Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Një gjyq politik!

Një gjyq politik!

Nga Akil Kraja - 11/11/2018

Shumë miq më kanë kërkuar më shumë informacion mbi arsyetimin e gjykatës ku i jepet të drejtë Kryetarit të Bashkisë mbi padinë e tij ngritur ndaj meje si Këshilltar Bashkiak mbi çështjen e ngritjes së çmimit të ujit.

Ky shkrim është një formë ‘llogaridhënie’ ndaj qytetarëve dhe komentueseve të këtij profili të cilët nuk janë kursyer në asnjë moment të shprehin mbështetjen e tyre ndaj meje, për të cilin i falënderoj thellësisht.

Bëhet fjalë për një gjyq politik, jo vetëm për shkak të personazheve politikë të përfshirë në të, por dhe sepse një gjykatë pranon të ‘gjykojë’ (pra vlerëson) në vend të votuesit, cilësinë e aksionit politik të një zgjedhuri vendor. Tanimë vota e sovranit zëvendësohet nga vendimet e gjyqtarëve të ‘vetingut’ të rilindur.

Të shpjegojmë më parë kronologjinë e asaj çfarë ka ndodhur.

Më 26 dhjetor 2017 njoftohem se Gjykata e Tiranës ka pranuar një padi të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj mbi një ‘turbullim të padrejtë të gjendjes së tij shpirtërore’ si dhe ‘cenim të nderit, reputacionit dhe imazhit të tij’. Objekti i padisë kufizohej ekskluzivisht në një deklaratë timen të 15 nëntorit 2017 pas konfirmimit përfundimtar, dhe nga enti rregullator, të rritjes së çmimit të ujit për banorët e Tiranës me 40%.

Në cilësinë time si Këshilltar dhe Kryetar i Komisionit të shërbimeve publike, në deklaratën për shtyp të 15 nëntorit 2017, kjo rritje gjykohet si një aferë. Një cilësim i cili vjen për shkak të premtimit publik të Kryetarit të Bashkisë, se çmimi i ujit nuk do të rritej në çdo rast si në privatizimin, ose jo, të UKT-së. Në fakt, ndodhi e kundërta. Këshilli Bashkiak Tiranë votoi pro rritjes me 40% ndërkohë që diskutimet mbi privatizimin potencial të UKT-së ‘u mbyllën’, ashtu siç u ‘hapën’, pa asnjë transparencë, asnjë diskutim publik dhe asnjë vendimmarrje të Këshillit Bashkiak.

Gjykimi nën drejtimin e gjyqtares Regleta Panajoti, zgjati 9 seanca dhe po kaq muaj deri në dhënien e vendimit më 23 tetor. Veliaj, i mbrojtur nga i njëjti avokat si Taulant Balla, paraqiti si prova shtesë vetëm dy deklarata të tjera të miat, si dhe qindra fletë të noterizuara postimesh të marra nga profili im publik në rrjetet sociale.

Gjyqtarja Panajoti, më 23 tetor shpalli fajësinë time. Të nesërmen, në 24 tetor, Veliaj nxitoi të deklaronte që me paratë e dëmshpërblimit bleu dy kompjuterë të cilët i dhuroi po kaq shpejt, në një takim në zyrën e tij në Bashki, drejtorit të shkollës ‘Isa Boletini’. Unë jam aktualisht në proces apelimi dhe nuk kam derdhur asnjë qindarkë në drejtim të tij. Ai mashtroi serish siç kishte bërë me deklaratën se çmimi i ujit nuk do të rritej me 40%.

Përse bëhet fjalë realisht për një ‘gjyq politik’.

Dhe pse padia fillestare e Veliajt ishte kufizuar ekskluzivisht mbi deklaratën e 15 nëntorit 2017 dhe çështjen e çmimit të ujit, Gjyqtarja Panajoti deklaron në vendimin e saj se gjykata nuk do të analizojë asnjë pretendim mbi mënyrën e vendimmarrjes apo privatizimin e UKT-së. Ky refuzim, vjen nën justifikimin se UKT është një Sha., dhe se i takon organeve drejtuese dhe administratorëve të saj që të mbikëqyrin miradministrimin e saj. Gjykata, duke u shprehur kështu, mohon realitetin se Bashkia Tiranë dhe Këshilli Bashkiak janë pronarë efektivë të UKT-së. Praktikisht, gjykata refuzon të analizojë objektin themelor të padisë: rritjen e çmimit të ujit me 40% në kushtet e privatizimit potencial të UKT-së.

Çfarë gjykoi atëherë gjyqtarja Regleta Panajoti nëse jo deklaratën objekt të padisë?

