Këta kanë alergji familjare ndaj fjalës së lirë!

Këta kanë alergji familjare ndaj fjalës së lirë!

Nga Sali Berisha - 18/10/2018

Këta kanë alergji familjare ndaj fjalës së lirë!

Status i dt 25 dhjetor 2015. Një kujtesë!

Të dashur miq, Edi, Linda dhe Aneta në sulm frontal kundër fjalës së lirë. Ata kanë alergji nga fjala e lirë!

Kancer i quan e Edi kritikat e gazetarëve, ndaj dhe ka vendosur t’iu presi gjuhën si Lukashenko gazetarëve dhe kundërshtarëve me ligjin e kriminalizimit të shpifjes. Ndërkohë kur ishte në opozitë votoi për dekriminalizimin e saj.

“Po na helmojnë opinionistët” - denoncon Linda Rama në fjalimin e saj në takimin e fundvitit me gazetarët dhe fjalën e ka për ata opinionistë që ende rezistojnë pa bolinizuar apo këllirizuar(pra qe nuk janë bërë ende si Bolino apo mjerua)

Së fundi, Aneta Koleka, mamaja e Edit, djalit me kompleks Edipi, ushtron presion dhe i kërkon poetit (për mua bejtexhiut ekstermistit të majtë) Arben Duka ti kërkojë ndjesë asaj apo ndjesë publike sepse në një bejte të fundit ai i ka kërkuar Edivinit ti heqë dekoratat edhe Kristaq Ramës dhe Gramoz Ruçit!!

Të dashur miq, këta kanë alergji familjare ndaj fjalës së lirë. Standarti i tyre familjar është ai i dënimit të fjalës së lirë. Në mediat shqiptare janë sot jo një por disa gazetarë, që me shpërblimet që kanë marrë për shpifjet e tyre të përditshme ndaj politikanëve të caktuar kanë ndërtuar vila dhe biznese dhe nuk janë paditur ndonjëherë apo as dhe i ngacmuar për ato që kanë trilluar.

Arben Duka ka vargje bejtesh të pafundme, të gjata me kilometra që shkojnë së paku nga Tirana në Vlorë kundër meje, po ndonjëherë njeri në telefon nuk e ka marre për bejtet e tij.

Klani Koleka është sot klani më armiqësor ndaj lirive tona. Ti krrejmë sa më parë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp19/10/2018 10:07

Duhet te jesh anormal, ose i krimbur ne vese dhe paligjshmeri, qe ta shpallesh shpifjen si epidemi kombetare, Nje njeri jashte realitetit dhe i kompleksuar nga faji, kujton se gjithe njerezia sa del nga shtepija, nuk ka asnje preukupim ,as nje deshite,as nje pune, por eshte nje qenije e destinuar per te ber shpifje.Debatin e madh filozofik ne shekuj te raporteve, ide, materje, sot filozofi kryeminister, do ti shtoji edhe kete raport te ri.Ta bejme "kurban" kryeministrin, ne pritje te vepres se tij filozofike.

Shto koment

Denonco