Rama i pashpresë në rrethin fatal…

Rama i pashpresë në rrethin fatal…

Nga Prof.Dr. Kastriot Islami - 08/11/2018

Ashtu siç mund të parashikohej lehtësisht nga çdokush, më së fundmi, Rama gjendet në rrethin fatal duke mos patur asnjë shans për të shpëtuar dhe duke mos ditur as vetë sesi do të ishte fundi i tmerrshëm..

Rama cdo ditë që kalon po shfaqet i rrethuar nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit që e ndihmuan të siguronte i vetëm tepsinë dhe timonin e pushtetit. Tani i kërkojnë egërsisht haraçin e angazhimit të tyre. Ata janë më të egërsuar se kurrë se Rama duke e pasur të pamundur ti shpërblejë ashtu siç ata kanë pretendimet po nxit sherrin dhe luftën mes tyre.

Rama po ashtu është i rrethuar nga hajdutët e votave dhe të pasurisë kombëtare që i kërkojnë koncesione, tendera dhe prona në bregdet dhe ai duket e ka të pamundur të mbajë fjalën e dhënë ndërkohë që ata këto kohët e fundit e kërcënojnë egërsisht atë vetë dhe ministrat me të cilët kanë bërë marrëveshjet për blerjen e votave me porosi të Ramës.

Rama po ashtu i paaftë për tu mbrojtur se është i rrethuar nga ministra hajdutë e që duan të largohen nga pushteti për të mos e lidhur fundin e tyre me Ramën. Nga deputetë kukulla e injorantë që nuk janë në gjendje të artikulojnë mbrojtje për shefin e tyre të vrerosur dhe bëjnë një propagandë bajate sa edhe Endri Fugës i vjen për të vjellë. Nga sharlatanë që tentojnë nëpër ekrane ta mbrojnë Edi Ramën thjeshtë për të siguruar një post thjesht për të rrjepur diçka nga pushteti edhe këto momente të fundit kur Rama po jep shpirt.

Rama për shkak të gënjeshtrave dhe mashtrimeve gjendet i rrethuar kudo nga qytetarët në protestë që për shkak të qeverisjes së tij dhe mbi të gjitha të filozofisë së tij për ti nënshtruar përmes varfërimit të skajshëm dhe papunësisë. Ata janë të acaruar dhe të revoltuar se janë të pashpresë dhe e vetmja zgjedhje që ju ofron Rama është largimi nga vendi ose nënshtrimi. Ata janë gati të shpërthejnë se Rama dhe ministrat e tij tallen me ta, i ofendojnë, i gënjejnë, i sorrollasin, i trajtojnë si skllevër…

Rama pasi ka shkatërruar parlamentin, ka vënë nën kontroll drejtësinë, përdor policinë për gjithcka e kundër të gjithë kundërshtarëve sikur të ishte shteti policor, përdor median e disa gazetarë të paguar me paratë e pista të krimit e të korrupsionit për të lavdëruar neveritshëm liderin global dhe dhunuar verbalisht kundërshtarët e të gjithë teleshikuesit çdo mbrëmje, gjendet i rrethuar nga të gjithë kundërshtarët e ndershëm që shtohen çdo ditë eksponencialisht dhe opozitarët që po bashkohen pavarësisht dallimeve dhe diferencave programore e ideologjike vetëm me një moto: të gjithë së bashku për ta larguar të Keqen e Madhe.

Rama mbi të gjitha është i rrethuar nga mediokriteti e injoranca për të menaxhuar çdo situatë dhe babëzia e tij për të vjedhur gjithcka së bashku me bandën e tij, nga zullumi që trashet çdo ditë nga marrëzitë e tij dhe nga tmerri e frika që i janë futur në palcë.  Por edhe nga paniku çoroditës që e mundon natë e ditë.

