Rama ‘krihet’ në Rostok, qytetarët ‘digjen’ te Astiri

Rama ‘krihet’ në Rostok, qytetarët ‘digjen’ te Astiri

Nga Shënim - 17/11/2018

Rama është në panik sepse mesa duket po ndjen që fundi është i afërt.

Qytetarët e lodhin dhe nuk u duron dot më.

Ka mbyllur facebookun se nuk ka fuqi t’ju japë përgjigje dhe për më tepër shumica i kërkojnë llogari për premtimet e dështuara.

Acarohet me gazetarët sepse çdo ditë që kalon po ja përplasin të vërtetën në fytyrë dhe madje edhe ato që i ka mirëpaguar nuk e mbrojnë më dot.

Shan dhe shfryn për paaftësinë dhe babëzinë e ministrave që nuk punojnë por bëjnë pazare për ti shpëtuar burgut duke fajësuar Ramën si të papërgjegjshëm.  

Kërkon të grindet me gjthëkënd… me Metën, me Xhafajn, me Tahirin, me Veliajn, me Gramozin, me Linditën, me cilindo që i del përpara dhe pasi i ofendon largohet. Të gjithë heshtin duke treguar se nuk është mirë kohët e fundit…

Edhe me të huajt nuk ndihet më i sigurtë… Me Merkel e kupton se pas marrëveshjes me Thacin e Vucic gjërat janë prishur përfundimisht… Me Erdogan ndjen se marrëdhëniet janë ftohur se nuk e lënë t’ja dorëzojë “gylenistët” dhe ai arrin ta kuptojë hezitimin e tij… Me Toni Blai nuk ka çfarë të diskutojë më ndërkohë që ai vetëm i kërkon para të shumta…Në Tiranë i mungojnë Lu dhe Vllahutin për të bërë intriga kundër kundërshtarëve…

Nuk qëndron dot në një vend dhe gjen lloj lloj sebepesh për tu larguar nga zyra, nga parlamenti, nga shtëpia, nga Tirana, nga Shqipëria; vetëm të largohet dhe të mos qëndrojë në një vend dhe aty ku shkon mërzitet sapo arrin dhe kërkon të largohet përsëri….Nuk i bën derman as taksia natën…

Prandaj është nisur për në Rostok, në veriun e largët të Gjermanisë që të mos takojë askënd, asnjë edhe një shqiptar. Të mos ketë mundësi të takohet me asnjë zyrtar gjerman… Të mos dëgjojë asgjë se çfarë bëjnë qytetarët te Astiri që po i  hanë shpirtin për më tepër që Erjoni i punon pas shpine për ti marrë trashëgiminë…Apo Sajmiri që po e gërryen çdo ditë me kërkesat e kërcënimet e tij për tu kthyer në parti e qeveri…Apo edhe Pandi që çdo ditë i hedh vickla…I duken sikur të gjithë i kanë dalë jashtë kontrollit dhe nuk e çajnë më kokën për të…Madje edhe kukullat budallaçka i duken sikur bëjnë plane me burrat e tyre për të zhvatur se ç’mund të zhvatin tani që po vjen fundi…Or edhe “pelikani i lagunës” i duket sikur është çmendur dhe po mbush trastat…

Në Rostok ka shkuar vetëm… me zhgarravinat dhe tasat prej balte të vendosura pa shumë kujdes në një furgon…disa të thyera, disa të shtërmbëruara, sikur zoti i ndjell vetëm sherr me ata pak kokrra që e shoqërojnë… Siç duket po teston se si do ti shkonin punët pa pushtet gjë që tmerron…kur të jetë vetëm, pa timon dhe pa tepsi…

Dhe shoferi, në fakt ambasadori që thuhet se nget makinën, e bezdis kur i thotë se qytetarët e Astirit po djegin gomat dhe janë përplasur me policinë.. Ndërkohë që “gjenerali i zhveshur” ende po merret me “policët barkderra” kurse drejtori i përgjithshëm i policisë ka anuluar konkursin në polici… Dhe më e tmerrshmja që nuk e lënë rehat janë sms nga kriminelët që nga burgu u kujtojnë se po presin lirimin…deputetët në arrest shtëpie që i kërkojnë lirinë… Gjushi që fton për një drekë me peshk për të mbyllur muhabetet me prokuroren e përgjithshme se ata që janë në burg nuk presin më….Dhe në fund nuk e lë rehat as Endri që i tregon se kush e ka sharë dhe sulmuar në media…pa harruar ti lexojë edhe një koment të njërit që pasi ka lexuar se Rama gjendet në Rostok shkruan:

Rama “krihet” në Rostok kurse qytetarët “digjen” te Astiri…

Syri.net/ 17 nëntor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco