Blend Fevziu!

Blend Fevziu!

Nga Erl Kodra - 07/11/2018

Me meritë apo jo, tashmë ti je kthyer në një fenomen televiziv. Sepse pavarësisht dëshirës tonë, ti ke 20 vjet që na imponohesh dhunshëm, pa pikën e elegancës.

T'i ndajmë gjërat, stili yt është mediokër dhe i cekët, sepse ‘Opinion’-in tënd e ke kthyer në një kakofoni perfekte ku shkarkojnë emocionet deri në orgazëm Much Nano dhe Lorenc Vangjeli. Ndërsa komandon ritmin me shkop në dorë dhe u ndërpret fjalën të ftuarve, saktësisht në çastin kur fillojnë të ndërtojnë argumentet, ti e lejon Much Nanon të këputë bullshit-in e radhës.

Shumica e të ftuarve të tu janë krejt të lexueshëm, pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja. Kaq larg ka shkuar kjo punë, sa shumë prej nesh nuk e shohin ‘Opinion’-in për analizat shterruese, ose për mendimet e vyera që thonë aty, ta zëmë Lorenc Vangjel Fluturaku, por për zhurmën, kakofoninë, dualitetin pervers që ti e nxitë në studion tënde, teksa i drejtohesh panelit nxitimthi duke rrahur shpullat me fjalët: ‘më shpejt, jepi ritëm, jepi ritëm’. Ama, gjithmonë kujdesesh që në studion tënde të mos mungojë Muchi ose Lorenci.

Por nëse ka një moment ku mjerimi yt madhështor derdhet në eter, është çasti kur bën si sherr budalla, ndërsa, me portretin tënd të pafajshëm, bën sikur nuk kupton, ose sikur ta do pozicioni i paanshëm i gazetarit të hiqesh i tillë, kur me portretin e avokatit të djallit të vënë si maskë, flet djallëzisht dhe shmangë gjithmonë thelbin, të renë, ngjarjen, deklaratën që nuk të shkon sipas planit paraprak.

Këtu më vjen gjynah për veten, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sepse mjerisht, ne jemi në dorën tënde Blend Fevziu.

Blend Matrapazi, ‘Opinion’-i nuk është i yti. Domethënë, ti përpunon opinionin publik. Sepse ti nuk shet një mall tëndin, një markë tënden, rroba, produkt ushqimor, vaj ose uthull. Jo, ti shet mend, ti shet qëndrime politike, ti shet qëndrimin e Qeverisë, të politikës, të ekonomisë; shkurt, gjithçka e gjallë që lëvizë në hapësirën shqiptare merr formën që ti i jep.

Ndaj ka shumë rëndësi ‘Opinion’-i yt i qelbur. Edhe kur denigron opozitën, edhe kur ia pret fjalën asaj, edhe kur ia ngec Much Nanon dhe Lorenc Vangjelin shqiptarve natë për natë. Sepse ne nuk kemi alternativa të tjera. Sepse ti kë zënë një fashë orari mjaft të shikueshme, çdo natë, në një televizion kombëtar dhe shumë të fuqishëm.

Dhe ti fiton shumë, fiton televizioni ku ti punon, fiton gjithmonë qeveria.

Shqiptarët?!

Vari leshtë shqiptarëve, kujt i duhen?! Ata mirë boll janë, vrimave, skutave, burgjeve të Shqipërisë dhe të Europës, me bukë e pa bukë. Të paktën 300 mijë familje janë në zgrip të ekzistencës.

Mbrëmë mbeta i pataksur.

Sepse nuk të kisha parë ndonjëherë të silleshe si një k...derr tullac, ndërsa i hakërreheshe Flamur Nokës. Duke përmendur trimëritë e tua mediatike për videon që paske transmetuar dikur për ngjarjen e Elbasanit. Por harrove të përmendësh rastet kur ti e kthen ‘Opinion’-in në një pikë lavazhi ku lahen me radhë Saimir Tahiri, Orest Sota, Vangjush Dako, Fredi Alizoti, Edi Rama, Fatmir Xhafa e qindra delikuent të tjerë (nëse më lejohet të citoj Presidentin tonë të pastër Z. Ilir Meta).

Po Blend Fevizu.

Ti bën një punë të pisët, duke u hyrë në hak shqiptarve. Ti jo vetëm që nuk e thua të vërtetën ndërsa hiqesh sikur nuk ke një qëndrim tëndin, por më tepër akoma; me sjelljen tënde harbute, të ulët, të paskrupullt dhe pa pikë etike, ti vret shpresa dhe varrosë të vërteta.

Ti je pjesë e së keqes që na ka zënë. Je saktësisht Djalli i Pasur i veshur me kostum gazetari.

P.s.

Para më shumë se një viti të kam shkruar një ‘letër’, nuk e di nëse e ke lexuar. Edhe nëse jo, punë e madhe fort, fundja unë nuk ushqej më shpresa se ti do të bëhesh ndonjëherë burrë me moral, por thjesht po ta them që ta dish: Je krejt mediokër dhe pa skrupuj.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

snuk10/11/2018 20:03

pse paska akoma lolo qe ndjekin opinion ? ah te mjeret shqipo

cuco 09/11/2018 15:40

Fevziu nuk eshte gazetar, ai kopjon pike per pike, ate italianin Vespat te RAI-t qe prej me se 40 vjetsh ben kakofaonine pa asnje mendim konkrete qe trajtohet aty, e keshteu qe prej kater dekadash! Nuk e di nese ka dale ne pension ky Vespa ao jo( moshen e ka mbush qe kur) ne, emisionin e tije porta a porta nese nuk gaboj! Eshte nje sitil i ndyre shpikur nga Vespa e qe i shkon per shtat te gjtihe bastardeve te shtypit e te qeverive te ndryshme! Dometrhene "thuaj te gjitha, mos thuaj asgje" eshte motoja e Vespes, dhe e huazuar nga fev-ziu! Na tregonte fev-ziu ne fillim te karrieres se tje se rridhte nga nje familje patriotesh e te kamur, e rrjedhimisht te persekutuar! Atehere kur ky qelbesire me gazetarine qe ben demton gjithe shoqerine, duke mos menduar se se pari ka mohuar orgjinen e vet... E ka shume mire ky zoteria Kodra, i shkrimit qe ja thote te gjitha, e qe eshte nje cpoe plehre si te gjithe mut nanot, e halete vagjelli , etj te cilet si shoke te llumit i mban afer dhe i paguan mire nga parate tona, merret vesh ! Turp... por turp nuk ka! PS: fakti qe kryellumi i Shqiperise ne videon e tije delir nuk e permend si gzetar kazani, tregon se eshte gazetar legeni!

Agron 09/11/2018 07:04

Jam me se dakord me shkrimin kurajos dhe vleresimin realist te ketij shkrimi kundrdjet emisionit opinion te drejtuar nga mediokri sharlatan B Fevziu.
Per vendin ku une jetoj kam pasur fatin te shikoj dhe te krahasoj shume emisione te te njejtit perceptim si ai Opinion ne TV Klan. Niveli prefesionali drejtuesit te ketij emisionit eshte per te ardhur shume keq me gjithe drejtimet siç eshte parashtrimi i temave kryesore te programit , prezantimi i te ftuarve , komunikimeve gjate debatit, ndreprerja e fjales dhe e konluzionit te te ftuarve, sjellja jo korrekte ne komunikim personal gjate diskutimeve e te tjera qe mund te shtosh akoma te cilat jane shume neveritese dhe dukshme per cilindo ndhekes te ketij emisioni. Une dua te theksoj disa sjellje te ketij drejtuesi te cilat i urej dhe jane te pa pranueshme per nje tv dinjitoz dhe per nje vend jo totalitar por demokratik.
1/ shprehja shume ofendusese dhe perçmuese e te ftuarve “ ky eshte emisioni im dhe une i bej pyetjet dhe nuk te lejoj te flasish jashte subjektit te pyetjes”
2/ nderprerja e fjales te te ftuarve pa arsye dhe e pa edukate gjate diskutimeve
3/ insistimi i tij gjate diskutimit qe te ftuarit bejne per temen ne menyren me te pa sjellshme qe mund te ekzistoje
4/ mospermbajtja e tij dhe konvertimi ne marredhenie personale me te ftuarit kur debatojne.
Personalisht kam mendimin qe ai Blendi duhet edhe te degjoje pasi vetem flet ne menyre qe ti japi vetes privilegjin edhe te mendoje per ate qe do te thoje para se te flase.
Me sa di une ka kerkuar falje publike per komunikimin me Z Artan Lame , shume mire.
Nje Keshille per Z Blendi :
Te lutem ki durimin te shikosh çdo emision tendin ne replay mode sekond pas secondi per te kuptuar se çfar duhet te ndreqesh ne emisionin tend per veten tende dhe per kuptuar frustimin qe i jep çdo teleshikuesi me sjelljen tende gjate menagjimit te emisionit.
Good luck

Adi08/11/2018 15:31

Po, te lumte dora per shkrimin. Fame Zotit la rende njerez qe nuk mendojne me xhep e kuletë.
Po mos u nevrikosni me ferrën, thotë populli, ajo atë punë ka- të gërricë.
Edhe Bledi, edhe L(a)uaraska, edhe te gjithe soji i mu(t)cave me emrin vangjel a vangjush, abaz, apo Gëllbazë, të terë një takëm janë- Sahanlepirës, po kriminalë, ama.
Eh, c'na u mbush shpirti me zeherr! Turp!

Dikushi08/11/2018 15:04

Shkrimi me te vertete eshte shume i mire dhe Erl Kodra shquhet per shkrime te sakta, por studio e Opinion eshte ajo qe duan shqiptaret. Opinioni eshte nder emisionet me te ndjekura pikerisht sepse aty behet nje kakofoni e tmerrshme dhe debati zakonisht zhvillohet ne ate menyre qe askush te mos dale ne konkluzion, por militantet te rimerohen dhe te vazjdojne akoma me me zell pas idhujve te tyre politike. Fantomasi (sic me pelqen ta quaj nganjehere Fevzon), i cili nuk eshte aspak budalla, e ka kuptuar fort mire se cfare duan shqiptaret dhe per te rritur cmimin e reklamave, fton aty njerez te papershtatshem per nje debat politik. Asnje, ose me shume pak perjashtime , nga te ftuarit nuk analist. Pjesa dermuese e tyre jane manipulatore dhe disa edhe njerez ne nivelin e mediokritetit (shembull tipik i personit pa piken e nivelit) eshte Much Nano, ideatori i "Aleances se qelbesirave dhe te cilin Fantomasi nuk e ka pyetur asnjehere a eshte i kenaqur me idene dhe me realizimin e "platformes" qe kjo vemje paraqiti para zgjedhjeve te vitit 2013. Shkrimi, jo vetem qe me pelqeu shume, por me terhoqi ta lexoj disa here per ta kuptuar sa me mire. Gjate leximit, me beri pershtypje fjalia "...është çasti kur bën si sherr budalla, ndërsa, me portretin tënd të pafajshëm, bën sikur nuk kupton, ose sikur ta do pozicioni i paanshëm i gazetarit të hiqesh i tillë,..", sepse gjithmone e kam urryer shprehjen tip te Fevziut "cfare do te thote kjo....(ne varesi te argumentit per te cilen flet personi i pseudoftuar). Aludimet e Fevziut tashme jane bere te neveriteshme dhe, ben deklarata si ajo ndaj F. Nokes per sms-te e opozites drejtuar qeverise. Ne kete rast, ai ose duhet ta mbyllte gojen, ose te nxirrte sms-ne dhe t'ia mbyllte gojen Nokes, por zgjodhi nje rruge te ndermjetme qe te ben te dyshosh per vertetesine e asaj qe thote. Rastesish ate nate e ndoqa Opinionin, kishte ftuar Iris Luarasin "qe prish katin e pare dhe le te dytin ne kombe" dhe Ulsi Manen qe para nje viti perbetohej per PPP qe do ishte maksimumi per dy-tre muaj dhe pa asnje kompetence. "Paanshmeria" e Fevziut doli qarte ne kete rast, sepse minimalisht duhej ta pyeste Kryetarin e Komisionit te Ligjeve se pse po qendrone kaq shume ne detyre PPP-ja? Por Fevzos me sa duket kesaj rradhe i uhej te ngrinte moralin e rilindasve duke iu kundervene opozites dhe per kete ishte paguar ky emision i rradhes. Konkluzionet e shkrimit te z. Kodra, jane brilante dhe e kane cmontuar Fevziun e vertete para te gjiheve. Ne komentet lexova qe kishte prej atyre qe kritikonin Frangajn. Pavaresisht se nuk permendet shpesh, por a e dini se Frangaj eshte anetar i Keshillit Kombetar te PD biles edhe targen e makines e ka PD? Nejse, ndonje dite z. Kodra do na ndricoje edhe per Frangajn...