Këto janë disa nga arsyet që Rama “fluturon” në rrethin fatal duke u sorrollatur në ajër e boshllëk pa pasur asnjë ide sesi dhe nëse do të ulej në tokë apo do të përplasej si një thes me rërë në det…Sepse të gjithë këto lëvizje të tij të fundit përcaktohen nga frika dhe paniku. Ka shumë  nëse mund të mbytej menjëherë ose nëse do të mbijetonte por që më tej do të mund ta coptonin peshqit. Por më e tmerrshme i duket perplasja në tokë apo edhe ulja eventuale në të nga frika se do ta “shqyenin” qytetarët për zullumet dhe vuajtjet që ju ka shkaktuar njëlloj siç i ka ndodhur më parë të ngjashmëve të tij, Kadafit apo Sadamit.

Dhe fundi i tij duket se është vetëm çështje kohe… gjë që e ka kuptuar edhe vetë ndërkohë që vonimi për të fituar kohë ja bën fundin dhe përplasjen më të tmerrshme…Duket një fund i merituar!

Syri.net/ 8 nëntor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Petro Koqi09/11/2018 17:14

O shoku Petro lexoje me kujdes se cfare shkruan profesori se ju qe jeni kunder Bashes jeni verbuar e nuk shikoni vecse Edi Ramen. Ne cilen paragraf del Edi Rama viktime o inatci qe te jane erresuar syte nga inati ndaj Bashes. Profesori thote qe Rama eshte ne rrethi fatak pra ne rrethin e vdekjes dhe e quan viktime. Profesori tallet edhe me faktin qe deliranti Rama eshte i rrethuar nga injoranca dhe babezia e vet dhe kjo do ti siguroje nje fat si te kadafit dhe sadamit. O shoku i dashur Petro cfare pret ti nga Basha?

Benca09/11/2018 17:07

O gomar nga Krasi i Tepelenes qe kundershton per do gje. Lexoje me vemendje profesorin dhe mos komento duke shkruar gomarlleqe. O miku i gramoz rucit qe je maskuar nen fustanin me te cilin ai u arratis ne greqi o legen qe skupton asgje por thjesht komenton. Nxirre emrin e vertete dhe vendndodhjen se po ti nxorra une do te nxjerr bojen i ndyresire e mero gelbazes.

Petro08/11/2018 17:32

Kaci Mendoj se ne kete shkrim ka nje gabim :
E nxjerr ramen si viktime te deputeteve te tij si edhe viktime te krimineleve te tij?.. ne fakt ai eshte kapobanda e te tereve , ky eshte ndryshimi qe e verej edhe ne shkrime te te tjereve.
Flm

krasasi tp08/11/2018 16:51

Kur ,"kur te vdesim te tere, me bime me kafshe e me njerez"?."Rilindja" po vazhdon fushaten per zgjedhjet vendore.Eshte dekretuar data e zgjedhjeve , opozita vazhdon vakancat dhe hedh ndonji fishek gjurmelenes,"Rilindja" jep tendera kujt dhe si i do "trapi" ,vazhdon me PPP sipas stilit "vet shkruan, vet vulos".Z.Rama me kete opozite po pregatit jo fatin e tmerrshem te Sadamit dhe Kadafit, por fundin e lumtur te Imzot Nolit i cili iku ne SHBA.Fundin e lumtur te Naltmadhenise Zogu.I mori florine jetoji ne kryeqytetet e botes dhe prehet ne nje shtatore madheshtore ne
mes te Tiranes.Fundin e lumtur te Shokut Enver te cilin e mori vdekja dhe femijet i ka me gjithe te mirat.Shtatorja qe i mungon, mesa duket do ja ringrere Z.Rama pasi te mare mandatin tjeter.Te kapur ne mengene nga korrupsioni , makuterija dhe paligjshmerija , kjo klase politike nepermjet RD.do shkoj per lesh.Ne fund edhe vet naltmadhenija Rama I.Duke e ditur dhe pritur me "qetesi dhe dashuri"fundin e tij te tmerrshem ,me siguri po pregatit edhe tmerrin pa fund te te gjitheve.Ndaj te gjithe hedhim fall dhe presim se mos dashit i bijen t...et pas ktheses se radhes.

Shto koment

Denonco