SEKTI RAMA/PJESA I Mbarështrimi artificial dhe lindja

SEKTI RAMA/PJESA I Mbarështrimi artificial dhe lindja

Nga Prof. Dr. Kastriot Islami - 18/10/2018

Në vijim…

Periudha 1991-2005 (pas një analize në retrospektive), mund të cilësohet si një periudhë e veprimeve dhe sjelljeve “ilegale” e të maskuara të individëve dhe qëndrave embrionale të organizimeve të ardhshme që gradualisht do të formonin “zemrën/bërthamën” e kupolës së Sektit Rama. Disa individë të ish-nomeklaturës së lartë, e veçanërisht “profesorë a ideologë” të saj, do të ishin prezent në momentet e transformimit të PPSH në PSSH për të konceptuar “beben-epruvetë” që do të emërtohej Rilindja e cila do zbatonte strategjinë e marrjes nën kontroll të ish-partisë puniste e cila do të mbetej partia më e madhe në kushtet e reja të demokracisë. Pinjollët e ish-nomeklaturës më të lartë, që do të merrnin kontrollin e partisë, në fillimet e demokracisë do të dërgoheshin jashtë vendit me një synim të dyfishtë, edhe të mos konsumoheshin gjatë periudhës së transformimit të PPSH por edhe të siguronin një “mbështjellëse perëndimore” për tu përdorur më tej kur të kërkohej angazhim i tyre aktiv. Nga ana tjetër të gjithë zyrtarët e lartë a të mesëm dhe pinjollët e PPSH që kishin pasur mundësi tregëtie e biznesi, për shkak të pozicioneve në institucionet e tregtisë së jashtme apo diplomacisë gjatë periudhës puniste, do të ktheheshin në “kapitalistët e parë të suksesshëm” të demokracisë, madje duke zënë poste kyçe a kontrolluar tregun e lirë; ata do të ishin edhe milionerët e më tej miliarderët e parë, të gatshëm për t’ju bashkëngjitur e sponsorizuar konceptimin, lindjen e rritjen e “bebes-epruvetë”, duke u kthyer më vonë në “krahun ekonomik e financiar” të Sektit. Të gjithë këto individë të lidhur ngushtësisht, edhe për shkak të marrëdhënieve politike, nepotike, miqësore, për gjatë 50 vjetëve të regjimit punist, do të vepronin për një farë kohe në mënyrë të fshehtë, me një objektiv që rezulton të ketë qenë shumë i qartë: të merrnin në kontroll PSSH, trashëgimtaren e PPSH, të reformuar nga një grupim i përkohshëm në kushtet e pluralizimit e sytë e komunitetit ndërkombëtar dhe të ruajtur si forcën kryesore politike e me mbështetjen më të madhe elektorale, dhe të gatshme për të fituar pushtetin e drejtuar vendin pasi Kupola e Sektit të kishte marrë nën kontroll drejtimin e PSSH.

***

Me vendosjen e pluralizimit në 1991, PPSH u ballafaqua me 2 opsione: 1) të mbyllte misionin e saj duke u shpërndarë; apo 2) të ndryshonte emrin nga PPSH në PSSH dhe mbi themelet e saj të reformohej, në kushtet e pluralizimit, për tu shndërruar në një parti të tipit social-demokrat europian. Rruga e “transformimit gradual”, po ti referohemi “mbështetësve konservatorë” dhe “kundërshtarëve reformatorë”, u vendos në mënyrë të fshehtë nga të gjithë ata që sot janë pjesë aktive apo pasive e Kupolës së Sektit Rama. Natyrisht, për shkak të rrethanave dhe mungesës së një modeli transformimi apo njohurive prej aktorëve të dukshëm në krye të PSSH, nuk ishte në atë kohë e lehtë të dallohej, madje edhe sot është e vështirë të argumentohet, se brenda asaj që ishte e dukshme për të gjithë, kishte një veprim drejt një objektivi që do të fillonte në 1998 me futjen e Ramës, si një nga përfaqësuesit e “denjë” të trashëgimisë puniste por që premtonte të plotësonte kriteret sorosiane, në qeverinë socialiste. Ky proces do të vijonte në 2005 me vendosjen e Ramës në krye të PSSH, dhe do të bëhej realitet në vitin 2013 kur Rama do të ulej në karrigen e Kryeministrit. Ky projekt 20 vjecar i mbarështrimit të “bebes-epruvetë” duket ka pasur edhe mbështetjen e një “qendre gobale” të drejtuar nga Soros që favorizonte kudo në botën ish-komuniste grupimet e majta apo individë, mundësisht me prejardhje e lidhje të fuqishme me ish-sistemin komunist si Rama por edhe me formim të dyshimtë e tipare e sjellje perverse, të cilët Rama i plotësonte më mirë se kushdo tjetër. Thënë ndryshe, mbarështrimi i “bebes epruvetë” të emërtuar më vonë Rilindja do të kryhej ilegalisht në “mitrën e trazuar” të PPSH me angazhimin e drejtpërdrejtë të miliarderit filantropist Soros.

