nga ndryshimet që ka kërkuar opozita janë:

  • ndalimi i blerjes së votave,
  • largimi i individëve me rekorde kriminale (dekriminalizimi)
  • shkatërrimi i kapjes së shtetit nga oligarkia dhe klanet mafioze(vetingu politik);
  • identifikimi biometrik i votuesve,
  • votimi e numurimi elektronik;
  • kontrolli i shpenzimeve financiare gjatë fushatës elektorale;
  • ndalimi i përdorimit të mjeteve administrative gjatë fushatës elektorale,
  • eventualisht ndryshime me konsensusin e të gjithë forcave politike të sistemit zgjedhor,
  • diskutimin gjithëpërfshirës për pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje,
  • reflektimin e të gjithë rekomandimeve të OSBE-ODHIR;
  • e tjerë.

Syri.net/ 20 nëntor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t20/11/2018 20:07

Keto kerkesa nuk e largojne ramen si km,sa kohe qe
Rama eshte km ,kjo opozite ngordhalaqe aty do rrije ku eshte dhe ndrimin e pushtetit ta shohe me dylbi.rama ka arritur deri ne fund te gropes dhe do beje gjith?ka qe ti terheqe te tere ne kete grope

Shto koment

Denonco