Rama-Vuçiç, thikë pas shpine Merkel, për të ndarë Kosovën

Rama-Vuçiç, thikë pas shpine Merkel, për të ndarë Kosovën

Nga SYRI.net - 03/11/2018

Angela Merkel programoi procesin e Berlinit për të rritur shpejtësinë dhe cilësinë e integrimit europian të Ballkanit duke mbajtur pranë saj ‘strongmenët’ (drejtuesit autoritarë dhe të korruptuar) të vendeve të Ballkanit.

Ajo nga informacionet që zotëronte e kishte të qartë se këta drejtues ishin të korruptuar në ekstrem dhe kishin ngritur qeverisje autoritare, por për hir të vështirësive që kalonin qytetarët e vendeve të tyre preferoi të mos i godiste ashpërsisht veprimit e tyre autoritare e lidhjet me krimin e trafiqet thjesht për ti dhënë një perspektivë europiane qytetarëve, e veçanërisht të rinjve ballkanas.

Merkel mesa duket i kishte bërë llogaritë gabim me këta ‘gangsterë ballkanas’ të cilët kur ajo ishte fortë konkurronin se kush ti afrohej më afër dhe kush të ishte më i ‘dashuri’ për të, duke e mashtruar njëkohësisht me ‘marrëdhëniet vëllazërore’ mes tyre që vetëm ata kishin mundur ti krijonin.

Ndërkohë këta ‘gangsterë’ pasuroheshin majmërisht në kurriz të qytetarëve të tyre dhe bënin plane si të forconin pushtetin e tyre personal duke përdorur shtrëngimet e duarve dhe ‘drekat e darkat’ me Merkel. Ndërkohë Vuçiç e kishte ‘lidhur gomarin’ te Putini dhe Rama te Erdogan, duke e përdorur Merkel thjesht si imazh për pushteti personal, por duke mos pasur as respekt e as mirënjohje për të.

Ndërkohë Rama dhe Vuçiç, në funksion të krijimit të Serbisë së Madhe përmes copëtimit të Kosovës dhe alibisë për bashkimin e Kosovës së copëtuar me Shqipërinë, filluan të bisedonin e të merreshin vesh fshehtas për ndarjen e Kosovës.

Ndërkohë Rama e maskonte të gjithë këtë marrëveshje të fshehtë tradhtie ndaj Kosovës qoftë me skenarë betejash nacionaliste me Serbinë (sic veproi duke implikuar edhe emrin e Olsi Ramës në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri) qoftë me tezën e pajtimit mes serbëve e shqiptarëve sipas shembullit të pajtimit mes gjermanëve e francezëve.

Për këtë marrëveshje, Vucic do të merrte mbështetjen e Putin kurse Rama do të angazhonte edhe Xhorxh Soros që do të vinte në lëvizje djalin e tij Aleks të lëvizte intensivisht mes Tiranës, Prishtinës e Beogradit.

Në funksion të kësaj ideje, do ti jepeshin shuma të majme, nga Beogradi, Tirana e Prishtina Toni Blerit që do të vihej në lëvizje për të bindur kryeqytetet europiane, madje duke shkruar deri në zyrën e Merkel, për idenë gjeniale të Vuçiç-Ramës për ndarjen e Kosovës si e vetmja zgjidhjeje që garantonte stabilitet në rajon.

Rama pasi kishte rakorduar gjithçka me Vuçiç për ndarjen e Kosovës do të fillonte të implikonte Thaçin për vënien në jetë të saj të kësaj nisme duke u fshehur vetë përkohësisht, siç bën zakonisht duke hedhur gurin e fshehur dorën, sepse nuk do të merrte mbi vete rrezikun e një goditje që mundi ti vinte nga Berlini apo Uashingtoni.

Thaçi i ndodhur nën kërcënimin e burgosjes nga Gjykata Speciale do të pranonte me shumë dëshirë ta luante këtë rol, aq më tepër që mesa duket Rama e Vuçiç e intriguan jo vetëm me burgun por edhe duke i premtuar se me realizimin e projektit, Vuçiç do të ishte udhëheqësi i madh i Serbisë së Madhe, kurse Rama e Thaçi do të shndërroheshin në liderat e mëdhenj të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën e copëtuar.

