Ja ku gjenden paratë për dëmshpërblimin e Unazës së re!

Ja ku gjenden paratë për dëmshpërblimin e Unazës së re!

Nga Nga Dritan Kaba - 13/11/2018

Vetëm nga pagesa e interesave bankare për zgjerimin e rrugës së Orikumit, do dilnin e tepronin për dëmshpërblimin e qytetarëve të Unazës së Re.

Vlera e interesit bankar është plot 19.5 milion euro pa llogaritur këtu, 50.5 milion euro qe do të kushtojë zgjerimi i një rruge me 3.5 metra dhe me gjatësi 14 km.

Kur Bypass i Vlorës i gjithi i ri kushton vetëm 35 milion euro.

Mes këtyre dy veprave publike ndryshon vetëm diçka ‘e vockël’.

Vlera 70 milion euro për zgjerimin e një rruge është bërë nëpërmjet procedurës së famshme PPP ose ndryshe Përvetësim i Parave Publike me ligj!

Ndërsa tenderin e Bypass të Vlorës me vlerë 35 milion euro është bërë me paratë e BEI dhe BERZH.

Për shtëpitë edhe bizneset që prishen nuk gjenden paratë.

As për teatrin e ri.

As për dëmshpërblimet e qytetareve nga përmbytjet.

Ndërsa për oligarkët, megjithëse nuk ia ‘kërkon’ njeri PPP, firmosen kontratat dhe zbatohen me përpikmeri.

Asnjë lek nuk mungon në fundit të vitit në arkat e tyre.

Para publike, që paguhen nga taksat e qytetareve që iu prishen bizneset, që nuk marrin dëmshpërblimet apo që po ju shtohen edhe taksat, duke filluar nga rrogat vitin e ardhshëm.

Kjo është Rilindja!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Qytetari i thjeshte14/11/2018 13:44

Cnderkombetare thua, proteste dhe vetem proteste. Kane frike keta pavaresisht se bejne si trima.

krasasi tp13/11/2018 15:21

Nderhyrje urgjentisht e faktorit nderkombetar(FMN-Banka Boterore) si dhe Ambasades Amerikane dhe asaj Gjermane. qe monitorojne vendin.Denoncim ne prokurori i gjithe aferave korruptive, tenderave pa konkurim , PPP , nga opozita, sot, jo neser kur te vij ne pushtet, sikurse premtohet kudo neper studjo televizive.Cdo mosperfillje e ka nje çmim.Opozita te rrezoj qeverine.Cfare ju ka premtuar qytetareve dhe si po j'ua shperblen besimin.Kur partija kthehet ne sekt dhe qeverisja si menazhere e oligarkise ,shpresa eshte te opozita.Humbja e besimit edhe te opozita po shpopullon Shqiperine.opozita duhet te reagoj. Me me fjale, me shkrim dhe me veprim demokratik.

Shto koment

Denonco