E ardhmja e Lleshit pas Tahirit e Xhafajt…?!

E ardhmja e Lleshit pas Tahirit e Xhafajt…?!

Nga Shënim - 30/10/2018

Çdo ditë që kalon opinion publik po bindet se Xhafaj ishte viktima e radhës e luftës mes klaneve dhe bandave kriminale mbi të cilat mbështetet dhe tenton të ruajë ekuilibrat Edi Rama. Një luftë për jetë a vdekje për pushtet dhe para të pista. Edi Rama, i marrë peng prej tyre, e ka tanimë të pamundur të vendosë paqen dhe ekuilibrin mes tyre sepse ata kanë marrë peng edhe vetë Ramën dhe e kërcënojnë atë sa herë nuk realizojnë qëllimet e tyre apo rrezikohen nga klanet e tjera. Xhafaj u vendos nga njëri prej klaneve por shumë shpejt u detyrua të futej në konflikt të ashpër me klanet e tjera, të cilët filluan të punonin kundër tij dhe sapo ky tentoi ti arrestonte/eleminonte e detyruan Ramën përmes kërcënimeve ta largonte Xhafajn, madje duke i kërkuar të heshte, njëlloj sikurse funksionin mafia me rregullat e saj.

***

Rama për të shmangur daljen e situatës jashtë kontrollit vendosi në postin e ministrit një individ të njohur si besnik të tij, duke tentuar të qetësojë klanin e egërsuar dhe ta sigurojë atë se do të ndërpritet sulmi ndaj tij dhe do të rivendoset ekuilibri e qetësia mes klaneve. Natyrisht që klani që mbështeste Xhafajn ndjehet i dëshpëruar e i rrezikuar tani që Xhafaj u largua, por ka një farë shprese se individi Lleshi nuk do të hidhet në revansh të egër kundër tij. Pra individi Lleshi është vendosur në një moment konflikti shumë të ashpër mes klaneve, kur njëri klanë ndjehej ekstremisht i rrezikuar dhe me detyrën për të ruajtur ekulibrin dhe paqen mes klaneve kriminale dhe të trafiqeve që drejtohen nga Rama por janë në armiqësi të papajtueshme mes tyre.

***

Ndërkombëtarët kanë arritur në përfundimin se qeveria e Tiranës është e lidhur ngushtë me krimin dhe trafiqet. Situata duket shumë e rëndë, aq sa lidhjet e kriminelëvë dhe trafikantëve shqiptare me rrjetet ndërkombëtare gradualisht po vendosin nën kontroll qeverinë dhe shndërrohen në rrezik për stabilitetin e sigurinë e Shqipërisë, të rajonit dhe me impakt edhe përtej. Prandaj janë angazhuar seriozisht për të shpartalluar rrjetin e klaneve dhe bandave mafioze shqiptare të lidhura me qeverinë. Institucionet e tyre ligjzbatuese kanë filluar të veprojnë, natyrisht duke tentuar të rruajnë konfidencialitetin e veprimeve të tyre për shkak se operacionet e tyre jo rrallë herë dekonspirohen për shkak të lidhjeve të forta që klanet dhe bandat mafioze kanë me drejtues të lartë të qeverisë shqiptarë.

****

Pyetjet që do të shtroheshin për individin LLeshi do të ishin:

