Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Shqipëria, vendi i vetëm në planet ku arrestimet i bën opozita!

Shqipëria, vendi i vetëm në planet ku arrestimet i bën opozita!

Nga Sali Berisha - 01/10/2018

Të dashur miq, një ndër rekordet e tjera më të zeza të narkoshtetit të Noriegës është se në këtë vend asnjë bandë e rrezikshme absolutisht asnjë nuk arrestohet nga narkoqeveria sepse qeveria dhe bandat e saj janë një dhe vetëm një. Le t’ju referohemi fakteve.

1- Banda e pushtetit e Milit të Partisë, Emiliano Shullazi dhe banda e tij, me gjithë krimet e shëmtuara për shkak të vëllamërisë së saj me Saje Qorrin dhe Edvin Shullazin, nuk u prek as dhe cenua kurrë gjersa opozita e denoncoi për një ndërhyrje flagrante me porosi të Ramës. Cdo bandë e rrezikshme e arrestuar katër vitet e fundit është vepër e mirëfillte e opozitës.

2- Banda e pushtetit e Geron Xhafës, narkotrafikanti ndërkombetar i dënuar nga drejtësia Italane, që mbrohej pas denoncimeve të përseritura nga vëllai mafioz ministër dhe sivllau mafioz kryeministër.

3- Banda e pushtetit e Bajreve, e lidhur direkt me njëmijë fije me Ramen, Bushatin, Harushën, u denocua disa herë nga opozita dhe shtypi ndërkombetar kurse Rama vazhdonte mbrojtjen e saj me gazetarë vrasës të dëshmitareve duke i paraqitur si njerez të ndershëm punëtor. Ata u arrestuan pas mbledhjes së grupeve parlamentare të opozitës në Shkodër por me kushtin e lehtësimit nga një mori akuzash të rënda që rëndojnë mbi ta.

4 - Banda e pushtetit e Rrajeve e lidhur direkt me Ramën, Taulant Begën, Artur Bushin.

Dy muaj më parë u denocua nga opozita se Rexhep Rraja, bir i pushtetit, sadist e përdhunues, kishte torturuar, dhunuar ne menyre kafshërore një vajzë të pambrojtur. Menjëhere shteti i kryepërdhunuesit Rama, përdhunuesve të tjerë Taulant Bego, Faqezi Droga, Ardi Xhafaj dhe shpura e përdhunuesve të tjerë në polici, prokurori, bashki, me qytë te revoles, detyruan vajzën e pambrojtur të tërheqë akuzën dhe varrosën krimin e shëmtuar.

Kaluan dy muaj dhe heshtja e varrit vazhdon sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Dy muaj më vonë njëri prej oficerëve më të guximshëm të policisë shqiptare bëri deshminë tronditëse para shqiptarëve, në të cilën faktonte me dokumenta se tashmë përdhunues nuk ishte vetem sadisti bir pushteti në kërkim por edhe vetë kryepërdhunuesi Edvin Kristaq Rama dhe Taulant Bega, Faqezi Droga, Geron Velia dhe horra të tjerë në polici, prokurori, media etj etj.

Përsëri të gjithë këta ne kor vrapuan ta varrosnin për së dyti krimin e shëmtuar, tashmë të pushtetit të përdhunuesve. Kryepërdhunuesi vetë heshti 5 ditë duke drejtuar nga strofulla e tij e krimit fushatën e shëmtuar të përdhunuesve kunder viktimës. Por përsëri do te ishte protesta e opozitës në Korçë kundër kryepërdhunuesit, do të ishte marshi i qytetarëve të revoltuar që u kalli datën horrave dhe përdhunuesve të Vjolistanit, që detyroi kryepërdhunuesin e shtetit përdhunues të dilte nga strofulla e tij, të fliste tre herë gjatë ditës dhe, kur mori vesh se Tirana pritej të lante me ta hesapet, urdhëroi në panik autorin e përdhunimit shtetëror të vajzës së pambrojtur Xh M.

Të dashur miq, paraqita keto raste ketu per dy arsye.

Së pari, në një vend ku arrestimet i bën opozita, ligjin, pushtetin e ka pushtuar përfundimisht krimi.

Së dyti, arrestimet nga opozita janë sirene alarmi për çdo qytetar që të ngrihet me guxim per të çliruar një ditë e më parë, me çdo mjet dhe çdo çmim, vendin nga kryepërdhunuesi dhe horrat përdhunues të tjerë në qeveri, parlament, polici, prokurori, media etj etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp02/10/2018 15:09

Skrapari,une nuk po them qe Z.Nuhu te vij si cjapi te kasapi ,me duar ne xhepa.Une po them qe opozita duhet ta mbroj oficerin ne mergim qe Prokurorija dhe nderkombetaret ta marin nen mbrojtje dhe te zbardhin gjithe kete afere kriminale.Si Kryeministri i vendit e quan horr dhe e kanos se nuk do ti ndahet,apo e gjithe kjo eshte edhe nje kanosje per gjithe trupen policore dhe pjesetare te sherbimeve te tjera te sigurise kombetare qe te mendohen mire, nese nuk jane ne akord dhe demtojne interesat politike te mazhorances.Jeta e qytetareve na qenka e rendit te fundit , ndersa "politika ne plan te pare".Z.Nuhu eshte i prezumuar, apo jo?.Kercenimi i Z.Rama eshte faqe botes.

Skrapari02/10/2018 08:25

O Krasas a e di ti qe ketu eshte istaluar diktatura komuniste. Si thua ti Z. Nuhu te vije si cjapi te kasapi? Jo or mik jo. Ti flet sikur ne jetojme ne Sh.B.A. Ketyre plehrave me te birin e sadistit Kristaq u eshte mbushur mendja qe do te mbreterojne gjate ndaj edhe sillen keshtu por ora e drejtesise po afron dhe keta nuk do te gjejne vrime ku te futen. Duhet bllokuar pikat kufitare aeroportet dhe portet se na duhen ketu te japin hesap per cdo gje qe kane bere.

krasasi tp01/10/2018 14:15

Opozita per mendimin tim nuk e ka kry misionin ne kete rast.Mazhoranca e ka kry "detyren" sipas parimit qe perdoret ne raste fatkeqesish,"shyqyr qe ishte me kaq".Zoterija dhunues mund te shfaq pendese.Per nje dhunim qofte edhe per armembajtje pa leje normale qe gjykata do pranoj gjykim te shkurtuar.Ceshtja eshte tjeter kund.Mbrojtja e vajzes se dhunuar ,sensibilizimi i opinionit ,reagimi i shoqerise civile , eshte edhe pasoje e veprimit opozitar,(qytetarit dixhital) gazetarit ,shtypit etj.Ana tjeter e ceshtjes eshte se kemi nje punojes te strukturave te strukturave te sigurise kombetare te cilin dora vete Z.Rama e ka etiketuar si horr dhe si njeri qe nuk do ti ndahet.Ndaj opozita mendoj une, duhet ti kerkoje institucioneve te interpolit ,dhe atyre te SHBA qe ta marin ne mbrojtje si dhe ti kerkojne Prokurorise dhe Ministrise se Drejtesise te kerkojne kthimin ne atdhe te Z.Nuhu per tu perballur me drejtesine si nje genjeshtar apo si nje oficer i shantazhuar ne krye te detyres edhe ne prani te deputeteve, por as i perkrahur nga autoritete te larta te shtetit .Kauza e dekriminalizimit e mbrojtur forte nga opozita dhe e vleresuar nga opinioni publik ,ja dikton kete axhale Z.Basha .Nje oficer i larte i policise se shtetit ne arrati,por edhe qe ne vendin e tij me i madhi fare(K) ja ben bene, por cicerine nga jashte shtetit dhe nje kryetar i grupit parlamentar te partise ne pushtet qe neser do cicerije neper portale por edhe neper dyert e gjykatava, ne mungese se 'armikut"te partise.Mungesa e nje gjykimi ball per ball ne gjykate, eshte nje bonus per krimin, nje bonus per luften e pa principte mazhorance-opozite dhe nje frenim i investimeve te biznesit vendas dhe atij nderkombetar .Ky ballafaqim ne gjykate ball per ball, eshte edhe ne interes te mazhorances nese dy deputetet e akuzuar jane duar lare.

Shto koment

Denonco