Rama, 'trimoshi' tinzar përfundon 'patriot i dh*erë' …

Rama, 'trimoshi' tinzar përfundon 'patriot i dh*erë' …

Nga SYRI.net - 09/11/2018

Rama dhe Ditmir Bushati si bisht i tij i krekosur na mbushën mëndjen me injorancën e tyre proverbiale se tani “do të aplikojmë një politikë të zero problemeve me fqinjët”…

Gjënjeshtër e mashtrim por që ata që donin ta hanin dhe e hëngrën sapunin për djathë, por vetëm për një kohë shumë të shkrtër se boja do ti dilet shumë shpejt për shkak të nivelit të ulët të inteligjencës.

Rama dhe Bushati pas tij ulurisnin se do ta detyrojmë Vucic të njohë pavarësinë e Kosovës dhe kërcëncuan Greqinë të njohë cështjen e Çamërisë. Madje duke u mburrur se “ne jemi ndryshe nga të gjithë qeveritë e mëparshme që janë zvarritur përballë grekëve dhe serbëve…Ne jemi patriotë dhe nuk do të lejojmë të preket dinjiteti i shqiptarëve. Ne jemi krenar për shtetin e rilindur shqiptar dhe ndryshe nga paraardhësit tanë do të vendosim Shqipërinë dhe shqiotarët në vendin që meritojnë…” E mbrockulla të tilla pafund.

Madje Rama shkoi aq larg sa në koordinim me Vucic të ngacmonin deri në shëprthim ndjenjat e tifozëve shqiptarë e serb në një ndeshje futbolli dhe e gjithë kjo ngjarje do të shitej, duke futur në lojë deri edhe Olsin,  si patriotizëm i Edi Ramës që po mbillej për herë të parë në Kosovë me ndihmën e kopshtarit Thaci dhe dy këshilltarëve të përbashkët të Vuçiç e Ramës. Pra Rama në një komunkim tinzar me Vuçiç do të rezultonte një “patriot trimosh” që ja përplaste në fytyrë serbëve në mes të Beogradit kërkesën për “pavarësinë e Kosovës”… Një skenar sa i përshtirë aq edhe i neveritshëm që edhe më naivi do ta kuptonte se ishte qepur me spango shumë të trashë.

Dhe boja këtij trimoshi tinzar do të dilte e do të dilte në sytë e shqiptarëve dhe kosovarëve si një “patriot i dh*erë”, kur figura të rëndësishmë të komunitetit ndërkombëtar do të zbulonin takimet e fshehta Rama-Vucic për të ndarë Kosovën duke implikuar tinëzisht e me kërcënime edhe shërbëtorin e vjetër të Beogradit Thaçi.

Kurse më grekët, ky trimosh tinzar do të zgjaste paksa lojën sepse i duhej të falej te Erdogan, duke krijuar në fillim idenë, së bashku me Bushatin, se gjoja po ja mblidhnin keq grekëve duke krijuar një krizë katërvjecare në marrëdhëniet mes tyre.

Por Rama dhe Cipras nuk ishin gjë tjetër vecse dy kukulla në duart e puppet-master (menaxherin te kukullave) Xhorxh Soros dhe në momentin e  duhur ky “trimosh tinzar” do të ulte pantallonat për të shitur pjesë të konsiderueshme nga integriteti ujor shqiptar në mënyrë të fshehtë dhe pa vënë në dijëni askënd.

Do të duhej të ndodhte zënka brënda qeverisë greke që ti dilte era e ndotur kësaj loje tinzare të këtij “patriot të dh*erë” që gjoja ja kishte bërë më parë tetë me dy grekëve. Marrëveshja Bushati-Kotzias, nën bekimin e Rama-Cipras do të zbulohej nga brënda qeverisë gereke dhe do të dilte sekreti që po con në burg Kotzias por me siguri do të duhet të cojë pas hekurave për tradhëti edhe Bushatin e Ramën, pikërisht se kanë mbajtur të fshehtë një marrëveshje që Kushtetuta i detyron tja bëjnë me dije Kuvendit dhe Presidentit.

Pas kësaj ngjarje që i zhvishte lakuriq këta “patriottë të dh*erë”,  Rama përsëri fshehtas e tinëzisht do të futej në bisedime me Cipras, sigurisht nën kordinimin e puppet-masterit Soros, për të krijuar një ngjarje “patriotizmi” që do ngrinte kuotat edhe të Ramës edhe të Cipras si “patriotë” duke ndihmuar njëkohësisht për të zhvendosur vëmëndjen nga marraveshja e tradhëstisë dhe problemet e brëndshme të seicilit prej tyre me keqqeverisjen në vëndet perkatëse.

Do të ndodhte ngjarja e Bularatit si një rrufe në qiell të pastër…

Por të gjithë njerzit e ndershëm me një inteligjencë minimale do të kuptonin këtë lojë tinzare të dy “patriotëve të dh*erë”, Ramës e Cipras që kishin dalë lakuriq në sytë e të gjithëve dhe gjithcka kishin bërë kundërmonte erë të rëndë …

Ndërkohë Rama dhe Cipra, duke heshtur pra duke hedhur gurin e fshehur dorën,  do ti linin hapsirë ekstremistëve të vepronin e të tensionin situatën duke keqpërdorur një ceremoni varrimi që kishte lidhje me vrasjen e një minoritari shqiptar mesa duket të keqnxitur nga njëra palë dhe të keqmenaxhuar nga pala tjetër, por që e gjitha ishte e qëllimshme për të rritur kuotat e “trimoshave tinzarë” që kërkonin të shiteshin si patriot por që në fakt në sytë e qytetarëve të të dy vëndeve rezultonin “patriotë të dh*erë”… Ashtu sic janë të realitet…dhe për këtë mjaftin të lexohen persnazheve me peshë dhe eksperiencë në të dy anët, e atyre e personazheve që janë realiste e kërkojnë fqinjësi të mirë.

Dhe për të kuptuar më mirë se cfarë gjëndjeje të rëndë mendore ndodhet Rama edhe nga kjo lojë që publiku grek dhe shqiptar e kanë tashmë të qartë mjafton të analizohet videoja me Kadriun kur Kadriu nuk është vecse një armik imagjinar i sajuar nga Rama për të sulmuar të gjithë ata që e kanë nxjerrë Ramë kadriun lakuriq në sytë e të gjithëve edhe si një “patriot të dh*erë apo kanë kuptuar se loja e “trimoshit tinzar” ka mbaruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco