Në divanin e psikanalistit, për të nxjerrë 'Kadriun' nga honet e Ramës

Në divanin e psikanalistit, për të nxjerrë 'Kadriun' nga honet e Ramës

Nga Poli Hoxha - 10/11/2018

U bë një kohë e gjatë që, Edi Rama, ngërthehet papritur nga një kolaps psikologjik dhe emocional, sa herë i dalin në shteg ose edhe kur nuk kanë lidhje fare, media e gazetarë të ndryshëm. Ky kolaps psikik shket jo rrallë, deri në shfrime të frikshme traumatike veçanërisht kur shoqërohet me stimulant organikë apo jo.

Një goditje të tillë të fortë përjetoi edhe pak ditë më parë kryeministri i Shqipërisë në sediljen e pasme të mercedezit qeveritar, rrugës nga Lezha drejt Tiranës.

Mes komenteve të shumta në faqen e tij në Facebook e goditi ai i një farë “Kadri Veseli”, i cili në fakt po debatonte me një tipe të vetëquajtur “Domenika”. Me etikë por në llogore krejtësisht të kundërta këta dy fejsbukistë ziheshin për Rilindjen; punonte mirë, apo thjesht ishte një skemë grabitqare dhe rrënuese për vendin dhe shqiptarët!

Mund edhe ta kishte fshirë komentin në fjalë siç bënë rëndom kur ata i djegin dhe e nervozojnë, por “I gjati” i ra më shkurt, duke zbuluar një konspiracion mediatik e politik pas “Kadriut”.

Ky është momenti që Edi Rama hap kamerën e telefonit, e kthen nga vetja, shtriqet dhe nis e mban një fjalim haluçinant në një përpjekje epike (por të realizuar në mënyrën më qesharake), për të zbuluar kush fshihet pas “Kadriut”. Pavarësisht se kur u shfaq në Lezhë më herët duke anëtarësuar në PS të ata të rinj që kanë mbetur aty kishe qejf ta shikoje- king fare-pas pak orësh dhe pikërisht duke gërnjuar me “Kadriun”, shfaqet i shpërfytyruar.

Sytë që i rrotullohen anash, lart, poshtë e brenda kafkës, 360 gradë. Dhëmbët që i rikthehen si në kohën kur nuk ende nuk i kishte të bashkuar e bërë xixë në Nju Jork; një tollovi mimikash që ndryshonin brenda sekondës; një mishmash qeshjesh e ngërdheshjesh kërcënuese, njëkohësisht.

“E dashur Domenika, Kadriu nuk është Kadriu, por…”, nis hetuesinë Edi Rama dhe vazhdon me  enumeracion emrash gazetarësh e botuesish; Çimi, Turi, Nikolla, Ylli...

Nikoll Lesi e Sali Berisha thanë se ishte i pirë thumb, por e vështirë të besohet se është pikërisht kjo arsyeja e këtij përçudnimi psikik dhe fizik të kryeministrit në sediljen e pasme të mercedezit qeveritar. Sepse nuk është hera e parë-është e tejpërsëritur, kronike!

Le të imagjinojmë për pak, se pas lotëve të nënës Aneta, përgjërimeve të Lindës, lutjeve të Ben Ahmetajt për hallin e Euros, vështrimit të përvuajtur të grave në qeveri- pra për të mirën e Shqipërisë- Edi Rama, pranon që të kurohet dhe të ulet në divanin e një psikanalisti të shquar, i cili merr përsipër që ti shërojë traumën.

Le të zbulojmë në këtë seancë të parë, se çfarë është në të vërtetë ajo monstër në honet e subkoshiencës së Edi Ramaës, e cila e nxjerr kokën në koshiencë, herë si kazan, legen, moçal, e herë si “Kadri”.

Dihet se përpara se të nis kurimi do të duhet një proces eksplorimi, zbulim që shkon thellë e më thellë, deri në skutat më të fundme të këtij shpirti të vuajtur e të trazuar, që nuk gjen paqe për qamet.

