Imagjinoni Ballkanin pa ballkanizim

Imagjinoni Ballkanin pa ballkanizim

Nga Leonid Bershidsky - 24/09/2018

Nga Leonid Bershidsky, Bloomberg.

Anëtarësimi në BE mesa duket është çmimi që synon të bindë Serbinë dhe Kosovën të lënë mënjanë pakënaqësitë e mbetura nga lufta. Më në fund kjo duket e mundshme.

Pothuajse dy dekada pas përfundimit të luftës së fundit në Ballkanin Perëndimor, tanimë ekziston mundësia që termi "balkanizim" të mos aplikohet më për këtë rajon. Sepse të gjitha vendet e dala nga shpërbërja e Jugosllavisë kanë një shans për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Por, që kjo mundësi të bëhet realitet dhe  të vendoset paqja e qëndrueshme, duhet të zgjidhen disa konflikte të ndërlikuara, si për shëmbull ajo midis Serbisë e Kosovës, e cila natyrisht është më e ashpra mes tyre.

Në gusht, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi u shfaqën në një konferencë të përbashkët shtypi në Austri (diçka që ata nuk do ta kishin bërë kurrë më parë të bënin më pare) për të bërë publik një kompromis të mundshëm midis ish-shtetit mëmë dhe shtetit më tëri  të shkëputur prej tij. Ky ishte pa dyshim një moment shprese, por të gjithë vëndet e rëndësishme të investuara në Ballkan, BE e SHBA,  Kina dhe vëndet e Lindjes së Mesme, do të duhet të presin me shumë durim që shpresa të përkthehet në rezultate të prekshme.

BE është padyshim makina më e suksesshme për ndërtimin e  paqes në botë, me aftësitë e saj për të hequr kufijtë dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet pa përdorimin e forcës. Deri tani, vetëm dy vende të ish Jugosllavisë, Sllovenia dhe Kroacia, janë bashkuar me bllokun. Të pesë të tjerat, përfshi edhe Kosovën pavarësinë e së cilës nuk e njohin 5 vënde anëtare të BE,  shtet, të fundit për janë frenuar në rrugën drejt anëtarësimit. Sepse për më tepër ato janë të rrënuara nga prapambetja ekonomike e korrupsioni dhe nga konflikte që BE nuk dëshiron që ato ti sjellin të pazgjidhura në gjirin e saj.

Në shkurt, Komisioni Europian miratoi një dokument permes të cilit synon t'i japëvendeve të Ballkanit Perëndimor një "perspektivë të besueshme" për t'u anëtarësuar në BE, madje duke caktuar vitin 2025 si një objektiv kohor.  Ky ishte një vendim i rëndësishëm; pas aëtarësimit të këtyrë vëndeve, BE nuk do tëmund të zgjerohet më shumë pa u zhvendosur në hapsirën e ish-Bashkimit Sovjetik.

Ky qëndrim i BE dha një ndihmë të konsiderueshme që qeveria e Maqedonisë të zgjidhë mosmarrëveshjet me Greqinë për cështjen e emrit. Marrëveshja e arritur që i jep vëndit emrin e Maqedonisë Veriore, është gati për të kaluar në referendum më 30 shtator.

Serbia, kandidate kryesore për anëtarësim në BE, ka një problem të madh para saj. BE i ka kërkuar Serbisë një "marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve” me Kosovën si kusht për t'u anëtarësuar në BE. Edhe Kosova nuk mund të ecë përpara pa një marrëveshje të tillë. Po ashtu kosova nuk mund të avancojë në rrugën drejt BE pa arritur një marrëveshje të tillë.

