Shqipëria sot është Vjolistan!

Shqipëria sot është Vjolistan!

Nga Sali Berisha - 29/09/2018

Kryepërdhunuesi Edvin Kristaq Rama shpall Shqipërinë shtetin e parë përdhunues në botë!

Kryepërdhunuesi Edvin Kristaq Rama dhe cubat përdhunues rreth tij, shpallën publikisht këto ditë Shqipërinë si shteti i parë përdhunues në botë. Po po, shteti i vetëm unik në botë që përdhunon qytetarët e tij!

Rreth dy muaj më parë, qytetarët denoncuan dhunimin në tortura çnjerëzore të një vajze të pambrojtur nga përdhunuesi Rraja, biri në kërkim i pushtetit të përdhunimit; qytetarët gjithashtu akuzuan përdhunuesin Çitozi, që falsifikoi me urdhër të Kryepërdhunuesit Rama dhe përdhunuesit Bushi, dëshminë e viktimës. Ata denoncuan publikisht, përdhunuesin Tulant Bega, përdhunuesin Artur Bushi, përdhunuesit Faqezi Droga dhe Geron Veliu se liruan, të kuptohemi, me porosi të kryepërdhunuesit Rama, të akuzuarin, sadistin, që për të kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, përdori tytën e revoles, djegien me cigare.

Pas këtyre operacioneve të ndyra kriminale, kryepërdhunuesi dhe cubat dhe horrat përdhunues rreth tij, menduan se varrosën të vërtetën dhe brohoritën në kor “rroftë përdhunimi, ia hodhëm edhe këtë herë”!

Mirëpo, për t’iu çjerrur çdo maskë, kryepërdhunuesit Rama, cubave dhe horrave përdhunues Tualant Bego, Faqezi Droga, Ardi Xhafa, një oficer trim, i ndërgjegjshëm, Emiljano Nuhi, iu faktoi me dokumenta shqiptarëve, dhunimin e tmerrshëm për së dyti, të vajzës së pambrojtur Xh.M nga shteti përdhunues.

Pas këtyre dëshmive tronditese, jo vetëm për Shqipërinë, u vu në veprim me të gjithë shëmtinë e saj, makineria kriminale e shtetit përdhunues me kryepërdhunuesin Rama në krye dhe parlamentin, qeverinë, Policinë, drejtësinë mediate, avoketërit gjer dhe psikologët e shtetit përdhunues.

Vet kryepërdhunuesi u fsheh për 5 ditë me rradhë dhe drejtonte fushaten e shtetit përdhunues, deklaratat e horrave dhe përdhunuesve të tjerë duke filluar nga parlamentarët e akuzuar dikur për përdhunim si Taulant Bega, babai i kriminelit sadist Rraja, Faqezi Droga dhe Geron Xhafaj, përfaqësuesit në media anëtare të Cosa Nostrës, vrasësit e dëshmitarëve, psikolog kriminel që nuk pa djegie me cigare, të cilën e vërteton edhe vet ekspertiza, por pa vetëm pendesë tek viktima për dëshminë që kishte bërë kundër kriminelit sadist dhe lumturi në fytyrën e saj për tërheqjen nën dhunë të padisë, ndrikulla pushteti të zhveshura nga çdo normë dhe standart, që së bashku me shoqërinë civile të qeverisë me heshtjen e tyre kriminale, përdhunuan për së dyti viktimën.

Të gjitha këto nuk mund të ndodhnin në askund tjetër në planet përveçse në një vend që do quhet Vjolistan dhe që është Shqipëria e kryepërdhunuesit Edvin Kristaq Rama, i cili zgjodhi të flasë vetëm sot, 65 ditë pas krimit të shëmtuar.

Kryepërdhunuesi foli vetëm sot për të na faktuar se është ai vet kryepërdhunuesi i këtij vendi që tashmë do të quhet Vjolistan.

Kështu, në reagimin e tij prej 42 fjalësh, kryepërdhunuesi foli duke marrë në mbrojtje,shpurën e tij kriminale të cubave dhe përdhunuesve ministra, deputetë, kryekomisarë, prokurorë, gazetarë, psikologë etj etj.

Në këtë reagim prej 42 fjalësh të prononcimit të tij, nuk ekzistojnë fjalët “dënim” apo “ndëshkim” për kriminelin dhe aktin kriminal, nuk merret në mbrojtje dhe nuk ekziston fjala “mbrojtje” për viktimën, por sulm nga pozitat e një njeriu me standartet më të ulta dhe shtazore morale ndaj të gjithë atyre që dënuan, denoncuan krimin e pushtetit ndaj një vajze të pambrojtur, viktimë e epsheve shtazore të sadistit, bir i pushtetit, Rexhep Rraja.

Duke përfunduar, iu bëj thirrje qytetarëve në tërësi, vajzave, grave, nënave, motrave dhe të rinjve të vendit; të ngrihemi për të nxjerrë vendin nga kthetrat e kryepërdhunuesit Edvin Kristaq Rama, horrave dhe cubave përdhunues rreth tij! 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp29/09/2018 15:08

Qytetaret ngrihen Z.Berisha, por duhet t'ju mbushet mendja qe te ngrihen se pari, Z.Bushati,Z.Lubonja dhe Z.Rakipi per t'na prire, se liderin e opozites e merrin me sy te keq nderkombetaret.Pushtetin t'ja sigurojne gazetaret ,qytetaret dhe pastaj ate(pushtetin) ta ushtroji Parija e PD.Drute ti çajne gazetaret,he-he-he t'ja beje opozita nga Vlora.

Shto koment

Denonco