***

Gjatë 15 vjetëve 1991-2005, PPSH, do të reformohej gradualisht në PSSH, duke u bërë anëtare e Internacionales Socialiste dhe PSE. Ky transformim, nën drejtimin e Nanos do të kryhej nga tri grupime

  • intelektualët/profesorët pa parti e me formim perëndimor dhe të rinjtë nga lëvizja studentore e 1991;
  • intelektualët, ish anëtarë të PPSH të promovuar në 1980-1985 në kuadër të “perestrojkës e gllasnostit”;
  • dhe trashëgimtarët e ish-nomeklaturës së PPSH, që i mbijetuan goditjes/revolucionit të 1991.

Grupi i parë i reformatorëve do të luftonte vazhdimisht e fuqimisht për një i) distancim të shpejtë e të thellë nga e kaluara dhe ii) një reformim radikal, të qenësishëm e të përshpejtuar, pa e kuptuar asnjëherë se do të ishte thjesht dhe vetëm maska e përkohshme e një projekti afatgjatë të një Sekti të fshehtë që priste momentin e volitshëm për tu shfaqur dhe për të vendosur nën kontroll PSSH që e konsideronte pronë të tij.

Grupi i dytë i oportunistëve do karakterizohej nga sjellje pragmatiste, fillimisht skeptike ndaj cdo reformimi por në fund do të rreshtohej pjesërisht me reformatorët e e pjesërisht me trashëgimtarët e PPSH; shumica e anëtarëve të këtij grupimi do të ishin po ashtu të përkohshëm sepse ishin rekrutuar thjesht për tu përdorur si një mekanizëm tranzitor.

Grupi i tretë, i konservatorëve, do të rezultonte frenues e refuzues pothuajse ndaj çdo reformimi radikal, të shpejtë e të thellë të PPSH, sepse e shihte reformimin radikal si rrezik për eliminimin e përfaqësuesve të saj apo që mund të shkaktonte devijim nga strategjia e Sektit për të marrë më vonë në kontroll PSSH.

Në 1998, Rama, do të angazhohej aktivisht në PSSH duke krijuar alibinë e thirrjes nga Nano për të qënë anëtar i qeverisë së tij. Nga të gjitha të dhënat rezulton se Rama kishte bërë më parë të gjithë manovrat për tu bërë pjesë e PSSH, pasi kishte dështuar më parë për të qenë në kryesimin e PD; dhe për realizuar këtë synim kishte nisur fshehurazi prej kohësh të kontribuonte për realizimin e lindjen e Sektit sorosian brënda PSSH. Rruga e tij do të niste me drejtimin e Bashkisë së Tiranës që do të shërbente si trampolinë drejt marrjes së drejtimit të PSSH, në momentin kur PSSH do të kalonte ne opozitë, gjë që e arriti në 2005. Në këtë udhëtim drejt kreut të PSSH, Rama kishte dy pengesa të forta, Nanon, kryetar i PSSH dhe Metën, pasues i natyrshëm i Nanos. Fillimisht Rama u angazhua dhe u investua fuqimisht për largimin e Metës nga PSSH duke nxitur konfliktin Nano-Meta.

Rama do të kishte një rol të rëndësishëm në “çarjen” e parë të PSSH, që do të ndodhte në 2003 dhe që do të çonte në largimin e Metës nga PSSH për të krijura LSI. Me krijimin e LSI, Rama kishte “hequr qafe” njërën nga dy pengesat, Metën, në rrugën e tij drejt postit të kryetarit të PSSH. Pengesën tjetër, Nanon, Rama do ta hiqte qafe në 2005, duke pasur aleate “dinjitoze” lëvizjen Mjaft dhe shfrytëzuar mosmarrëveshjet Nano-Meta për të shkaktuar humbjen e zgjedhjeve të 2005 nga PSSH. Kjo do të pasohej me largimin e Nanos nga drejtimi i PSSH, gjë të cilën Rama e kishte projektuar që me ardhjen në PSSH.

