Dokrrat e Kotzias për kufijtë e Shqipërisë dhe një rrezik

Dokrrat e Kotzias për kufijtë e Shqipërisë dhe një rrezik

Nga Gazmend Kapllani - 19/11/2018

Në Shqipëri po përhapet lajmi i intervistës së ish-Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias (pardje në një stacion radiofonik) sipas të cilit ka forca në Greqi – duke përfshire edhe ushtrinë greke – qe nuk njohin kufijtë shtetërore të Shqipërisë.

Meqenëse njoh shume mire njerëz qe kane punuar me Kotzias po i lejoj vetes të them publikisht së Kotzias shquhet në përgjithësi për perceptimet e tij paranojake dhe komplotiste.

Në rastin konkret sidoqoftë nuk thotë asgjë të re; plus thotë një gënjeshtër. Nuk thotë ndonjë gjë të re sepse ata qe e njohin Greqinë e dine së është një shtet me një para-shtet shumë kërcënues (me baza të forta në kishën greke, policinë, shërbimet sekrete dhe ushtrinë greke). Pjese e këtij para-shteti janë edhe nazistet e Agimit të Arte.

Para-shteti në Greqi, i formuar kryesisht pas Luftës Civile greke në vitin 1949, ekziston ende, paralelisht me shtetin dhe ndonjëherë edhe brenda tij. Për këtë arsye Greqia paraqet shpesh sjellje qe janë të vështira për t’u kuptuar për një shtet Europian normal.

Shteti nuk guxon të ndeshet me para-shtetin edhe pse e mban nën kontroll atë, ngaqë kjo mund të shpinte në një lloj lufte civile të hapur apo të heshtur. Nuk ndeshet gjithashtu sepse shteti ‘ndan’ me para-shtetin, në një mase të madhe, dogmën e nacionalizmit supremacist.

Kotzias thotë megjithatë një gënjeshtër të madhe për ushtrinë greke. Greqia nuk është junte ushtarake që të bej ligjin ushtria. Në se dikush i hedh një sy hartave zyrtare të ushtrise greke aty duket qartë që kufijtë shtetërore të Shqipërisë njihen shumë mirë. Për me shume, në së ushtria greke nuk do njihte kufijtë e Shqipërisë nuk mund të jepte votën e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Me pak fjalë Kotzias thotë dokrra.

Shigjetat e tij ishin drejtuar kryesisht kundër Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos. Qe të dy e urrejnë tashme për vdekje njeri-tjetrin. Por mes dokrrave Kotzias mund të thotë një të vërtetë shqetësuese. Domethënë le të nënkuptohet që para-shteti në Greqi po del jashtë kontrollit të shtetit dhe po përgatit axhenden e tij.

Askush nuk kërkoi shpjegime nga Kotzias për deklaratat e tij.

As Ministri i Mbrojtjes, as Ministri i Jashtëm, Aleksis Tsipras nuk dolën ta përgënjeshtrojnë. Një qeveri mish-mash që funksionon si mulli ere në shumicën e rasteve është lajm shume i keq për Greqinë – vendi mund të zhytet në amulli nga çasti në çast.

Është lajm i keq edhe për Shqipërinë, sepse iniciativën për politiken e jashtme të Greqisë po e merr në mënyre informale para-shteti, nazistet e Agimit të Arte dhe segmentet me të errëta të Kishës Greke.

Është një nga ato momentet që dikush, edhe pse s’beson tek Zoti, duhet të thotë ‘Perëndia na ruajt.’…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Aris 20/11/2018 19:20

te gjithe ju qe keni bere marredhenje anormale dhe jeni tradheturar nga partneri anormal nxirrni mllefin anormal pfffff. skupir

Lona20/11/2018 07:29

Fara e grekut perher do jet fara me raciste si serbi per popullin shqiptar e shume popuj te tjere...

Shto koment

Denonco