Pinjollët ...

Pinjollët ...

Nga SYRI.net - 23/10/2018

Sa po të lexohet ky titull do të shtrohet pyetja: Po ç’merreni me pinjollët kur populli është i varfër, i papunë dhe pa bukë…? Merruni me diçka tjetër se populli s’ju kupton dhe nuk e çan kokën për pinjollët..

Përgjigja është e thjeshtë: Populli është i varfër dhe i papunë se në pushtet janë rikthyer pinjollët, e njëlloj si baballarët e tyre e quajnë Shqipërinë pronën e tyre dhe shqiptarët skllevërit e tyre, por ndryshe nga baballarët e tyre po kontrollojnë gjithçka që të pasurohen të bëjnë çdo gjë pronë të tyre.

Dikush tjetër bën pyetjen: ne na mbyti droga, për çfarë na duhet të merremi me pinjollët?

Përgjigja është e njëjtë: kultivimin e kanabisit, trafiqet e drogës, trafikantët kontrollohen e menaxhohen nga Pinjollët që gëzojnë fitimet e majme nga këto aktivitete…

E kështu më radhë marrin përgjigje të gjithë pyetjet e thjeshta të qytetarëve të varfër që janë kthyer në skllevër të Pinjollëve dhe të cilëve media e Pinjollëve tenton t’ju shpërlajë trurin…

Sepse:

Pinjollët janë ministra, deputetë, drejtorë të rëndësishëm,

Pinjollët kontrollojnë politikanë e jashtme, janë emëruar ambasadorë e konsuj dhe janë emëruar përfaqësues të vendit në institucionet ndërkombëtare

Pinjollët kontrollojnë arsimin, universitetet, shkollat publike e private, janë bërë rektorë apo dekanë, dhe janë pajisur me titujt profesorë e doktorë,

Pinjollët kontrollojnë sistemin shëndetësor, janë drejtorë të spitaleve publike e private….

Pinjollët kontrollojnë institucionet ku trajtohen pronat dhe hipotekat…

Pinjollët kontrollojnë doganat dhe tatimet…

Pinjollët kontrollojnë spitalet dhe universitetet

Pinjollët kontrollojnë bizneset e mëdha…janë oligarkë, biznesmenë të ndërtimeve, koncesioneve…

Pinjollët kontrollojnë mediat kryesore dhe së fundmi janë futur duan të kontrollojnë edhe rrjetet sociale

Pinjollët kontrollojnë shoqërinë civile….

Pinjollët kontrollojnë drejtësinë…

Pinjollët kontrollojnë dhe drejtojnë bixhozin dhe bizneset e qejfit…

Pinjollët kontrollojnë e drejtojnë korrupsionin, trafiqet dhe pastrimin e parave…

Pinjollët janë të lidhur ngushtë e bashkëpunojnë me kriminelët, trafikantët dhe klanet mafioze…

Pinjollët kontrollojnë zgjedhjet….

Pinjollët mashtrojnë dhe komprometojnë zyrtarët e lartë ndërkombëtarë

Thënë më shkurt e thjeshtë: Pinjollët kontrollojnë jetën e qytetarëve të thjeshtë në çdo aspekt, në çdo sektor, në çdo moment, duke i kthyer ata në skllevër, në shërbëtorë, në argatë, dhe së fundmi në emigrantë…

Dhe e gjitha kjo vjen se qytetarët kanë vendosur të kenë për Kryeministër një PINJOLL….

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

E 'duhet bere o syri? 24/10/2018 14:51

E ç'duhet betre o syri? Konstatime dhe aq, puna u be. pinjollet( apo baestardet ) ikën!?

I pa puni23/10/2018 18:32

Shume e sakte syri.net.
Pikerishte per te gjitha keto duhet mbeshtetur opozita sepse fal qendrimit te saj te pa lekundur edhe pse e kane vene ne cep te ringut dhe e sulmojne te gjithe,ajo arriti ti detyroj te gjithe ta shohin ne sy realitetin ,bindi popullin dhe nderkombetare (nje pjese e tyre) qe i shtruan Rames rrugen me dafina per te instaluar monizmin.
Mbeshteteni opoziten dhe mos numeroni me shume gabimet e saj se sa gjemen qe ben pushteti.
Largimi i rilindjes eshte emergjence kombetare.

Shto koment

Denonco