Gjenerali me status ambigy “aktiv-pasiv”…!?

Gjenerali me status ambigy “aktiv-pasiv”…!?

Nga Shënim - 12/11/2018

E gjithë historia e Ramës me general Lleshi por përfundon në komedi por që në realitet është edhe një tragjedi sesi funksionon qeveria Rama dhe sesi drejton Edi Rama.

Ja hapat që e nxjerrin lakuriq Ramën dhe bëjnë qesharak gjeneral Lleshin:

Në letrën e tij të gjatë, gjeneral Lleshi shpjegon se ka e humbur në vitin 2013 statusin “aktiv” për tu kthyer në “pasiv” me dekretin e presidentit Nishani.

Nga Gjykata e Apelit, është marrë në vitin 2017 vendimi i formës së prerë, që gjeneral Lleshi të rikthehet në “aktiv”.

Vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Apelit nuk është zbatuar, nga Ministria e Mbrojtjes dhe as nga përmbarimi, madje Ministria e Mbrojtjes ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Në mungesë të një zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, pra në mungesë të një akti administrative të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Lleshi me të drejtën e fituar me vendim gjyqi për të qënë “aktiv” ka mbetur praktikisht “pasiv”.

Ndërkohë gjenerali “potencialisht aktiv” por “praktikisht pasiv” është bërë këshilltar i Kryeministrit Edi Rama dhe është paguar prej tij (kjo është një dosje tjetër që duhet hetuar në thellësi).

Pas disa vitesh këtë gjeneral me këtë “status të dykuptimtë, aktiv-pasiv”  Kryeministri Rama e propozon për Ministër të Brendshëm…

Presidenti Ilir Meta nuk e dekreton këtë gjeneral me “status (ambigy) të dykuptimtë, aktiv-pasiv” nuk dekreton në postin e Ministrit të Brendshëm me arsyetimin se një ushtarak nuk mund të bëhet as deputet dhe as ministër për të drejtuar Ministrinë e Brendshme…

Kryeministri Edi Rama për të dalë nga ky qorroskak e këshillon gjeneralin të japë dorëheqjen nga “statusi aktiv” (që gjenerali realisht nuk e ka) dhe këtë gjë madje tja kërkojë Presidentit Meta, me logjikën infantile se kështu mund të zgjidhet ngërci dhe mund të bëhet Ministër i Brëndshëm…

Dhe gjenerali me “status të dykuptimtë, aktiv-pasiv” i shkruan Metës se heq dorë nga diçka që nuk e ka, ndonëse zotëron një vendim të Gjykatës së Apelit që është kthyer potencialisht në gjeneral aktiv, por që Ministria e Mbrojtjes e ka lënë “pasiv”…

E gjithë kjo odise nxjerr në shesh natyrë e vërtetë anarshiste, antikushtetuese e antiligjore,  të Edi Ramës që për të arritur qëllimet e tij të mbrapshta aplikon në injorancë të plotë dhe me arrogancë moton “qëllimi justifikon mjetin”, duke bërë qesharakë jo vetëm individë si gjeneral Lleshi por edhe qeverisjen e vendit dhe goditur rëndë seriozitetin e shtetit shqiptar.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është: A e ka autoritetin moral dhe politik një gjeneral me status të paqartë aktiv-pasiv, të cilin e ka marrë për dore si manar apo më saktë e ka bërë qesharak Edi Rama duke e shndërruar herë në këshilltar të tij që nuk ka thënë një gjysëm fjale për kanabizimin e vëndit dhe herë në manikin të verbër të tij, dhe në fund kërkon ta emërojë edhe ministër-kukull të brëndshëm, me filozofinë e tij “qëllimi justifikon mjetin”, të bëhet Ministër dinjitoz i Brëndshëm dhe të drejtojë me autoritet aksionet për të ndërprerë lidhjet e krimit e të trafiqeve me qeverinë?

Syri.net/ 12 nëntor 2018

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

gramoz13/11/2018 18:19

Gjenerali nuk paska ndonje ndryshim te madh nga enver dylberi, edvin qenefi dhe erjon pederi, si ata qenka dhe aktiv edhe pasiv, ku qendron problemi ketu?

krasasi tp12/11/2018 20:22

Edhe me shenja te ja kishin ber njeri tjetrit,Presidence -Kryeministri jane perball njeri tjetrit, do ta kishin sqaruar ambiguitetin e aktiv/pasivit te Gjeneralit. E gjitha eshte nje zhurme per te mbuluar PPP, konçensionet korruptive , tenderat pa gare(false) ,apo akordet e perbashketa, ne kushtet kur qytetaret po ndergjegjesohen dhe Reformen ne Drejtesi nuk mund ta sabotojne per nje kohe te gjate.Presidenti me siguri do ta dekretoj Gjeneralin tashme pasiv dhe Z.Rama nuk ka me alibi ne luften kunder krimit dhe droges.

Arben12/11/2018 20:06

Si mund nje "keshilltar -gjeneral" te kete kete kurb veprimesh (servile) ?
Pozicioni i MB do kellqe...
Me kujton dyshen historike Napoleon -Fushe...Sa "afer" jane dyshja Rama-Lleshi !

Shto koment

Denonco