A është Ditmir Bushati në listën e ‘gylenistëve’?

A është Ditmir Bushati në listën e ‘gylenistëve’?

Nga Shënim - 19/10/2018

Sot në Tiranë është për vizitë zyrtare ministri i jashtëm turk Mevlut Cavoshoglu. Takimin e parë zoti Cavushoglu e ka pasur me Ditmir Bushatin dhe së bashku kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp.

Në konferecën e përbashkët për shtyp ndër të tjera Bushati dhe Cavushoglu kanë shkëmbyer deklarata lidhur me një lsitë “gylenistësh” të ndodhur në Shqipëri. Kjo natyrisht nuk është hera e parë që kjo çështje ngrihet. Kjo çështje i është ngritur Ramës edhe nga Erdogan, po ashtu media ka raportuar se ambasadori turk në Tiranë para disa kohësh i ka dorëzuar kryeministrit shqiptar një listë me “gylenistët” që ndodhen në Shqipëri dhe të cilët duhet ti dorëzohen palës turke sepse ata mendohet të kenë qenë të implikuar në grushtin e shtetit kundër Erdogan por ndërkohë do të “përbënin rrezik edhe për sigurinë e Shqipërisë”.

Më konkretisht, Cavoshoglu tha në konferencën për shtyp me Bushatin:

“Pas tentativës për grusht shteti, i kemi përcjellë në mënyrë të qartë gjithë kërkesat, në vijim të hapave për eliminimin e veprimtarisë së FETO. I kemi dhënë listat me emrat e tyre edhe miqve tanë shqiptarë. Janë dhe persona që ne kërkojmë ekstradimin e tyre e kemi bërë këtë kërkesë në mënyrë zyrtare, edhe në kuadër të të drejtës ndërkombëtare, kemi paraqitur dokumente përkatëse, dhe presin të realizohen dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për Shqipërinë mike”…

Kurse Bushati i është përgjigjur homologut turk:

“Përgjigjja e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë qoftë Turqisë qoftë në planin ndërkombëtar.

Shqipëria ka qenë ndër vendet që është solidarizuar me ato që kanë ndodhur në Turqi, por nga ana tjetër është anëtar i NATO-s dhe kandidate e BE dhe aderon në disa organizma me rregulla të përcaktuar për ekstradime ndaj çdo rrugë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi”..

Duket që Bushati me kokën e tij apo me porosi të Ramës i është përgjigjur negativisht kërkesës së palës turke. Pritet reagimi i Erdogan ndaj këtij qëndrimi të Bushatit si dihet përgjigja që Rama do të jepte në këtë rast.

Në këtë rast shtrohet pyetja:

Si shpjegohet ky qëndrim i Bushatit kur dihet se marrëdhëniet Rama-Erdogan janë shumë miqësore, së paku për të shmangur këtë shkëmbim deklaratash në publik?

Gjë që të shtyn të bësh pyetjen tjetër:

A është Ditmir Bushati në listën e “gylenistëve”? (gjë që në rrjetet sociale kjo çështje është trajtuar gjerësisht)

Syri.net/ 19 tetor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Artan19/10/2018 20:17

Bushati eshte plehre dhe njeriu me i pabese qe e shet Ramen dhe vendin e vet 100 here ne dite. Gruaja e tij eshte akoma me e keqe.

Dau Jaku19/10/2018 17:53

Bushati nuk osht asgjo tjetër veçse një bëqir bir bëqiri. Dërgoheni nga ka dalë atë sulltan të vonuar bashkë me këtë salep sulltanin tonë.

Shto koment

Denonco