***

Në vitin 2005, PSSH humbet zgjedhjet dhe pas dorëheqjes së Nanos, në krye të PSSH vendoset Edi Rama, ish kryetar i Bashkisë së Tiranës, që ndërkohë kishte nisur të ngrinte “klientelën/klanin e tij” me tri përbërëse

  • biznesmenët e ndërtimit e të medias që ishin pasuruar me leje ndërtimi dhe tendera nga buxheti i bashkisë dhe individë me rekorde kriminale që do të mbaheshin shumë të maskuar,
  • zyrtarët, inspektorët e “sekserët” e bashkisë;
  • dhe mjaftistët e më vonë G99-shat.

Ky “rezervat” kishte filluar të formësohej që në vitin 2000 me vendosjen e Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës. Viti 2005, përmes “Politikës së re”, do të shënonte hapin e parë të ballafaqimit të projektit të Ramës me PSSH, me synim eleminimin e individëve me vlera, kontribute e reputacion të PSSH dhe fillimin e ndërtesës së këtij Sekti, që do të mundësonte realizimin e objektivit të Sektit, që fitimin nga Rama të postit të kryeministrit dhe ndërtimin e një qeverie tërësisht klienteliste, e madje në thelb antisocialiste, që do të quhej Rilindje.

***

Përmes një strategjie të mirëpërpunuar, në vitin 2013, pra pas 8 vjetësh të Ramës në krye të partisë, PSSH s’do të ekzistonte më realisht, ndonëse emrin Rama do t’a ruante thjesht për të mashtruar socialistët dhe për të ruajtur përmasën elektorale por edhe për ta vendosur nën kontroll PSSH duke vënë në krye të saj njerzit e sektit të tij. Gjatë kësaj kohe, Rama do të ndryshonte në themel strukturën e përbërjes së PSSH. Referuar PSSH së vitit 2005, Sekti i Ramës në vitin 2013 do të rezultonte:

  • me përforcim të përbërëses konservatore të “trashëgimisë së ish-nomeklaturës së lartë puniste”, pra përmes afrimit të “pinjollëve”, të ish-nomeklaturës puniste dhe promovimit të individëve të gardës konservatore;
  • dhe eleminim pothuajse të plotë të grupimit të parë të “profesoreve/reformatorëve” e dobësim ekstremal të grupimit të dytë të “oportunistëve”.

Dy grupimet e eleminuara do të zëvëndësoheshin nga

  • “shtylla” e interesave oligarkike, korruptive, kriminale e banditeske;
  • dhe “shtylla” e “mjaftistëve e më vonë g99-shave”.

Kështu mendohej të ruhej përmasa elektorale e PSSH e njëkohësisht të vihej në kontroll ajo duke u drejtuar nga kupola e Sektit të cilin e udhëhiqte dhe e drejtonte Rama.

Rama e ngriti Sektin e tij mbi tri shtylla:

  • Shtylla konservatore e “trashëgimtarëve dhe pinjollëve”: në aspektin “ideologjik” (ndonëse Rama nuk ka asnjë lloj idelologjie e besimi) bëhet fjalë për rikthim/rilindje të trashëgimisë puniste përmes afrimit të pinjollëve të ish-nomeklaturës së lartë komuniste, me synim forcimin e përfaqsimit të tyre dhe “rilindjen” e praktikave e sjelljeve autoritare.
  • Shtylla e “interesave oligarkike, korruptive, kriminale e banditeske”: në aspektin ekonomik e financiar, bëhej fjalë për strukturimin e interesave oligarkike dhe ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale; kjo përbërese i duhej fillimisht për ta garantuar sponsorizimin financiar të projektit të tij dhe garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundërshtarëve të brëndshëm e të jashtëm, si dhe për të zotëruar forcën kërcënuese të individëve me rekorde kriminale e klaneve mafioze.
  • Shtylla e sjelljeve “perverse” dhe përcjellëse e praktikave ekzibicioniste: në aspektin e reklamës, por mbi të gjitha në funksion të krijimit të një “rezervuari” për furnizimin e qeverisë e të administratës publike me burime njerzore, Rama do të orientohej nga individët më atipikë e perversë të ishorganizatës Mjaft dhe G99. Rama është krijuesi dhe lideri i tyre shpirtëror ndërkohë që ai vetë do të ndjehej “komfortabël” vetëm në shoqërinë e tyre. Kjo komponente do të “shitej” te ndërkombëtarët dhe me ndihmën e mentorit të këtij sekti si “vlerë bashkohore”.

Vijon…

Syri.net/ 18 tetor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco