Rama, klanet mafioze dhe ndërkombëtarët…

Rama, klanet mafioze dhe ndërkombëtarët…

Nga SYRI.net - 14/11/2018

Nuk ka më asnjë dyshim se Rama ka ardhur në pushtet në 2013 dhe ka mundur të sigurojë të gjithë tepsinë e pushtetit i vetëm në 2017 duke blerë votat me paratë e pista të korrupsionit, kanabisit dhe të trafiqeve të drogës por edhe me një rol të pazëvëndësueshëm të individëve me rekorde kriminale që për tu bërë deputetë e drejtorë të rëndësishëm angazhuan banda kriminelësh e klane mafioze për të friksuar votuesit.

Kjo është e qartë tanimë për cdo shqiptar, qoftë demokrat apo opozitar por edhe për çdo socialist, rilindas apo qytetar të paangazhuar politikisht, pavarësisht se këta të fundit mund të heshtin apo ndonjë edhe mund të mbarojë Ramën thjesht se partia e tij është në pushtet e ai ka një shans për të siguruar privilegje.

Kjo është e qartë edhe për të gjithë ndërkombëtarët, qofshin shërbimet partnere gjermane e franceze apo amerikane e angleze, qofshin drejtues të lartë si Merkel, Makron apo Pompeo, te cilët lexojnë gjithnjë e më shpesh informacionet konfidenciale për lidhjet e krimit dhe të klaneve mafioze me qeverinë e Edi Ramës.

Por çfarë po bën Edi Rama i rrethuar edhe nga kriminelët që i ka shokë e miq të ngushtë me të cilët ka marrë pushtetin dhe i ata i kërkojnë haraçin e shërbimit që i kanë kryer për të marrë e mbajtur pushtetin?  Ndërkohë ai është në vëzhgim tepër rigoroz nga shërbimet partenere ndërkombëtare që i vendosin çdo ditë mbi tavolinë dosje me të “fakte e prova” të pakundërshtueshme për kapjen dhe dënimin e tyre, por edhe për ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive apo drejtorët e rëndësishëm që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë rolin e sekserit e ndërmjetësit mes Ramës dhe këtyre individëve, një pjesë e të cilëve janë arrestuar, një pjesë në hetim e gjykim dhe një pjesë janë në arrati e kërkim ndërkombëtar. Për shkak të veprimit intensiv ndërkombëtar që më shumë duan të provojnë lidhjet e tyre me Ramën e qeveritarët e Rilindjes dhe njëkohësisht po testojnë deri ku mund të shkojë loja tinzare e Ramës në mbrojtje të tyre, për më tepër që Rama në biseda sekrete i ka premtuar partnerëve ndërkombëtarë  se është i gatshëm ti dorëzojë ata, e ti burgosë ata pasi nuk i duhen më pasi ka fituar pushtetin me ndihmën e tyre.

Rama kuptohet qartë është në sanduiç mes presionit të fuqishëm e pa kompromis ndërkombëtar për të ndërprerë lidhjet e tij me krimin dhe klanet e bandat mafioze, dhe kriminelëve që duket e kanë marra peng Ramën dhe ai nuk vepron dot pa ndihmën e tyre.Por ndërkombëtarët realisht më shumë po testojnë vullnetin e Ramës për të kapur e ndëshkuar bandat e krimit, ndërkohë që janë të bindur dhe çdo ditë po provojnë se Rama nuk i godet dot ata se është në një lidhje të pazgjidhshme me krimin e trafikantët dhe shkëputja prej tyre është e pamundur. Prandaj kanë vëndosur e po përgatitet për goditjen e tij të drejtëpërdrejtë dhe të të gjithë këtij enturazhi apo kësaj amalgame lidhjeje krim-qeveri.

Nga ana tjetër Rama duke e pasur parasysh që është nën vëzhgim të rreptë ndërkomëbtar dhe se ata e kanë vënë në shënjeshtër po përpiqet të shpëtojë vetëm kokën e tij duke shitur cfarë mund të shesë  e të lëshojë atë që  për momentin nuk i duhet. Kështu po lëshon të shesë ministra, ndonjë deputet, ndonjë kryetar bashkie që nuk i duhet më dhe nuk është në planet e tij të ardhshme. Ndërkohë i detyruar nga ndërkombëtarët dhe pasi i është vendosur në tavolinë dosja me “fakte e prova” të pakundërshtueshme nga shërbimet partnere po “dorëzon” edhe disa individë me rekorde kriminale e trafikantë, thjeshtë për të ulur paksa presionin ndërkombëtar dhe shpëtuar vetëm kokën e tij. Shumicës së tyre i dërgon mesazhe se ai vazhdon ti mbrojë por ata i kanë shitur ndërmjetësit, duke i qetësuar ndërkohë se izolimi i tyre do të jetë i përkohshëm dhe për dënimet po bisedon me prokurorinë dhe gjykatat për të qënë minimale. Sigurisht pa mundur ti qetësojë shokët e miqtë me të cilët ka blerë votat për karriken e kryeministrit.

Veprimi më tinzar dhe hileqar i tij ka të bëjë me qëndrimin me dy faqe ndaj individëve më të rrezikshëm të botës së krimit dhe të trafiqeve, një pjesë e të cilëve është në kërkim dhe një pjesë është në arrati, me të cilët ai ka pasur lidhje direkte e deri shumë miqësore e ka bërë pazare për blerje votash e përfitime pronash e lejesh ndërtimi apo koncensione. Ata i siguron edhe duke i gënjyer se po punon intensivisht në mbrojtje të tyre. Kurse ndërkombëtarëve i thotë se “po nxit luftën mes tyre në mënyrë që të eleminojnë njëri tjetrin…”, por në fakt duke qënë shumë i friksuar dhe i shqetësuar anon më shumë pranë tyre por do të ishte i lumtur nëse beteja mes tyre do të ashpërsohej dhe ata do të eleminonin njëri tjetrin se as vetë nuk di se cfarë të bëjë dhe nuk ka forca për të dalë nga ky batak ku është futur .

Syri.net

14 nëntor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arditi18/11/2018 16:36

O Balo qeni i stanit qe te duken gomarlleqe cfare thote Basha dhe cfare shkruan Cim Peka.
Ti je nje qen me koke te madh sa nje qen stani, nje balo qe te rruan trapin dhe behesh i foret neper rrjetet sociale se bytha sta mban as emrin te shenosh dhe trimerohesh me emer qeni dhe mbiemer buce. Mos u merzit se do ta shijosh edhe pallen e Lulit o legen i Edi Rames

Balo Bna 14/11/2018 18:09

Çfare jane keto gomarllëqe more!?
Sherbimet partnere e pordhi kali...
Asgje e tille nuk ka ngjare,por ka vetem nje te vertete..
Ky leader dhe ky leadership duan bole per tu rrezuar...
As koqet e vogla te Lulit dhe as gjuha e shkurter e Çim Pekës nuk e realizojne dot...

Shto koment

Denonco