Valltarët e Tiranës dhe varrëtarët e Bularatit

Valltarët e Tiranës dhe varrëtarët e Bularatit

Nga Avni Nezaj - 14/11/2018

Në nisje të Nëntorit që e kemi edhe muajin e pavarësisë edhe muajin e çlirimit, pra muajin e festave të mëdha në Shqipëri, ndodhën dy ngjarje që për nga rëndësia e tyre japin një farë ngjyrimi për të përcaktuar qartë modelin që na qeveris dhe nxjerrin më në pah pluhurin e nënrrogozit të një qeverie që nuk e ka për hatër të lejojë shkelje të sovranitetit por edhe të identitetit kombëtar.

Me datën 8 Nëntor në Bularat të Gjirokastrës u shfrynë një tufë ekstremistësh grekë me zhurmë dhe tambure, me flamuj dhe maskë greke, me jelekë e stema të frikëshme sidmos për ata që i mbajnë. U sollën e u pështollën nëpër rrugët e fshatit duke kënduar këngë edhe pse kishin ardhur për mort.

Tradita shqiptare fitoi, u hapi portën,u hapi rrugën u hapi oborrin dhe i respektoi. Ata nuk respektuan kufomën që kishin përpara.

Qeveria shqiptare nuk i cënoi dhe i la të shpalosnin cënimin ndaj integritetit territorial në menyrë të hapur. Këtu nis e keqja e madhe, e poshtërimi i qeverisë. Ata u lejuan kësaj here, e tjeter herë nuk mund ti ndalësh sepse krijuan precedentin që do të shërbejë gjithmonë si shkak tensioni …..

Edhe Athina heshti sepse i interesonte, biles shumë. Por duket se me shumë se kurrkujt i interesonte një zallamahi e tillë anti shqiptare Ramës me të tijtë që qeverisin me hekurat e PPP-ve ketë vend. Hutojnë kundërshtarët e tyre por edhe popullin që kupton grabitjet e radhës.

E kështu të harruar me vetëdije duke vjedhur e grabitur e kalojnë në heshtje vërshimin e antishqiptarëve grekë në Bularat, pra në Shqipëri.

E kjo hshtje e mos reagim i shton edhe një të zezë tjetër ketij vendi që vjen në të njëjtën datë me 8 Nëntor, pas atij të 41-it që murosi ngjizjen e komunizmit.

Në Bularat u bashkuan kori varrtarëve me kërthiza me vëthë, të ekstremit grek me korin e valltarëve të heshtjes së qeveritarve ‘bularatas’ me vëthë e këmbanë.

Policia beri detyrën dhe askush nuk mund të vejë në dyshim ketë gjë por shteti duhet të ndalonte atë valë raciste që kundërmonte erë nallanesh zhulce e plehu.

Me këtë kor të varrëtarëve në Bularat u bashkua edhe Kreu i qeverisë i cili me heshtjen tij miratoi korin, koristët, melodinë e tyre dhe pas pilafit me lugën bosh tha se këtë janë non grata.

Tallje më të madhe nuk ka. Me dhjetra shqiptarë janë maskaruar në Greqi vetëm se kanë patur në mendje flamurin shqiptar e jo më ta mbanin lart atë edhe në një feste familjare. 

Sa shqiptarë Çamë nuk u lejuan kurrë të shkonin të preknin gurët e trojeve të tyre të shëmbur “demokratikisht” nga grekët, pa snjë lloj flamuri me vete, pa maska apo shabllone thirrjesh raciste apo nacionaliste, por vetëm se në pasaportat e tyre kishin vendlindjen, Çamëri,

Vizitorët në Bularat ju bashkuan korit të këngës në mort e nuk e paten hiç problem se ashtu jane gatuar të këndojnë në mort. Duke dhunuar kështu kufomën e nje të riu që doli të luftonte me policinë e të provonte profesionalizmin e saj.

Por tallja e shtetit vetëm sa nisi në Bularat e nuk shkoi gjatë dhe vetëm pas pak ditësh u persërit në Tiranë. Kreu i Qeverisë varrosi Simbolin e Flamurit kombëtar pa ju dridhur asnjë qerpik. Në heshtje dhe në fshehtësi të plotë ashtu siç lejoi ‘Bularati’-n ashtu denigroi Shqiponjën dy krenore të vendosur në hyrje të Tiranës në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Pra tallja me shqiponjën nisi në Bularat e vazhdoi në Tiranë. Si një ritëm valleje,e kjo e ideuar, e inicuar dhe e mbrojtur me vetëmohim, nga vetë kreu i qeverisë.

Pikerisht ne muajin nëntor në muajin e pavarsisë së Shqipërisë, Shqiponja që shoqëronte idhtarët e pavarësisë u dhunua 106 vjet më vonë nga Edi Rama.

A janë të lidhura këtu dy ngjarje askush nuk mund të thotë të kundërtën. Nuk mund të gjejmë asnjë ndryshim në fakt.

Pra kishte Bularat e flamuj të një vendi tjetër që shetisnin herë mbi kufomë e herë nën kufomë, por ka edhe me keq se Bularati. Kur shkulet barbarisht statuja e simbolit Kombëtar natën hajdutçe, bularatçe, pa asnjë shpjegim. Sepse çdo gjë që nuk hyn tek shijet e kryeqeverisësit, është e pështirë e pa bukur e vrazhdë e përlyer e poshtër....duhet varrosur.

E thashë me lart se janë varrëtarët ne Bularat. Po e përsëris sërish se nuk janë valltarët qeveritarë të Tiranës atje, që të mos kemi keqkuptime, nëse janë njëlloj apo jo.... “Thejua zo qafën”, do thoshte nëse do të ishte gjallë, i madhi Gjergj Fishta.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco