Kryeministri, tutori politik i asgjësimit të Reformës në Drejtësi

Kryeministri, tutori politik i asgjësimit të Reformës në Drejtësi

Nga Petrit Vasili - 09/11/2018

Sot Reforma në Drejtësi është në pikë të vdekur.

Moralisht të gjithë shqiptarët përjetojnë shembjen përdhe të një dogme, të një mashtrimi demagogjik dhe lindjen e rrëmbimit e të kapjes së drejtësisë nga kryeministri.

Sot kryeministri jep vete vendimin për ish-ministrin e proceduar për trafik droge dhe e shpall të pafajshëm pa folur gjykatat dhe i shpall se të gjithë duhet ti kërkojnë falje atij.

Sot vetë kryeministri bën gjoja ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafës dhe i jep urdhrin drejtësisë se ku do ecë.

Sot prokuroria e kryeministrit mbyll pa i hapur padite për fajet penale të tij, si thirrja policisë, që të punonte për votat e Rilindjes.

Sot ndërkombëtarët vetëm për force zakoni thonë ndonjë fjale parafabrikat burokratik për Reformën në Drejtësi, pasi e kuptojnë që qorrsokaku i saj është pa kthim.

Tutorizmi politik i kryeministrit ka prodhuar asgjësimin e drejtësisë, që Shqipëria nuk e ka provuar kaq tragjikisht asnjëherë, as në kohë pushtimesh apo kthesash të forta politiko-shoqërore.

Shqipëria kishte dje një drejtësi me probleme, ndërsa sot nuk ka fare drejtësi, as si institucione, as si frymë dhe as si ndihmë e zgjidhje për qytetarët.

Është një faj shumë i rëndë i paramenduar dhe i pafalshëm i kryeministrit si tutori i zhbërjes sistematike të drejtësisë.

Fillimi i gjykimit të kryeministrit duhet nga zhbërja e drejtësisë dhe këtu 92% e shqiptarëve që besuan te reforma dhe u mashtruan prej tij paturpësisht, janë të gjithë të një mendjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco