Duhet goditur fort modeli politik i Ramës, jo vetë Rama

Duhet goditur fort modeli politik i Ramës, jo vetë Rama

Nga Ylli Manjani - 24/09/2018

Edi Rama është një njeri si gjithë të tjerët. Ka plot ambiciozë, manipulatorë e llafollogë si puna e tij. Skultorë, poçarë apo edhe ish basketbollistë po e po. Edhe njerëz që janë martuar më shumë se njëherë apo kanë shtëpi në katund, pa dyshim që ka plot. Por Edi Rama suksesshëm, në dallim nga shumë të tjerë, ndërtoi dhe imponoi një model politik sundimi. Një model që prodhon të këqija të pariparueshme. Modeli politik i Ramës, që e pagëzoi me emrin Rilindje, bazohet në përceptimin se politika (e të Tjerëve) është e kalbur, e korruptuar dhe që nuk punon për njerëzit. Këto teza nguli fort në opinion gjatë viteve të opozitës. Ndërsa sot, ky model prodhon më shumë korrupsion dhe gjithnjë e më shumë politikë të keqe. Ndaj dhe propaganda është më e fortë dhe më e kushtueshme.

Sot njerëzit shohin pas dhe kujtojnë se “të korruptuarit” Nano, Berisha, Meta e Basha ishin shumë më mirë se modeli mashtrues i Rilindjes. Farkeqsisht askush nuk arrin të shohë përpara, sepse perspektiva është e zymtë. Ndaj shumica ikin ose duan të ikin! Protesta e vetme që nuk kontrollohet dot nga pushteti sundimtar. Ka shum? ndër ne që besojnë se do vijnë amerikanë e europianë që të na i zgjidhin punën tona këtu. Naivitet i madh është kjo gjë, por sidoqoftë një formë proteste është edhe kjo. Modeli Rilindas ka prerë shpresën dhe me fuqi të jashtëzakonshme manipulative ka krijuar idene se do sundojë për kohë të gjatë. Mjeshtrisht hapin thashetheme se kanë nën kontroll opozitën dhe se kjo e fundit nuk vjen dot ne pushtet...

Ne fakt të dhënat reale nuk e mbështesin këtë thashethemnajë, por thashethemi ngjit, për fat të keq. Rilindja si model sundimi ka vrarë demokracinë, konkurrencën, tregun e lirë, nismën private. Ka zhdukur idenë e shtetit dhe e ka zëvendësuar me pushtetin e saj. Rilindja ka krijuar idenë se “duhet mbajtur mirë me qeverinë” se ndryshe të piu e zeza. Në fakt ka shembuj plot që po të jesh me qeverinë mund të bësh edhe krime dhe stë hyn gjëmb në këmbë. Në të kundërt arrestohesh me “disa përgjime”...

Model i pastër sundimi! Shteti bëhet pushtet; ekonomia bëhet pronë e pak njerëzve; demokracia shumëzohet me zero! Përmbledhtas ky është modeli Rilindjes që Rama e nguli suksesshëm që ditën që yshti njerëzit për të djegur Kryeministrinë dhe ku la të vritëshin qytetarë të gënjyer nga propaganda. Pa dyshim kjo nuk shkarkon nga përgjegjësia vrasësit. Përballë këtij modeli, njerëzit vijojnë të pranojnë ose kritikojnë personin Rama!! Edhe opozita e bën këtë gjë. Ky është gabim shumë i rëndë!

Duhet zbërthyer mirë dhe goditur fort modeli politik i Ramës, jo vetë Rama! Sulmet që i bëhen atij si person i pranon me qejf Ai, sepse e di shume mire se modeli i tij veç forcohet. Modeli goditet duke propozuar nje model te ri, krahas zbërthimit të këtij që sot sundon! Ndaj lufta është me modelin politik dhe jo me politikanin apo njeriun vdekatar, si gjithë të tjerët Edi Rama! Modeli është e keqja! Se ja ta zëmë se njerëzit në tokë, apo zoti në qiell e heqin Ramën, a u zgjidh problemi? Mund të zgjidhet disa përqind, por nëse nuk shfaroset modeli i sundimit nuk kemi asgjë në terezi...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Rra Durrsit26/09/2018 10:41

Pra, historia e shoqerise shqiptare ngado qe vertitet vjen e perplaset tek edukìmi, arsimimi, morali fetar e shoqeror. Sepse sado ligje te sterholluara te jene, sado struktura evropiane moderne administrate te implementojme (zbatojme), eshte faktori njeri me psiken dhe moralin e tij qe do ti zbatoje drejt apo shtrember.
Perfundimi? Transfuzion gjenetik i ADN, sepse piraretia, kusaria, trimeria e krisur, banditizmi, shperfillja dhe shfrytezimi ime te dobtit individ jane pjese aktuale e psikes dhe sjelljes arnaute ne ADN.

Plaka24/09/2018 16:08

Po sikur, Zoti ta jepte qe, EdRama si vdektar qe eshte te pesonte nje infarkt, ishemi, apo nje kancer agresiv gjaku. A do të vazhdonim të vuanim pasojat e Sisyemit, apo si me magji diten e dyte pasvarrimit ne varrezat e Surelit, Shqiperia do te zgjidhte hallet qe e kanë pllakosur.
Thone se EnverHoxhMerhumi pat vdek klinikisht shume kohe para 1985, se te vdiste per tu varrosur, por u deshen vite qe te permbysej systemi.
O, ata, komunistet jane Mostra.
Duhen Gjeto Basho Muji, a Gjergj Elez Ali te vrasin Mostren.

zaho24/09/2018 15:34

Te gjitha fjalet......., ne te gjithe fjaloret......, ne te gjitha gjuhet e botes, qe pershkruajne nje qenje te perçudnuar si kryekeqberesi e kryetradhetari i pabese shqiptar, jane permbledhur tek gjallesa me emrin rrrame! Te gjitha keto fjale perçmuese per nje qenie te tille ne te gjitha gjuhet zene vend tek kjo krijese e urryer dhe e ndyre! PS. Ju ftoj te kerkoni fjalet me perçmuese me denigruese me fyese, qe eksitojne ne shqip,( pa pretenduar gjuhet e tjera) dhe do te surprizoheni se te gjitha keto fjale gjejne vend tek kjo gjallese e ulet dhe e shpifur!! Opinionin me te lavderueshem per mendimin qe shreh Z. Manjani dhe per personin e tije, dhe per personin e tije gjithashtu! Rrespekt!

I deleguari24/09/2018 11:54

E mor Manjan holl e paske tjerr edhe ti! Po deshe me të bo nji permendore , hiq Edi Ramen dhe po t’tregoj une ty punet e modelit Rilindje . Kov pusi ka me shku halabakeria qysh prej Arben Ahmetajt, te Taulant Tajota,Ditzi Bushati,Beqja,Fela,Ruci,Hulsi Marku e me rradhe deri te halabaku me I vogel Brace! Po bere lufte akademike, pas Norieges të vjen “ Gregu, pas Gregut ke Zahon”. Eshte me e thjeshte se veza e Kolombit, por I pari duhet hequr Lulzim Isufi!

Robi24/09/2018 10:21

Shkrimi eshte shume depertues.
Shkrimi permban Teza Politike te Shendosha.
Mos shkruani me budalleqe te tjera por Referojuni keti Artikulli dhe IMPLEMENTOJENI, O SHQIPTARE!!!

Shto koment

Denonco