Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Kushtetuta si 'koqet e hallës' dhe Lleshi, si 'halla pa koqe'!

Kushtetuta si 'koqet e hallës' dhe Lleshi, si 'halla pa koqe'!

Nga Poli Hoxha - 17/11/2018

Herët në mëngjes, ditën e hënë më datë 12 Nëntor, një postier i kryeministrisë u paraqit në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, dera e të cilës qëndron prej kohësh e hapur vetëm nga roja dhe një sekretare. Kjo e fundit mori në dorëzim, një ankesë nga qeveria Rama me objekt; A ka të drejtë presidenti i Republikës të mos dekretojë propozimet e kryeministrit për ministrat, me të cilët do të punojë?

Çështja u depozitua dhe tani do të presim interpretimin, deri kur Gjykata Kushtetuese të ringjallet pas pllenimit të marrë shtruar, që po i bën Reforma në Drejtësi. Kryeministri Rama u kujtua për Gjykatën Kushtetuese, kur  presidenti, Ilir Meta, e shkundi fortë për emrin e ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, duke i kujtuar se, “Koha e Sekretarëve të Parë ka mbaruar me kohë”!

Por vetëm pak kohë më parë, kur ai u pyet në një studio televizive (Andi Bejtja në Opinion) se çfarë do të ndodhte nëse Teatri Kombëtar shembej me “ligjin special” që bëri ai dhe mazhoranca dhe më pas Gjykata Kushtetuese kur të ishte funksionale, mund ta quante shkelje të rëndë, ai tha pak a shumë; Sikur të kishte Halla ashtu…

“Me këtë “nëse” është si ajo çështja e Hallës, dhe unë mendoj të kalojmë të xhaxhai… Se si e bëjmë dhe ku e bëjmë kemi, marrë besimin e popullit. Unë nuk jam analist jam vendimmarrës”, deklaroi tekstualisht ai.

Shprehja popullore, të  cilës i referohet Edi Rama në këtë rast është; Po të kishte halla koqe…dhe përdoret për një pamundësi, për diçka që nuk mund të ndodhë kurrë.

“Kemi marrë besimin e popullit”, thotë poshtë e përpjetë sa herë që shkel ligj e Kushtetutë me të dyja këmbët njësoj siç thoshte, edhe “Sekretari i Parë” për 45 vite rresht.

Në të njëjtën frymë kryeministri është shprehur, edhe për një çështje madhore siç është ajo e marrëveshjes me Greqinë, specifikisht për ndarjen e kufijve të ujërave në detin Jon. Ai së bashku me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati ecën me shpejtësi dhe në mënyrë të fshehtë drejt një marrëveshje të shumë përfolur, e cila sipas palës greke dhe vetë ish-ministrit Kotzia është në disfavor dramatik, për integritetin territorial të Shqipërisë.

Nga faktorë të brendshëm dhe të huaj i është tërhequr sistematikisht vëmendja kryeministrit Rama, se nuk mund të bëjë një marrëveshje për këtë çështje, përderisa vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale që të shprehet, në rast se kemi të bëjmë me një pazar anti-Shqipëri.

Por Rama eci përpara sërish me “xhaxhanë” sipas parimit, “po të ketë halla koqe…”. Kështu deri në momentin, që këto “koqe” ju varën Sandër Lleshit të tij.

Kjo ndodhi më datë 27 Tetor, kur ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u hoq qafe “papritur” nga posti i tij dhe pa u shuar ende “habia” kolektive, Rama nxori nga para (apo prapa) dhoma e zyrës së tij, Sandër Lleshin, si zëvendës. Këtë ndryshim të fortë në qeveri nuk e morëm vesh pas ndonjë mbledhje të forumeve më të larta të PS-së, siç bënte të paktën formalisht me partinë e tij “Sekretari i Parë”, por në Twitterin e individit Edi Rama.

Po atë ditë emri i Lleshajt u dërgua me shpejtësi në Presidencës, por pas një jave, më datë 3 Nëntor, plasi `bomba`; “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm”.

Kaq mjaftoi që mes të dy palëve, të niste një betejë që në thelb kishte të njëjtën akuzë;

Ai po shkel Kushtetutën-thoshin ramistët-Ai po mbron kushtetutën-kundërpërgjigjeshin metistët!

Tashmë dihet, si shkoi e përfundoi historia. Presidenti doli se kishte të drejtë kur nuk dekretonte një ushtarak për një post civil e politik, Rama bëri sikur u tërhoq nga “sekretarllëkuiparë”, detyroi Lleshin të zhvishej nga uniforma e gjeneralit dhe kështu, të gjithë duket se janë të lumtur pavarësisht nga kilet që humbën, në peshoren e moralit.

Por politika shqiptare kështu e ka; ja vë dhe ja heq “koqet hallës”, pa problem, mjafton që të ecin përpara.

Nëse për Teatrin dhe Detin ajo vazhdon ti mbajë të varura allatet, në çështjen e Lleshit ja hoqën shpejt e shpejt brenda dy javësh.

Duket se pas kësaj çdo gjë ra sërish në qetësi dhe “Sekretari i Parë”, u harrua.

Po ku të lënë “shpellarët” e Astirit!

Ata se ku kanë gjetur ca “tironsa me shkollë” të cilët i kanë kthjelluar dhe kërkojnë që për pronat e tyre të cilat Rama, Lali Eri e një tufë grabitqarësh “biznesmenë” të punëve publike, ti referohen Kushtetutës.

“E drejta e pronës private, një nga të drejtat themelore të njeriut, si kategori bazike ekonomike-juridike... shpronësimit dhe kufizimit të saj vetëm për interesa publikë dhe kundrejt një shpërblimi të drejtë, e drejta për t’u mbrojtur nga cënimet e saj nga zbatimi i gabuar i ligjit, nga ndryshimet e shpeshta legjislative me ose pa  fuqi prapavepruese apo nga veprimet e të tretëve janë të garantuara nga neni 41 i Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, nga Kodi Civil dhe një mori aktesh të tjera ligjore ose nënligjore, si dhe nga neni 1 i Protokollit Shtesë nr. 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”

Dhe ja ku rikthehemi sërish, te thelbi i qeverisjes së Rilindjes; Ec përpara duke shkelur Kushtetutën, tjetërsuar ligje, shkelur të drejta themelore, rrënuar e prozvalur “të thjeshtët”... rëndësi ka vetëm mulliri i babëzisë që bluan varfërinë e 90% të shqiptarëve dhe nxjerr matanë havjarin e miliardave të pakicës.

I varim “hallës” Kushtetutë koqe për Teatrin e detin Jon, ja heqim për Lleshin, e ja vëmë sërish (edhe më të mëdha), për “shpellarët” e Astirit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t17/11/2018 14:31

Po per shkeljen e kushtetutes ,nga 2013-2018 qe ai gjenerali me spaleta u emrua dhe punoi si keshilltar i km,kush do te pergjigjet?

Shto koment

Denonco