Maska e rënë e Ramës dhe një shantazh ndaj Bashës

Maska e rënë e Ramës dhe një shantazh ndaj Bashës

Nga SYRI.net - 10/10/2018

Ditën e djeshme Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS arriti deri aty, sa që pa ju dridhur qerpiku shpalli një konspiracion të përgatitur nga opozita, me synim rrëzimin e qeverisë së e tij nëpërmjet ‘Babales’.

Të mbështetur vetëm në një dëshmitarë, Fred Alizoti, duke mos marrë parasysh ekspertizën britanike që nuk konfirmon variantin e tyre për përgjimin e Agron Xhafajt, Rama dhe kryeprokurorja Marku deri mbrëmë në darkë, kishin marrë një revansh të paprecedent.

Por mjaftuan vetëm 4 minuta në emisionin ‘Opinion’ ku u publikua një video e re, që gjithçka jo vetëm të ç`fryhej, por edhe tu kthehej skenaristëve të Rilindjes në bumerang.

Në emision u shfaq nëpërmjet një video-përgjimi me kamera të fshehtë ‘dëshmitari kyç’ i Ramës dhe prokurorisë, Fredi Alizoti, i cili rrëfente gjithë skemën se si vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, e kishte çuar ‘pako’ në Prokurorinë  e Krimeve të Rënda, nën shantazh.

Pas këtij skandali Ardi Veli dhe Taulant Balla (sërish i implikuar) ditën e sotme u mjaftuan me nga një përgënjeshtrim të pavërtetueshëm, kurse prokuroria u kundërpërgjigj, duke i dërguar fletëthirrje Lulzim Bashës.

Si me ‘magji’ është ndërprerë retorika e rilindësve, që deri dje bombardonte publikun me ‘filma kinostudioje’ të prodhuar në SHQUP `Babale1` e `Babale 2` dhe janë hedhur në mbrojtje.

Blofi me dëshmitarin, Fred Alizoti, ku kanë ngecur keq rrezikon që të  nxjerrë përfundimisht zbuluar, se deri ku ka vajtur puna në këtë shtet për të mbrojtur trafikantë si Agron Geron Xhafa, duke mos kursyer as drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe as prokurorin e krimeve të rënda, Gentian Osmani.

Prandaj në gjithë këtë situatë, ditën e sotme kryeministri Edi Rama e harroi konspiracionin e PD me Babalen për ti marrë pushtetin atij dhe kaloi në planin B; atë të shantazhimit direkt të kreut të opozitës.

Në një reagim në Tëittet për këtë çështje, Rama shfaq hapur gjendjen e rënduar psikike dhe frikën që e ka përfshirë, pas blofit Alizoti dhe ka shantazhuar hapur Lulzim Bashën, ‘me ca muhabete’, që i dinë vetëm ata të dy.

‘E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy. Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po, padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd’, shkruan Edi Rama në Twitter.

Nëse e vini re me kujdes përçartjen e Ramës, ai kalon te ‘çështja Xhisiela’, pa e zënë në gojë fare ‘çështjen Babale’. Por mes rreshtave ka edhe një shantazh tipik si të halabakëve të krimit të rrugës; se…ajo pjesa që dimë ne të dy…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ari10/10/2018 16:44

e ka trashegim nga daja monster spiro koleka dhe nga babai i qelbur kristaq.

Shto koment

Denonco