Vazhdoni të imagjinoni Edi Ramën në gjendje transi, e cila ja bën të shkuarën të tashme pas hipnozës, duke e rrëfyer e përshkruar atë “në gjumë”. Se si në fillim të viteve 90-të ëndërronte e i vinte vërdallë godinës e gazetarëve të “Koha Jonë”, për tu bërë një nga ata. Si ju qep Koço Kokëdhimës menjëherë pasi themeloi “Shekullin”, për ta bërë vëllamë. Si u gëzohej shkrimeve e pamfleteve të para me emër e pseudonim, apo namit që po i përhapej me shpejtësi si “publicist race”. Pastaj kur bëhet ministër kulture dhe ngjiz heshturazi ambicien e madhe për tu bërë kryetar i PS-së; si shpërblente gazetarë, kryeredaktorë e botues me projekte nga ministria që drejtonte. Kur çonte shkrime denigruese për Fatos Nanon, Ilir Metën, Rexhep Mejdani e madje edhe ndaj familjarëve të tyre, por me kusht që të botoheshin me emër tjetër.

I shfaqet vetja si kryetar i bashkisë më të madhe në vend dhe shkrihet në divanin e psikanalistit, duke parë yllin e tij që ngrihet vezullues nëpër gazeta e ato pak televizione të asaj kohe; por edhe e gjen veten prapa qoshes duke përgjuar mikun e tij, të ndjerin Adrian Klosi, që u qahet në konfidencë gazetarëve; më çmendi ai Rama duke më kërkuar, që ti shkruaj e përpunojë shkrime, nuk i mjaftoi emri që i vura te libri `Refleksione`!

Ky është një moment që pacienti djersin e përçartet, ndaj psikanalisti e zgjon. I jep një gotë ujë dhe i thotë, se duhet të vazhdojnë. Të zbresin më thellë e të shkojnë drejt kokës së monstrës, që fshihet në honet e subkoshiencës.

Tani është “mbret” i kryeqytetit dhe është futur fortë në politikë, por njëkohësisht nuk është më ylli Mars, i parë nga teleskopi i Njutonit, vetëm i ndritshëm; ai ka plotë gropa e hone të errët.

Mediat nisin të botojnë denoncime për 20-përqindësha për çdo leje ndërtimi që firmos; bodrumet e prokurorisë mbushen me dosje abuzimesh si ministër e kryebashkiak. Nis operacioni, “kaseta e gatshme”, duke nxjerrë jashtë lojë gazetarët “injorantë”, që nuk dinë të bëjnë as një kronikë të hajrit…

Pastaj pikërisht kur realizon ëndrrën për të kapur PS-në, një gazetë “e poshtër”, “gjobvënëse”, “e Zezë”, i nxjerr kartelën si i sëmurë psikik. Divani dridhet nga ethet e pacientit, por psikanalisti nuk e zgjon. Duhet shkuar te koka e monstrës që me thonj të hekurt i ka kapur fundin e subkoshiencës, këtij shpirti të çoroditur.

Dhe ja ku po e njëjta gazetë i nxjerr procesverbale gjyqesh, divorce e detyrim pagesash atësie; mohon djalin e akuzon babanë…

Divani i psikanalistit shkundet fortë e pacienti nis e ulërin; “Kadriu”, Nikolla, Andët, Mandi, Ylli, Çimi, Turi, Erli…

Psikanalisti i trembur nga elektriciteti i lartë që përhapet në dhomë, përpiqet ta zgjojë me shpulla. Pasi e sjell në realitet e përcjell te dera ku e presin Linda, Ahmetaj, Gjiknuri, e një tabor me “biznesmenë të mëdhenj”.

U shërua doktor?- e pyesin ata të alarmuar. Por përgjigjja është horror: Rregullojeni me Vatikanin t`ju dërgojë një ekzorcist, nuk ka thjesht një traumë përbrenda, por djallin vetë, të cilit i ka vënë edhe një emër të çuditshëm mysliman!

