Një sugjerim për opozitën dhe jo vetëm

Një sugjerim për opozitën dhe jo vetëm

Nga Ylli Manjani - 23/10/2018

Duhet ngritur steka e të bërit politikë. Vendi sot drejtohet nga filozofia, mendësia dhe realiteti mono-partiak.

Monizmi është ulur këmbëkryq. Partia kontrollon çdo gjë. Republika është e gjitha në dorë të partisë. Kjo e fundit mjeti në dorë të një njeriu.

Ky ishte modeli më i shëmtuar dhe më kriminal që na drejtoi gjysmën e dytë të shekullit të shkuar.

Pa dyshim e pafalshme për ne të gjithë që lejuam rikthimin e mono-partizmit! Por kjo nuk shkarkon nga përgjegjësia ideatorin dhe realizuesin e këtij projekti politik me pasoja të rënda.

Modeli politik i Rilindjes ishte dhe tashmë dukshëm është MONIZMI!

Monizmi është arsyeja për dhunimin e lirive themelore të çdo kujt. Në monizëm nuk lejohet të kesh privatësi; të mendosh e të flasësh; të kesh pronë; të mos arrestohesh e ndalohesh pa prova; të kesh të drejtë të jetosh me punën tënde.

E folura është veçanërisht krim i rëndë.

Në monizëm s’ka treg të lirë, ekonomi me konkurrencë, nismë të lirë e sipërmarrje të ndershme. Ka vetëm një mënyrë të fitosh (bukën e gojës dhe paratë për biznesin) ta kesh mirë me pushtetin.

Në monizëm nuk ka debat politik, parlament mbi qeverinë, drejtësi e shtet mbi pushtetin! Në monizëm ka burra votash jo burra shteti!

Vota në monizëm nuk ka asnjë vlerë, është thjesht një formalitet! Për zgjedhje as që bëhet fjalë. I di partia këto punë...

Në monizëm ka deputetë e zyrtarë me cene që të jenë të shantazhueshëm. Partia të ngre lart dhe partia ta fut, sepse qëllimi është të kënaqet populli!

Në monizëm partia të arreston jo për drejtësi, por për populizëm!

Ç’të thuash më shumë! Nëse ende s’ja kemi pirë lëngun mono-partizmit, nuk e meritojmë demokracinë!

Ndaj sugjerimi im për Opozitën në radhë të parë është që të godasë monizmin si filozofi dhe model politik!

Njerëzit janë produkt i këtij sistemi, ku udhëheqësi i heq e i vë sipas qejfit! Të gjithë njerëzit në monizëm janë të goditshëm!

Sepse njeriu s’ka vlerë para dëshirë së udhëheqësit për sundim.

Ne duhet të rikthejmë sistemin politik në parametra demokratikë. Kjo është detyra. Duhet ta bëjmë këtë gjë duke braktisur institucionet moniste të sotme dhe duke propozuar sistemin e ri.

Opozita e sotme ka një shans të madh. Ka shansin e ndërtimi të një sistemi të ri politik.

Një sistem që bazohet te demokracia, barazia dhe liria, jo më tek partia.

Nuk ka asnjë kuptim harxhimini kohës për të korrigjuar Monistët! Asnjë bashkëpunim me ta!

Ata lindën monistë dhe duhen izoluar si të tillë. Xhisiela, Alizotë, Taulantë, Fatmirë e Arbenë (pavarësisht mbiemrit) do prodhojnë edhe sikur ti largojnë këto të tanishmit!

Kjo është sot çështja themelore: mposhtja e monizmit dhe rikthimi në demokraci!

Për këtë kauzë ja vlen djegia e këtyre mandateve që s’kanë vlerë; braktisja e institucioneve që i sundon partia në pushtet dhe madje edhe votimet farsë që bën pushteti.

Alternativa e vetme që na duhet është DEMOKRACIA!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp23/10/2018 16:51

Eshte paditur Z.Velija nga keshilltaret e opozites per ligjin "Fusha"?.Eshte paditur Z.Velija per shkelje te barazise ne tendera dhe dhenije te tenderave personave qe ligji e pengon?.Ka tejkalim kopetencash dhe zhvatje te fondeve , apo per keto nuk flisni ?. Cmimet e ujit, taksat dhe veprime te tjera, jane vendime politike qe jep llogari ne zgjedhje apo kur i bijen kreditet ne te qeverisurit prej tij ,partija nuk e kandidon.Ju mereni me keto te fundit, per ti shtuar kreditet Z.Velija .

krasasi tp23/10/2018 16:25

Ne kete sistem ku vetem fasada fshehe natyren e vete moniste edhe Ju, sherbeni si amortizator, per t'ja zbut goditjen dhe shmangur zhurmen e goditjen.Nuk ka pluralizem, pa pluralizem ne gjithe permbajtjen dhe shfaqen e tij.Ndryshe do ta zevendesonim edhe njehere lepurin ne bark(frika ne monizem) me qenin (ne demokraci) ku kemi te gjithe lirine per te llapur e share qeveri(te)ne.Pluralizem pronesor.Pa te nuk ka as liri,as te drejta,as konkurence ,as pamvaresi ekonomike,as gare ne "piste"ne asnje fushe.Ska zgjedhje te lira."Eshte ekonomija budallenje" ,Amerika e para"jane dy mesime qe duhet tu kthehemi ti analizojme, te nxjerim mesime dhe te veprojme.Eshte sistemi oligarkike qe i jep tonin, percakton dhe i jep "krahe e flururon"sistemit politik moniste qe jju me te drejte e kritikoni. Sistemi politik monist, eshte si ai lengu qe merr formen e enes ku e hedh.Tonin vendit duhet tja jap klasa e mesme.Ne fakt oligarkija dhe sistemi politik monist, jane ne simbioz me njeri tjetrin.Operacioni i ndarjes eshte jo vetem i kushtushem, por edhe i dhimbshem por ai ndoshta nuk do ishte efikas duke u kryer me spaten e dardharit.Aq me shume qe dy trupave ne simbioze, i jane bashkangjitur edhe fije te tjera te krimit dhe droges duke na çfaur pamjen e nje trupi polisimbiotik .Ndaj ne keto kushte djegja e mandateve dhe nje revolucion demokratik dhe paqesor shoqeruar me mos bindje civile eshte thjesht retorike politike, qofte nga Z.Berisha qofte nga Ju Z.Manjani por si zgjidhje me naivitetin qe me karakterizon kam theksuar me kohe dhe me konseguence.Ndaj, ndoshta me e udhes do ishte qe dikush te vet behej koke turku dhe ta shperbente sistemin monist nga brenda.Se ne çfare poltroni duhet te jete i ulur "grushte shtetasi "i supozuar si zgjidhje e bute, nuk jam ne gjendje ta them.Sa me larte, aq me mire.

Arber23/10/2018 15:54

Shkrim i goditur, Opozita ska goditur thelbin e "Rilindjes se Monizmit', qe do na bej "Shtet", kuptohet qe e perdor i pari si ti doj qejfi per cdo gje e kundra cdo gjeje. Sa te perseris emrin "Veting" qe nuk eshte as ne fjalor, Opozita duhet te flasi per lirine, tregun, ekonomine, etj etj e nje shoqerie Demokratike dhe Republikane, kjo e dyta kompleksi i institucioneve qe nuk jane prone e "Duces" . DEBATI IDEOLOGJIK KA MUNGUAR DHE BESOJ ESHTE THELBI KU NGRIHET OPOZITA.

emri23/10/2018 15:24

Brravo Manjani, fjala jote ne vesh te zotit ! Te pershendes !

Adi France 23/10/2018 15:18

Populizma. .po tani qe iket ju u kujtuat se duhen te gjitha keto qe keni thene me siper ? Lerini fjalet se i merr era ,aktet ngelen ! Behuni shembull ju i pari dilni thoni qe ju vodhem ! ! Ndajeni pushtetin nga gjykatat !! Ktheni leket qe u keni vjedhur Shqiptarve, bashke me qeverine qe po vjedh akoma !! Kjo eshte demokracia

Shto koment

Denonco