Gjykata konsideron që i gjithë aktiviteti politik, marrë në tërësi, i shprehur në media dhe në rrjete sociale, i ka shkaktuar një ‘turbullim’ të padrejtë gjendjes shpirtërore të Kryetarit të Bashkisë. Pra, objekti i gjykimit u zgjerua nga çështja e rritjes së çmimit të ujit (për të cilën u mbrojtëm në gjykim) në gjykimin e të gjithë aktivitetit politik si këshilltar bashkiak (për të cilin nuk na u dha mundësia të mbroheshim). Kjo është arsyeja përse ky ishte realisht një gjyq ‘politik’, i padrejtë dhe cenues i parimeve më themelore të një shteti demokratik dhe ligjor.

Duke i nxjerrë tërësisht nga konteksti politik në të cilin janë shprehur, Gjykata rreshton në vendimin e saj terma të marrë nga deklaratat mediatike dhe statuset e ndryshme në rrjete sociale të cilat i adresohen Veliajt ose aktivitetit të tij si ‘gënjeshtar, recidivist, votim i paligjshëm, makutëri, pedopolitikë, shfrytëzim i të miturve, vjedhje e rradhës...’. Në një paragraf tjetër, Gjykata shprehet dhe mbi një deklaratë timen përsa i përket vdekjes së të ndjerit Ardit Gjoklaj duke u ndalur mbi cilësimin ‘si vrasje në një territor të administruar nga Bashkia Tiranë’ etj.

Në një përkufizim racist ndaj banorëve të Tiranës, Gjykata shkon deri aty sa të shprehet se qëllimi im nëpërmjet këtyre termave, paska qënë të influencoj ‘njerëzit me aftësi mesatare gjykimi’, pra banorët e Tiranës që nuk janë aq të zgjuar sa të ndajnë të vërtetën nga propaganda. Një skandal më vete!

Besnik ndaj bindjeve të mia dhe forcës politike që përfaqësoj, i bindur në faktet që zotëroj dhe me idealin se i shërbej qytetarëve të Tiranës, demokracisë dhe të vërtetës, unë shprehen i palëkundur ndaj çdo deklarate të shprehur në këto tre vite e gjysëm si këshilltar bashkiak, përfshi ato të identifikuara nga Gjykata dhe për të cilat, nuk mu dha mundësia të mbrohesha gjatë fazës së parë këtij gjykimi politik.

Veliaj është një gënjeshtar - siç bëri me blerjen e kompjuterëve shpjeguar më sipër; recidivist – skenari i rritjes së çmimit të ujit është i njëjte si në rastin e çmimit të transportit publik, apo për moratoriumin e ndërtimeve; votime të paligjshme: votimi i rritjes së çmimit të ujit është çuar në gjykatë dhe është fituar në shkallë të parë nga ana e këshilltarëve bashkiakë të opozitës. etj. etj.

Përsa i përket rastit tragjik të Ardit Gjoklajt, ky është shpjeguar në detaje e fakte të pakontestueshme në shkrimet të mia të mëparshme. Kjo gjë vlen dhe për gjykimin që i bëj teprimit, deri në abuzim, përdorimit të imazhit të fëmijëve nga ana e Kryetarit të Bashkisë Tiranë (ndiq linqet më poshtë për të dy këto shkrime).

Ky ‘gjyq politik’ është një nga dhjetëra rastet e tatëpjetës drejt së cilës po shkon vendi ynë, një tatëpjetë që na largon nga shteti demokratik dhe ligjor, që na largon nga perëndimi dhe orientimi natyror i kombit shqiptar. Një tatëpjetë që na afron, fatkeqësisht, përherë e më shumë, me një autokraci që mendonim të harruar tashmë prej më shumë se çerek shekulli...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

gramoz11/11/2018 15:09

Ju ftoj ti leme sharjet per lali plerin, ai kohet e fundit ka qene shum i turbulluar, gojet e liga thone se u be baba me ndihmen e shokeve te partise.

O rilindas o partizan te korruptuar qe ju ka hyp v11/11/2018 10:43

A e kuptono pse duhet bojktoruar gjithçka ? Sepse ai rraceqiri endri fuga me urdher te rames dhe me ishtrine qe paguhet nga taksta tona rrine mbrapa kompjuterit dhe cdo perpjekje qe behet per te luftuar krimin dhe zhvatjen koke e kembe te individid ata e perdorin per te mbrojtur bythen e tyre duke promovuar nje model fallco demokracie me 2 standarte. E kane kuptuar qe jane zhytur ne mut dhe qe jane komunista diktaturash te kalbur deri ne rrenje, prandaj duan te luajne karten e radikalit. Mos bini kaq shpejte ne gracke. O endri fuga te kam shkerdhyer rracen e fisit bashke me erion veliajn dhe edi ramen o fis qir. Nuk behet populli kurban per 3 loqe.

Shto koment

Denonco