Të kërkojmë ndjesë ne për drogën e tyre?!

Të kërkojmë ndjesë ne për drogën e tyre?!

Nga Ylli Manjani - 10/11/2018

Vesi i Rilindjes për t’u marrë me drogë do t'u dalë bashkë me shpirtin! Ndaj kushdo që pret të veprojë drejtësia e ka gabim!

Sajmiri nuk ishte e as është i vetëm në këtë projekt katastrofë kombëtare. Ai ishte dhe mbeti besnik i Rilindjes, grupit politik më anti-shtet, anti-demokraci e anti-komb që na kanë parë sytë!

Prokuroria e Republikës ka gabuar rëndë në trajtimin e çështjes ndaj tij. Ajo dështoi paq të mbledhë e të ruajë provat, dëshmitarët dhe aktorët që realizuan kanabizimin, projektin më kriminal të shoqërisë sonë.

Prokuroria dhe policia dështuan kontrollin në flagrancë të banesës; dështuan të mbrojnë Naser Seitajn, të cilin e ekstraduan në mënyrë mafioze; dështuan të arrestojnë dhe të hetojnë drejtues të policisë së shtetit, të cilët i lanë të arratisen; dështuan të lidhin me prova disa ngjarje e personazhe...

Dështuan ta trajtojnë Sajmirin si gjithë të tjerët para ligjit që kanë miratuar vetë.

Dështuan të ngrenë akuza të provueshme, por nxituan të bëjnë akuza absurde!

Gabuan se deshën vetë apo se i shërbyen Rilindjes, kjo ska shumë rëndësi. Pasoja është njësoj e rëndë!

Na kërkohet të kërkojmë ndjesë?!

Po pse? Ç’borxh i kemi?!

Të kërkojmë ndjesë ne për akuzat që Prokuroria (vetja e tyre) ju bën? Pra për akuza që ata i bëjnë vetes?!

Jo mo jo!

Ndjesë duhet t'i kërkojë Rilindja këtij vendi, që e mbyti në drogë, krim e borxhe. E mbyti në propagandë e mashtrime.

Ndjesë duhet të kërkojë Rilindja çdo shqiptari që ndjehet i përzënë nga vendi i tij.

Duhet ti kërkojë çdo shqiptari që e ka marrë votën e që sot po i merr taksat, shtëpitë dhe shpirtin...

Të kërkojnë ndjesë e të hapin rrugë, sa na e shpifën!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi 10/11/2018 19:52

Nuk keni par gje akoma.
Tahiri do te dali i pafajshem. Tahirit do ti paguhet paga qe i eshte nderprer, do ti paguhet demi qe ai ka marre si pasoje e akuzave te kota etj...Tahiri do te rehabilitohet komplet, do te kthehet ne partin e tij si hero, si trimi...dhe me pas ne politik, ne qeverrisje e me rradhe......duro o popull duro, poshtrohu dhe perdhunohu...keshtu e meriton, kaq dinjitet ke....

Shto koment

Denonco