Të alarmuar lëshohen prapa pacientit të bërë meit, i cili ikën pa i folur askujt dhe psherëtin pa pushim; Kadriu, Kadriu...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

n.n12/11/2018 10:00

E tërë puna është se mediat, në vënd që t'ju bëjnë thirrje gjithë shqiptarëve. që të dalin me protesta të fuqishme kundër bëmave e marrëzive të kryeministrit Ka(d)ri, me ose pa qëllim i dalin atij në ndihmë duke akuzuar opozitën se nuk qenka e zonja ta rrëzojë ate me forcë nga pushteti, apo më keq akoma duke përhapur fake news se opozita shtiret se është kundër tij, por nën rogoz bashkëpunon me te.
Përse mender me thëne tall k.....t me të gjithë Edi Rama, kur vitin e kaluar e përlau si i pabëzitur gjithë tepsinë e pushtetit ?
Mori zemër kur pasi u detyrua që të lëshojë gjysmën e qeverisë opozitës, një muaj para zgjedhjes, edhe në presionin ndërkombëtar, një pjesë e vogël "opozitarësh" por edhe mediave, në vënd që të demaskonin rekordet e trafikut të drogës gjatë viteve 2016-17, ju turën Bashës se na qenka "shitur" tek Rama me marëveshjen "e fshehtë"

cuco 11/11/2018 01:28

Te gjitha te drejta mor mik vellai, por kur e dinin keshtu pse i dhane pushtet! Nuk mendoj se duke thene te vertetn per kete llum shqiptar, te gjithe ne jemi te lare me veten tone! Duhet, jo vetem diskreditimi i tij ( kete e ben vete me vjedhjet qe po i ben popullit dhe vendit) por duhet te shperthejne protestat, dhe ju o, mik e dini me mire se une qe per kete eshte fajtor opoziçka! ( marreveshja e fshehte llull-rrame) Rrama mire e ka qe tall menderen me te gjithe ( tjeter gje per tu tallur perveç menderes, ai nuk ka) askush nuk kerkon ta rrezoje qeverine etij, ( jo me fjale) qe si pune ka vetem vjedhjen! Analizat edhe pse shume te drejta nuk kane vlere pa veprim! Asnje analist (jo anal-ist) nuk i ben thirrje opozites per protesta: ose ta ngakoje me faj njesoj si haleqeverine edhe llum opoziten, keshtu njerezit do te kuptojne se nuk ka zgjidheje duke i perplasur ne fytyre bemat doçerore te qen qeverise, por zgjidhjza eshte rrezimi i qeverise me protesta , jo me fjale! Shume here eshte thene qe asnje qeveri anti popullore nuk bie, e, asnjehre nuk ka rene me fjale por me veprime te forta e te mireorganizuara! Tung!

cuco 10/11/2018 19:54

Te gjitha te drejta mor mik vellai, por kur e dinin keshtu pse i dhane pushtet! Nuk mendoj se duke thene te vertetn per kete llum shqiptar, te gjithe ne jemi te lare me veten tone! Duhet, jo vetem diskreditimi i tij ( kete e ben vete me vjedhjet qe po i ben popullit dhe vendit) por duhet te shperthejne protestat, dhe ju o, mik e dini me mire se une qe per kete eshte fajtor opoziçka! ( marreveshja e fshehte llull-rrame) Rrama mire e ka qe tall menderen me te gjithe ( tjeter gje per tu tallur perveç menderes, ai nuk ka) askush nuk kerkon ta rrezoje qeverine etij, ( jo me fjale) qe si pune ka vetem vjedhjen! Analizat edhe pse shume te drejta nuk kane vlere pa veprim! Asnje analist (jo anal-ist) nuk i ben thirrje opozites per protesta: ose ta ngakoje me faj njesoj si haleqeverine edhe llum opoziten, keshtu njerezit do te kuptojne se nuk ka zgjidheje duke i perplasur ne fytyre bemat doçerore te qen qeverise, por zgjidhjza eshte rrezimi i qeverise me protesta , jo me fjale! Shume here eshte thene qe asnje qeveri anti popullore nuk bie, e, asnjehre nuk ka rene me fjale por me veprime te forta e te mireorganizuara! Tung!

miku i kryeministrit10/11/2018 19:14

largohu me te mir nga politika o kryeminister se pastaj do te marrin zvarr neper tirane .nuk je me largohu largohu more hajvan

Shto koment

Denonco