  • A e dinë ndërkombëtarët se Lleshi është një besnik i Ramës apo ata do ta testojnë atë pikërisht duke mos e paragjykuar si një kukull të Ramës?
  • A kanë besim ndërkombëtarët që në fillim te LLeshi për të bashkëndarë informacionet për operacionet që ata po programojnë të kryejnë për shkatërrimin e klaneve dhe familjeve mafioze të lidhura me qeverinë?
  • A do të mund të vendosë individi LLeshi ekulibrin mes klaneve duke zhvilluar njëkohësisht një luftë kundër krimit dhe trafiqeve, detyrë që kjo do të forcohet në ditët dhe javët në vijim nga partnerët ndërkombëtarë?
  • Apo individi Lleshi, i zgjedhur nga Rama, do të shndërrohet në një kukull të Ramës, sic e mendojnë shumica apriori, për të mos bërë asgjë nga ato që i thonë partnerët ndërkombëtarë por vetëm për të zbatuar urdhërat e Ramës duke u shndërruar në një dordolec i vendosur mes klaneve mafioze që çdo ditë përgatiten për të marrë kontrollin e Ramës por edhe për eleminimin e klanit kundërshtar?
  • A do të ketë individi Lleshi guximin dhe forcën të godasë edhe klanin e Xhafajt edhe klanin që eleminoi Xhafajn në vend që të ruajë paqen dhe ekuilibrin mes tyre? Ose e thënë më ndryshe: A do të zbatojë individi LLeshi porositë e ndërkombëtarëve për të luftuar pa asnjë dallim të gjithë klanet që kontrllojnë qeverisjen e Rilinjdes apo do të zbatojë porosinë e ramës për të ruajtur paqen dhe ekuilibrat mes tyre?

Pra për të realizuar këtë detyrë të vështirë që ka pranuar individi LLeshi duhet të zgjedhë nëse do të bashkohet me klanet mafioze të ngritura nga Rama për fitimin dhe mbajtjen e pushtetit apo do të bëhet pjesë e goditjes së tyre duke u bashkuar me partnerët ndërkombëtarë. Rrugë të mesme për “gjeneralin” nuk ka dhe s’mund të ketë…Sepse partnerët për më tepër kanë vënë në shënjeshtër kokën politike të klaneve mafioze, prandaj “gjenerali” s’mund të jetë në të njëjtën kohë edhe me partnerët dhe me Ramën…

Për ndryshe shumë shpejt edhe “gjenerali” do të jetë fatin e Sajes e të Fates…

Syri.net/ 30 tetor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

coli31/10/2018 10:14

Sandër Lleshi nuk ka sepse të cilësohet si "individi" Lleshi që na erdhi si alien e u gjend befas si i përshtatshëm për të hyrë ndërmjetës midis klaneve të dy ministrave të mbrendshëm paraardhës.
"Individi" Lleshi ka pesë vite që mer rogën me këshillat për sigurinë. që i jep kryeministrit, si një ministër i mbrendshëm i dytë në hije i kësaj qeverie.
Ai është ndoshta edhe më i informuar se Rama e dy ministrat paraardhës, se deri ku ka vajtur rreziku i destabilizimit të sigurisë kombëtare, me kriminalizimin e rekordet e trafiqeve të drogës në Shqipëri.
A mund të besojë kush se Lleshi me detyrën që ka pasur si një i besuar i afërt i Ramës, qenka marë me pasionin e tij për letërsi, e nuk e ka ditur se me se është marë debili Gjushi ?
Hipokrizia flagrante është dukuri e pabesisë e nga të pabesët mund të presësh gjithshka.

krasasi tp31/10/2018 07:40

Fati i Gjeneralit eshte ne doren e Gjeneralit.Katoliket nuk ju neneshtruan turkut.Ministrat e brendshem e kane percaktuar vete fatin e tyre.Tre operacionet kunder drograve te forta kryesisht me investim direkt te nderkombetareve, u dekonspiruan te treja.Pertej fallit se pse iku apo e hoqen z.Xhafa ngelet pyetja kush i dekonspiroj tre aksionet, ne Xibrak, ne Has dhe ne Durres(kokaina e Maminasit). Si ushtarak, Gjenerali eshte betuar mbi flamur, si katolik eshte falur mbi Bibel.Ka dy rruge.Ose ti kerkoj Z.Rama zevendesimin e D.Policise se shtetit me nje njeri te besuar te tij dhe te mare te gjitha kostot vete, ose mos ti hyj kesaj pune.Lufta kunder krimit eshte lufta per atdheun.Gjeneralet bijen ne lufte, ose fitojne."Burrat dhe kuajt, nuk vdesin ne shtepi".

Shto koment

Denonco