Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Epitafi i Rilindjes

Epitafi i Rilindjes

Nga Bledian Koka - 10/10/2018

Koha mbaroi, lojërat u bënë dhe Edi Rama humbi. Të vetmin shanc që e bleu me aleancën e qelbësirave për të bërë historinë e tij si “burrë shteti”, e vuri në jetë me po të njëjtin grupim, tani po bëhet gati ta varrosë me të njëjtit “krushq”.  Sot qeverimi i Edi Ramës, zyrtarisht ka pushuar së funksionuari dhe ka kaluar në kllapi. Në atë kllapi kur trupi mundohet me të gjithë qelizat që ta mbajë të lidhur pas vetes shpirtin që mënt po del, po ikën. Të gjitha përpjekjet e kryerilindasit asmatik, për ta bërë të zezën të bardhë janë paralizuar nga hernia diskale që bashkë me të zotin po stërmundon edhe ditët e fundit të qeverimit të tij.

Tentativa e Edi Ramës për të sunduar dhe jo për të qeverisur, tregoi që nuk mund të funksionojë as edhe në një vend sivëlla me Turqinë. Dëshira e Edi Ramës për të ndjekur gjurmët e Rexhep Taip Erdoganit që është në pushtet absolut që kur unë 35 vjecari ishta 20 vjeç, po vanitet me shpresë të Zotit dita ditës në një dekadencë të pandalshme. E gjithë euforia që mund të burojë midis këtyre rreshtave, nuk është aspak e tillë. Këtu nuk ka vend për gëzim, por për trishtim. Atë trishtim që sjell fundi i së keqjes, me pasojat e rënda.

Rilindjen nuk e vrau Fredi Alizoti një natë më parë, që tha se vetë Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu e kishte marrë me maqinën e tij, dhe përmes presionit për të “kaluar në anën tonë”, e kishte dërguar për veshi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Atje ku Alizoti, aktori i paftuar i dosjes “Babalja” u detyrua të thoshte se ai ishte Agron Xhafaj, ndërsa në një rrëfim para tekes së rakisë dhe filxhanit të kafesë i tregonte miqve të tij neverinë që ndjente për atë që ishte detyruar të bënte. Ironike, Rilindja ia arriti që t’ia shpifte edhe njeriut më të fundit të kësaj toke që quhej Shqipëri. A e dini si e mohoi Rilindja akuzën për përfshirjen e Ardi Veliut në këtë “valle”. Në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit shkruhet tekstualisht kështu: “Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës”. Më qartë se kaq!...

Rilindjen nuk e vrau as Rexhep Rraja që ndërsa i digjte mishin e Xhisiela Malokut me cigare, e dinte që për të nuk ka paraburgim që e mban brenda. Jo për aq kohë sa babi Rrahmani, xhaxhi Taulant Balla dhe shoku-armiku i babit Tur Bushi kishin lënë përgjysëm darkën në Qafë-Shtamë dhe ashtu të dehur ia kishin behur para komisariatit të Fushë-Krujës për të liruar “Xhenin”.

Rilindjen nuk e vrau as Fatmir Xhafaj i cili e hoqi vëllain e tij për 24 orë nga Shqipëria, vetëm e vetëm që prova gjenerale e kapur peshk nga “Babalja” ndërsa i tregonte sesi dhe ku mund të trafikonte drogë, të mos nxirrte qoftë edhe një tingull pas përgjimit. I lodhur nga të dështimet dorë për dorë të cdonjërit për anëtarëve të “Alenacës së Qelbësirave”, Edi Rama u mundua ta kalonte lumin erdogançe.

“Po gatuhet një grusht shteti”- thirri Edi Rama dje, ndërsa nuk i besonte as vetë ato që po nxirrta nga goja e tij. Me shumë gjasë Edi Rama ka sjellë ndërmendje këto kohë shprehjen “kur fle me qent, do gdhihesh me pleshtat”. Vetëm se në këtë rast është e vështirë të përcaktosh se kush janë qent dhe kush janë pleshtat. Sot ka edhe një tjetër shprehje që i shkon për shtat fikjes së qiririt të Rilindjes, “mirë gomari, po nuk e lanë reaht as mizat”. Mirë Edi Rama që po bie, po nuk e le rehat as Rexhepi, as Agroni, as i Babalja e as Alizoti. Në 6 vite, Rilindja prodhoi shumë “rilindas” dhe të gjithë ata bashkë me Ramën në krye, arritën të shkruajnë vetëm një vepër të madhe, atë të epitafit politik të Rilindjes. Atë ku sëshpejti do shkruhet: “Rilindja”, kjo pjellë e keqe që lindi nga mendja e sëmurë e Edi Ramës dhe vdiq nga paaftësia e shërbëtorëve të tij eunuk. RIH (Rest In Hell)…

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Adriatik Tabaku18/10/2018 13:12

NE djalle Vafshin te gjithe Komonistat

Janullatos15/10/2018 03:51

Te lumte dora o njeri i zgjuar dhe gazetar i zoti dhe djale qe i dhimbset Shqiperia

zaho 11/10/2018 16:13

Ja dhe komisar arbersi, qe i tregon vendin atyre qe i krtikojne qelbesirat e partise se qenqeverise. Te lumte arbo, keshtu te do partia; te thuash rrena te pacipa qe mund te thote vetem nje qenje si ti!

Denis Dervishi11/10/2018 09:44

Përshkrim Brilant!

Arber10/10/2018 22:42

Jo Bledian
Ajo pllakatë është e PD-se se Bashës. Rilindja po lulëzon.

Shto koment

Denonco