Mbi të gjitha të tre do të siguronin një pushtet jetëgjatë, si figurat më të shquara historike që bashkuan trojet qytetarëve të tyre me të vetmin kompromis që një pjesë e Kosovës i falej Serbisë.

Po sharra u ngeci në gozhdë nga qëndrimi i ashpër e kundërshtues i Merkel. Ajo madje jo vetëm kishte kuptuar lojën e tyre tinëzare por ishte dëshpëruar se këta gangsterë ballkanas po hidhnin në erë sigurinë e rajonit dhe po krijonin një precedent të rrezikshëm edhe për stabilitetin e shumë vendeve të Europës.

Dhe Gjermania, por jo vetëm, të ndërgjegjësuar për të këtë lopë të rrezikshme të këtyre gangsterëve ballkanas, filluan të mendonin se kishte ardhur koha për ti hequr qafe. Por të këshilluar nga Soros, nën mbrojtjen e Putinit dhe të Erdoganit, Rama e Vuçiç do ti kërkonin Thacit të ngadalësonte për pak kohë nismën derisa të fundosej Merkel në Gjermani për shkak të problemeve të brendshme.

Madje në këto momente këta gangsterë ballkanas duke shfrytëzuar indiferencën amerikane do të krijonin edhe idenë e pavërtetë se kishin mbështetjen e administratës së re amerikane.

Rama e Vuçiç pritën me gëzim të madhe lajmin që Merkel heq dorë nga drejtimi i CDU dhe që do të largohet edhe si kancelare. Dhe po marrin të gjithë masat të rezistojnë deri në zgjedhjet e parlamentit të ardhshëm europian me shpresën se situata në Europë do të jetë më e turbullt për të realizuar projektin e ndarjes së Kosovës duke siguruar mbështetjen e Putin dhe Erdogan.

Pra Rama dhe Vuçiç po presin me padurim të lajnë përfundimisht duart me Merkel për të realizuar projektin e copëtimit të Kosovës që do ti hapte përfundimisht rrugën qëndrimit të gjatë të tyre në pushtet, ndërkohë që Vuçiç garantonte edhe porosinë e Millosheviç për Serbinë e Madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

eqarte04/11/2018 20:30

Gojet e liga po thone konfidencialisht se Rama ka rene dakort me Thacin qe te krijojne mundesine Serbise dhe Greqise per te anaksuar njera veriun e kosoves, tjetra nje pjese te jugut te shqiperise, dhe kete do e mbulojne duke bere nje bashkim fallso shqiperi-kosove dhe jo shume vone kur te shbehet shqiperia e kosova ata te dy do zhduken nga skena me miliardat e fitura mbi interesat e kombit

gramoz03/11/2018 14:59

Gangestere dhe ç'far gangesteresh, nga ata me te rrezikshmit, sorosjane dhe pederaste. Megjithate keni harruar Ameriken dhe nuk duhet harruar se luften per çlirimin e Kosoves nga kanibalet serbe, e beri Amerika dhe aleatet e saj perendimore, nuk e beri as Russia dhe as turqia.

krasasi tp03/11/2018 12:35

Themelet e lidhjeve SHBA- Europe jane hedhur ne 1945 siç nenvizoni ju.Jane gjeostrategjike dhe bazuar ne vlera te perbashketa.Nese per kete "peme", te mbiell bashkarisht do fillonin kontekste, ato do ishin thjesht, se, sa une e sa ti per sasine, ,por e sigurt qe askujt ,nuk do ti shkonte ndermend qe ta sharronte pemen.Ndaj nuk ka indiference Amerikane ndaj politikes dhe zhvillimeve ne Ballkan dhe as kapje gafil te Znj.Merkel, nga "gangsteret e Ballkanit".Ka kosto te popujve ballkanas,te shtuara nga gangesteret politike ne rajon, te shfaqura si perpjekje per te penguar i ntegrimin ne BE."Ku s'ka mace minjte hedhin valle".

Shto koment

Denonco