Edvin, lufto varfërinë, jo Lulin!

Edvin, lufto varfërinë, jo Lulin!

Nga Agim Xhafka - 09/10/2018

Gjatë këtij pesëvjeçari socialist plot tregues të ekonomisë janë duke marrë rrokullimën. Kryesorja; sot shqiptarët konsumojnë më pak se para ca vitesh.

Pra jetojnë më keq.

Andaj dhe mijëra biznese kyçen e thuajse 30% e popullit ia ka mbathur drejt Evropës për një çapë bukë. Ose shqip, për të mos vdekur.

Kuptohet që në këtë klimë s’do ketë investime, pra më pak rrugë, shkolla, spitale dhe plot pesimizëm kombëtar.

Kur populli mendon se qeveria që ka zgjedhur do aplikojë politika zhvillimi, zhgënjehet nga që Rama mendon veç për luftën ndaj opozitës, asnjë betejë ndaj varfërisë. S’guxon kush t’i përmendë psh; bajpasin e Fierit se menjëherë të tregon Babalen.

I kërkon shëndetësi falas, siç e premtoi, të rrëfen shkrime nga revista të botës që disa gazetarë të paguar qenkan mahnitur në atdheun tonë granit e fanar i gjallë.

I thua se sivjet u mbyllën 133 shkolla nga që popullsia po plaket e po rrudhet,ai të tregon në spote televizive se Basha i ka kërkuar pushtet në tavolinë.

Do informacion mbi marrëveshjen e detit me Greqinë, karagjozi ynë flet për kunatin e Lulit. I tregon Banka Botërore se afër 900 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri. Edi merret me rakinë që deguston Ristani.

Të ndodhë kjo anomali në cilindo shtet të botës njerëzit do ngriheshim e pale se ç’mund t’u bënin udhëheqësve të tyre. Dhe me të drejtë. Populli i çdo vendi voton për qeverinë.

Qysh të nesërmen fituesi është menaxher i jetës së të gjithëve. Edhe i atyre që nuk e votuan.

Por ja që ka një shtet unik, që askund nuk e gjen. Quhet Shqipëri. Atje kryeministri nuk lufton varfërinë, vjedhjen, korrupsionin, paaftësinë, arrogancën, banditizmin. Jo.

Nga mëngjesi në darkë mendon, shpif, përgjon, përgojon veç opozitën. Si e si të ndjehet triumfator në darkë e gjumin ta bëjë si një gladiator që ka vrarë shokun.

Kështu ka nisur ky pesëvjeçar e kështu me sa duket do sosë. Luftë e energji per të denigruar dhe përqeshur opozitën. Non stop dhe video, arrestime, akuza, rrena, përbaltje. Sajime, inskenime, demonstrime. Në krah nuk mbajnë kallash e bomba, por mjetet moderne të shfarosjes në masë; tv, gazeta, portale, buxhete dhe para të pista sa mali i Himalajës.

Paçka se atdheu rënkon nga plagët dhe njerëzia ikin nga mali, deti dhe ajri. Nuk i mban më ai dhe, nuk i ushqen e nuk i gëzon. Se qeveria qysh në mëngjes mban në dorë shkopin e bejsbollit dhe gjurmon opozitën këmba këmbës deri sa t’ia marrë frymën...

Siç po na përdredh qafën të gjithëve.

Qeveria e ka gjetur “modulin” e zhvillimit: Plumba Lulit dhe bomba opozitës!

Njerëz, lëvizni se po ikim në pçkts si vend e si popull. Mos harroni se gjumi ynë në 1944 na la në burg 50 vjet rresht.

Kujtojeni, shkunduni!

Shpëtoni!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari09/10/2018 23:00

O i nderuar Agim, po ku ka njerez ne kete vend qe te reagojne. Mender teje ky eshte popull bajge ndaj Edvin Kellira ben si te doje. Por besoj ekzistojne ca trima qe do tja qijne mamane babane,gruan e cfare i permban pragu i shtepise

Feniks09/10/2018 22:39

Deri sa opozita politike te mos mbroje hallet dhe shqetesimet reale te popullit,por te merret me sajime te tipit "babale" etj,kurre te mos i shkoje ne mendje se do gjeje mbeshtetjen e tij!
Ja problemet qe opozita po t'i bente kauza te saj,me siguri do te ngrinte shumicen e popullit me vehte:
1- Ideja personale e Edi Rames per gjoja "bashkeqeverisjen me qytetaret" eshte bomba atomike qe ka shkaterruar teresisht shtetin ligjor dhe ka nxjerre jashte loje administraten qendrore dhe vendoire!
Nuk ka zyre ne Shqiperi qe te ankohesh e te zgjidhesh ankesen ligjerisht,se te tregojne portalin mashtrues te kryeministrise ose gjykaten!
Kush jep ryshfet e zgjidh hallin menjehere!
Ja si tallen me qytetaret ankues zyrtaret e shtetit:
-Jam ankuar tek kryebashkiaku Veliaj se UKT po vjedh qytetaret me taksat vendore te jashteligjeshme ,por ky delirant jo vetem nuk me ka dhene per 2 vjet asnje pergjigje,por drejtoritre fantazem te tij me jane pergjigjur se ia kemi derguar per kompetence UKT-se!
Pra une ankohem kunder UKT ne Bashki dhe kjo ne vend qe ta verifikoje ankesen,ta ballafaqoje ate me faktet dhe legjislacionin i lutet fajtorit,hajdut qe ta shikoje edhe nje here kete pune!
I drejtoj ankese kryeministrit Rama,se UKT po vjedh qytetaret,por edhe ky me pergjigjet se "UKT nuk varet nga qeveria!
I ankohem Avokatit te Popullit,por juristet e tij nuk me pergjigjen juridikisht,por si karagjoze!
Idrejtohem STOP-it te Klan-it dhe Fiks-Fare te Top Channel-it,por edhe ata nuk e pane te arsyeshme denoncimin!
I dergova nje shkrim te gjitha gazetave kryesore,por asnjera nuk ma botoi!
Bile kur e futa shkrimin tim si koment ne shkrimet per kryeministrin Rama,sapo botohej komenti,pas 2-3 oreve hiqej edhe shkrimi komplet bashke me komentin!
Kulmi ishte se kete koment e futa ne shkrimin ku Rama analizonte arritjet e vitit te pare te mandatit te dyte,por per cudi,ai shkrim u hoq nga faqja on line menjehere,sikur kishte te bente me mbjelljen e domateve e jo me analizen qeveritare te nje viti!
Te kene frike nga qeveria botuesit e tyre ?
Dhe fundi i telenoveles time me hajdutet e UKT,Bashkise etj erdhi kur as shkresen e KLSH-se qe me jepte mua te drejte,keta bimbashe jo vetem nuk e perfillen,por u kunderpergjigfjen me me shume arrogance!
Kur nuk ka shtet doemos qe do t'i drejtohemi gjykatave,ose te marrim arratine neper bote!
Dhe Rama kerkon te hape Europa negociatat me ate,se me ne shqiptaret as e rruan fare!
2-Veliaj investon vetem atje ku ka reklame e jo atje ku ka me shume nevoja!
Ne Yzberisht (KMY) me 50 mije banore nuk ka asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte ,nuk eshte shtruar asnje cm rruge plot balte e pluhur,ndonese banoret paguajne taksa miliona leke ne cdo muaj!
Jo me larg se 10 metra,bashkia ka asfaltuar rreth 3-4 km rrugica ne mes te shtepive perdhese,shumica te pa legalizuara,ndersa ne Yzberisht,qe ka banore vetem ne pallate 10 kate,as kujtoihet fare!
Jetojme si ne gazermat e ushtrise pa asnje kusht jetese pervec shtepive!
Ne se doni te vertetoni se sa ka punuar Veliaj ne Tirane,hajdeni shikoni Yzberishtin,kete zone te diskriminuar faji i te vetem i te ciles eshte se ketu nuk vijne as dipllomatret,as turistet dhe as deputeti i zones,qe nuk e dime kush eshte!

Askushi 09/10/2018 17:23

Rama e di qe nga varferija dhe nga varfucet nuk e gjen gje. Ky papull i tille eshte, pranoj Enverin dhe nuk beri asgje. Po te mos binte komunizmi ne te gjithe lindjen, ne shqiperi do te jetonte sa te donte. Keshtu qe rama nuk e rr"""an per Varferin, dhe sulmon Lulin e mundur qe ne lindje te tij. Luli eshte i sorosit dhe nuk bene opoziten, por egzekutimin e saj. kjo eshte e qaert, si nuk e kuptoni? Cdo dite opozita vetem dobesohet, vetem paksohet, dhe kjo behet me qellim dhe jo me kote nga Luli.

Shto koment

Denonco