Ajo08/11/2018 11:19

Blendi Fevziu a e lexon komentet e njerezve per ty?
A e kupton se sa i neveritshem je bere per ata shqiptare qe shohin pertej kostumeve firmato qe vesh dhe tirades se neveritshme te fjaleve ( per mua personalisht eshte torture e vertete tek sa degjoj “ hapjen” e cdo emisioni prej jush tek sa nxiton sikur po pret te shpertheje ndonje bombe me sahat dhe nga tmerri ngaterrohesh me fjalet e tua, thua fjalen qe vjen pas para fjales qe duhet dhe sidomos perdorimin deri ne idiotesi te shpehjes: Ne nje fare menyre. A e keni idene se kur perdoret ajo shprehje? Besoj se jo, perndryshe nuk do ta fusnit vend e pa vend dhe pa asnje funksion logjik) ?
Mesa di keni studuar per gjuhe - letersi, pra edhe gazetarine e keni nisur si amator dhe amator keni mbetur, packa se na ke uzurpuar ekranin e Tv Klan per kater mbremje ne jave per cdo vit per me teper se 20 Vjet.
Je sharlatan, mendjemadh dhe sherbetori me peshtire ndaj qeverise duke u hequr si i djathte. Besoj si une dhe mijra te tjere jemi te neveritur me shume prej opinionit sidomos per panelin qe zgjedh, teper medioker dhe merzitshem i parashikueshem. Programi yt qe perdhunshem i eshte imponuar publikut nuk eshte asgje me shume se reflektim i shoqerise shqiptare qe sot udhehiqet dhe sundohet nga kasta me nivelin me te ulet intelektual dhe moralin me te degjeneruar te mundshem.

IKO08/11/2018 07:10

Po atij si vjen turp ka nxene tane javen me nje emision qe si sherben askujt vetem xhepit te tij dhe atyre qe diskutojne per pordhen dhe atyne qe bejne pordhen.
Une nuk ju njof, por shkrimi me pelqej shume, jetoj ne Gjermani dhe habitem si ka mundesi qe ne nje vend sa nje lagje e Gjermanise shperdorohen kaq shume ore transmetime televizive per ate fare banalokriminalopolitike Shqiptare.
Ich verschtehe das nicht das ist total verrückt.

JungleBoogie08/11/2018 02:47

Amon akoma me skuthin qeros 2fytyrsh mereni?! Dordolec i pronarit te vet eshte. Kam 10 vjet qe se shoh ate dhe kanalin e degjenerum tet zotit. Jam rehat.

Arber Pashtriku08/11/2018 01:27

Blendi Fevziu, siç thote autori emer real apo jo pak rendesi ka eshte manipulues i opinionit publik. Kete manipulim e ka filluar që më shkrimin e tij të parë në RD-ne e 5 Janarit 1991 ku eshte eshte bashkautor me manipuluesin tjeter, baltehedhesin mbi gjigantin e shqiptarizmes Lef Nosin që quhet Ben Blushin. E them manipulues sepse duke qene një nga sudentet pjesemarres te vijes se parë ne Levizjen e Dhjetorit nuk flas dokrra.
Fevziu I sotem nuk ben as me pak as me shumë por ”çmontimin" e të gjitha kauzave te rendesishme para Opinionit Publik. Fevziu e bëri Opinionin e Klanit tribune mbrojtese të Saimir Tahirit duke harruar që ka detyrim para INTERESIT publik para atij të mafias.
Të njejten gje ka bërë më Dakon, duke manipuluar edhe pergjimet para publikut (dhe per kete duhet ti kerkonte ndjese publikut sepse e nxorri zbuluar Ylli Rakipi). Nese Blendi e di që Nokët e Partise së Denoncimeve apo Lakejt e SOROS ne PD i dergojnë mesazhe Rilindjes bash kete Ai duhet ta beje publike ne interes të atyre që akoma mashtrohen se kane opozite por edhe të gjithë shqiptarëve. Kjo eshte detyra e gazetarit Blendi Fevziu që je bërë turpi I botes

Metra 8508/11/2018 00:54

Flamuri duhej ta rrihte ne studio sepse kujton budallai se eshte trim!!!Nuk do ishte veper etike po fundja cfare nuk po ndodh ne kete vend, sdo ishte hata!

daku08/11/2018 00:30

sa me shume kalon koha aq me shume ky derdimen e tregon veten e tij qe eshte bere i peshtirosur

Emigranti08/11/2018 00:28

Shrim i papare fevzi kupto se sa shume njerez te zhgenjyer jane me ty u fute dhe ti tek oligarket bashke me bosin tend frangaj por mos harro ata qe i sherbejne horra e te qeveris per para ne dem te popullit heret apo vone do ta marrin ndeshkimin nga zoti turp keni shitur nderin profesionin shpirtin turp.

Emigranti08/11/2018 00:23

Shrim i papare fevzi kupto se sa shume njerez te zhgenjyer jane me ty u fute dhe ti tek oligarket bashke me bosin tend frangaj por mos harro ata qe i sherbejne horra e te qeveris per para ne dem te popullit heret apo vone do ta marrin ndeshkimin nga zoti turp keni shitur nderin profesionin shpirtin turp.

Toni07/11/2018 23:57

Ma! Si, akoma shkruani dhe beni komente , kshtu e vlersoni, me mir kur bel opinjoni, zbavitesh ma mir me pare nje program femiesh.

Indrit07/11/2018 22:43

Ky esht thjesht nje bythlepires.qe ben si kopetent.nje pleher qe vegjeton sa majtas dhe djathtas.deri ne peshtirosje sjellja e ktij burri te vogel qe i duket vetja si bruno vesoa.pleher qe kuterbon dynjane.

LAMCE07/11/2018 22:10

Bravo per shkrimin,por mendoj qe e ke filluar nga sherbetori dhe jo nga Zoteria.

Koke syneti07/11/2018 21:34

Nje shkrim absolutisht I qelluar. Qy ky sindroma opinionist beres e kontaminuar opinionin shqiptare me pedofile si mut nano, pederastja vangjelka apo vrasesi me pagese Artan Hoxha. Nje virus si hibola e zese qe Edhe te perdhunuaren maloku e mori ne studio per Ti marre audiencen zonjes eni vasili. Eshte Po ky ijnorante-xheloz-inferior perballe intelektualeve te PD, sidomos perballe bashes qe eshte shume lart Dhe pertej ketij pseudo analisti qe na ben sikur vetem Zotin ka siper. Ky injorant Dhe medioker(tamam e thote shkruesi I ketij Arti Juli) rrinte si I dhjere perballe tahirit. Drogaxhiu rama e perdhunon sa here vete ne studio arrin deri aty qe I fakton qe Bledi fe-ziu I ka lene leket Dhe breket ne bixhoz. Nje kufome mediatike qe Po neverit dynjane.

lali07/11/2018 20:24

Sa per student i dhjetorit nuk e di nga e ka shpikur kete histori por nje gje eshte e sigurte. Kete "Gjimnazisti" i shkelqier e njohin me mire se ju qe flisni ish gjimnazistet e Partizanit. Histori shkurt, vetem se nuk e bene sekretar rinie ne vit te III ishte gati te hidhej nga penxheret e katit te III tek gjimnaz partizani. I vetmi fakt qe e beri "te njohur" ne ate kohe ishte ky veprim. Imagjinoni pak c fare shkolle te larte ka bere dhe sa eshte "rropatur e lodhur" per tu bere dhjetorist. Ky njeri mohoi njeriun me te shtrenjte vetem pse kishte biografi te keqe dhe kur erdhi fjala ke "Pronat" e kuptoni vete. Sa per te tjerat ky duhet se ne cilin sahan e tepsi e ka fut lugen. Gjithmone aty ku ka qene pushteti. Ta pyese dikush edhe per pronat ne gjirin e lalzit .......

Abandonuesi07/11/2018 19:28

Që në Shtator të 2013 kur edhe TV kombëtar i fundit ju vetofrua Ramës, vendosa të mos i shoh më fare televizionet shqiptare. 2-3 Gazeta Online dhe FB janë më se të mjaftueshme për informim. Sa për analizat e Much Neverisë, Mero Gëlbazës & Co. ditën kur do mbërrij në atë pikë, që të kem nevojë për to, do shkoj të mbytem në Lanë.

Gjergji07/11/2018 19:24

Z. Eri, pershendetje nga Canada. Te permallur, mundohemi te shikojme emisione te ndryshme ne TV nacionale, te informohemi per vendin tone qe na e kane rembyer krimi, i vogel- ai rrugac dhe i Madh - Ai shteror.

Nuk kam se cfare ti shtoj analizes tuaj per Blendin, i cili eshte pjese e Krimit te Madh, por mendoj se te gjithe TV shqiptare jane mbushur me Blenda, te cilet vetem shplajne trurin dhe ndihmojne Krimin.

Sa keq.

Flo07/11/2018 19:20

Te lumt ty që e ke shkruar dhe syri.net që e boton . Nje plehre emision dhe nje plehre dhe qokaxhi gazeta.

Qazim 07/11/2018 19:13

Shkrim brilant por me një lapsus të vogël???? Haxhi Bledi Fevziu quhet. Secili pelegrin i Mekës që ka ndjekur ceremonitë sipas axhendës së haxhillëkut merr titullin Haxhi.

Emigranti.07/11/2018 18:55

Pothuaj te gjitha studiot televezive ku jane emisionet si ky i Fevziut,jane nje lloj.
I sherbejne pushtetit dhe kjo duket sheshit,por nuk lene moment pa deklaruar se jane te pa anshem dhe se ata godasin qeverine per te keqiat qe ben.
Jane e keqja e atij populli,pas qeverise.

RM07/11/2018 18:45

Une, do e parashtroja ca thua ti me siper ne nje kendpamje tjeter: ky skrupullari-sume laresi-interesaxhiu me te vertete qe eshte be pak si I neveritshem, 4 nete ne jave me ata palo anliste-bashke sume larsa( muchi-buchi-vangjel-ka apo ajo bimboja e mbremshme) nuk e kupton qe vetem I thurr edhe me shume elozhe ksaj kerm klas politike te momentit, ai per vete eshte ok( rroga shumemije euros/muaj-holidays multimijraeurosh) gje qe do e kuptosha se kush&kush per veten, zoti..., por kur Ben filantropin-humanistin-patriotin.!!!!!
Mbreme.., po ta shihje opinionin, Noka kishte te drejte se me te vertete qe ka pas 5-10 mins maximum, bimboja me ate “patriotin tim analfabet” edhe ky Suma e zgjuar Kane poteruar per shumicen e kohes, por nuk isha ok me reagimin e Nokes: mungese etike-mos e lejo veten ne nivelin e tyre, mos gerthittt, me mire kerkoja edhe sterkerkoja fjalen edhe nese nuk ta jep-Ik NGA Studioja( sheshi I lojrave-vendndodhja e mullijve me ere-vendgrumbullimi I gjithe jastqitjeve....) , ky akt do te ishte me fisniki me mesazhpercjelles per ne shqiptaret e pa infektuar nga epidemia shkateruese qe ka kap shumicen e bashkekombesave tane, POR edhe ai ndoshta eshte jondryshe, eshte antar I kesaj maskarad-kerme-klase politike qe per 30vjete si shushunjat vec Jane trash nga gjaku I shumices se hallexhinjeve shqiptare...!!
Keshtu qe.., po te drejtohem ti siper comentuesit, gjithe shqiptareve perfshi edhe veten: fajin e kemi ne te paskrupulltuarit te paret ngaqe o morrem dheun-ikem ngaqe smund te duronim kete censure shume vjecare ose ndejtem si “drunjte e kalbur perbrenda” edhe I kemi lene kta perdhunues me lojen e tyre djallezore(njehere njeri pastaj tjetri..), sepse nje burr I squte ka thene: CDO POPULL, MERITON ATE QEVERI, QE E LEJON VETE TA QEVEVERIS..

Tyryry07/11/2018 18:45

Erl....mirë ja ke bo....e vërtetë....bravo komentuesve....

Malo07/11/2018 18:32

Te lumte pena! E ke qare! Ky plehre duhet pastruar.

Fredi07/11/2018 18:30

O te lumte dora o zotni Erl.Nje shkrim briland nje pershkrim qe e meriton tullaci shoku i kriminelave te Edvinit Saimirit,Muc Nano idiotik me intelektin me te ulet di vetem te ofendoje grate(cfare fshatari injorant) dhe rasti i fundit me Z.Lala.Pse mor tullac nuk ju gafurre atij kur ofendoi me nje goje palacoje rrugacerie si nje adoleshent injorant asaj gazetareje por i gafurresh Z.Ndoka.Po ky eshte misioni jot si spiun qe ke qene dhe je.Programi yt nuk shifet se ti sdi ta besh,ose e ben mecqellin ate rremujen te gjithe ulerasin dhe ti si drejtus i "madh"uleret me shume.Si nje kopesht femijesh duket emisioni jot.Por ti i ben qellimisht qe ti humbesh fillin e vertet te skandaleve te hutosh popullin.Po ti si ke bertitur me kete arrogance Saimirit qe mbuloi e helmoi vendin me droge more qeros maskara.i peshtire po behesh cdo dite e me shume

Alim Musaraj07/11/2018 17:54

Nuk e njof autorin e ketij shkrim i mbasi kam jetuar shume vita ne emigracion ndersa njof Bledi Fevziun pikerisht per arsyet qe permend autori, sepse Bledi eshte ndodhur ne vendin e duhur dhe ne momentin e duhur. Bledi Fevziu nuk la qene protagonist ne levizjen studentore por nje prej mijerave student te asaj kohe, Fevziu nuk eshte as poet apo shkrimtar ashtu di ka qejf te prezantohet mbasi te kesh mundesine per te fotokopjuar materiale historike nga arshiva e shtetit (sepse je sahan lepires i pushtetit te radhes) ti ribotosh ato duke i prezantuar si "krijimtarine" tende kjo ndodh vetem ne Shqiperi dhe vetem nga njerez te infektuar nga deliri madheshtise si Fevziu. Kam ndjekur pa dashje (i ndodhur perballe televizorit ne nje orar mbremje) nje "emision" i thencin te Top Chanel ku nje grua per te shprehur dashurine dhe mirenjohjen per sakrificat dhe perkushtumin karshi familjes te bashkedhortit te saj (ish minator) kishte ftuar ne studio si "shkrimtarin e preferuar" te tij pikerisht Fevziun. Nga ana e tij Fevziu, i "emocionuar" si è kerkonte programi, i "dhuroi" fansit te tij me 1000 halle nje seri te volumeve te "krijimeve" te tij ne vend qe disa qindarka, nga ato shuma te majme qe merr duke i sherbyer pushtetit te radhes che duke bere sahan lipiresin, tja dhuronte fansit te tij ish minator per te bere (p.sh) mia udhetim turistik me bashkeshorten. Por me e bukura e emisionit "edukativ" ishte koha qe ju vu ne disposizion Minatorit (vetem 5 minuta) ndersa me mbrapa Fevziu i "mallengjyer" u tregonte shqiptareve dedikimin qe i bente e bija (oferte e pa kerkuar quhet ne gjuhen e tenderave). Gjithsesi kjo eshte Shqiperia, vendi Ideal per "Bledat" ....

Leo07/11/2018 17:49

Bravo. Shumica e shqiptareve mendojne te njejten gje...

Gramoz07/11/2018 17:34

Shkrim brilant. O fevzo e dime qe eshte emisioni jot dhe fton ke te duash, por te pakten mos e nxi ekranin me qelbesira dhe bythlepirsa si mut nano dhe lorenc vangjel gorja.

Genci 07/11/2018 17:29

ME MIRE NUK MUND TE PERSHKRUHEJ !

Albi07/11/2018 17:25

Me sa pash ne videon qe ju turr Flamurit mu duk tamam si pallosh, tamam si cub ose garip pulash

krasasi tp07/11/2018 17:08

"Medioker dhe pa skrupuj".Por, nje medioker dhe maskara i dobishem, per vete dhe per punedhenesit."Gjerat qe planifikohen me kujdes, sjellin perfitime afatgjata"."Gjen shesh, pa ben pershesh"."Por do te vija dita......"Se fundmi, Blendi Fevziu por edhe shume te ftuar te seres se tij e kane humbur qetesine.

Tani07/11/2018 16:52

Bravo, prandaj kam nja 3 vjet qe se shof kete k...derr tullac.

Daj Jaku07/11/2018 16:24

Dikur spiunonte shokë, miq e familjarë në skutat e errëta të sigurimit të shtetit, dosjen e fëlliqur e zhduku Sali Berisha, të cilit i shërbeu në fillim të ngritjes së tij nga kloaka ku e kishte zhytur vehten. Si e mban toka këtë fëlliqsirë, fatkeqësisht pinjoll i një familje të madhe?

t07/11/2018 16:16

o te lumte pena o erl se na i nxorre nga barku ato qe ndjenim per kete tullac dhe tv e tij,dhe i shtrove ne tavoline me bukur sa nuk ka

Shto koment

Denonco