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovësvazhdojnë që nga viti 2011, dhe progresi ka qenë shumë i ngadaltë.Për këtë arsye, Federica Mogherini, përfaqsuesja e  lartë e politikës së jashtme të BE, ka nxitu drejtuesit këtyre dy vendeve të bëjnë një kompromis politik. Natyrisht pengesat për një komprpmis të tillë janë të konsiderueshme.Kohët e fundit, Vuçiç ka vlerësuar si “lider të madh” ish presidentin jugosllav Slobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006, ndërsa ishte në gjykim për krime lufte.Nga ana tjetër, Hashim Thaçi, njëish-komandant i forcave clirimtare të Kosovës që luftuan kundër Millosheviçit, duhet të tejkalonte antipati të paimagjinueshme për të biseduar me Vucic.Thënë ndryshe, kujtimet e luftës Kosovë-Serbi, të cilat përfunduan në vitin 1999, janë ende të forta.

Mandati i Mogherinit, dhe ai i Komisionit Evropian, përfundojnë në mesin e vitit të  ardhshëm. Mogherini do të dontë largonte me një rezultat. Po ashtu paqartësitëeventualepër Komisionin e ardhshëm Europian dhe qëndrimi i Parlamentit të ardhshëm Europian ndaj zgjerimit tëBE-së i bën më urgjente këto bisedime.  Prandaj, kur Vucic e Thaçi u shfaqën së bashku për të diskutuar për një shkëmbim të mundshëm të territoreve u duk fillimisht se gjërat po ecnin me shpejtësi në drejtimin e duhur.Por përshtypje rezultoi e parakohshme.

Kur u pyetën ekspertët në Serbi e Kosovë se në cfarë faze janë diskutimet për cështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbisë e Kosovës, ata duke qeshur pohuan se “gjithcka qëtë dy palët kanë disktuar nuk ështëbërëpublike”.

Lëvizja e barrierave

Ideja që është hedhur në media, në qarqet universitare e politike është ajo e një shkëmbimi territoresh, konkretisht bëht fjalë për njs shkëmbim të territoreve të populluara kryesisht nga serbët në veri të lumit Ibër me terrenet në Luginën e Preshevës të populloara në shumicë nga shqiptarët.Ky është një koncept që tingëllon shqetësues për shumë pjesë të Evropës.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka thënë se ripërcaktimi i kufijve "do të hapte shumë plagë të vjetra për popullsinë".Kurse Kancelarja gjermane Angela Merkel, nga ana e saj, është përqendruar në qëndrimin e mosndryshimit tëkufijve në Ballkanin Perëndimor.

Më konkretisht, argumentet kundër ndryshimit të kufijve - të paraqitura në mënyrë të përmbledhur në një shkrim të fundit nëUashington Post nga Judy Dempsey i Carnegie Europe –kanë të bëjnë me kërcënimet që do të vinin për shkak të eksodit të pakicave nga territoret e shkëmbyera dhe faktit që kjo marraveshje do të shërbente si precedent i keq për përcaktimin e kufijve sipas linjave etnike, duke nxitur  konkretisht popullsinë serbe e kroate nëBosnjë e Hercegovinën, si dhe shqiptarët në Maqedoni.

Kundër argumentat që dëgjova nga kosovarët ishin bindës. Serbët dhe kosovarët që mbetën në anën "e gabuar" të kufirit pas luftës, nuk kanë asnje shans të lëvizin nëse do të kishte një marrëveshje normalizimi. "Shumica e serbëve në Kosovë jetojnë në jug të Ibrit dhe nuk kanë pasur asnjëherëiluzione që nga viti 1999 të largohen nga Kosova jetojnë normalisht mes shqiptarëve," më tha konsulenti dhe analisti politik Agron Maliqi nga Prishtina.

Sa i përket shqiptarëve të Maqedonisë dhe serbëve e kroatëve të BIH, më siguri ata do të lënë tokën e tyre dhe do të përpiqen të bashkohen me shtetet e tyre etnike nëse këto të fundit janë të gatshme t'i marrin ato. Prandaj "Serbia duhet të ofrojë garanci për integritetin e BIH" gjatë arritjes së marrëveshjes me Kosovën, deklaroi Bekim Collaku, shefi i stafit të Thaçit.Sepse “nëse Serbisëdo ti jepej mundësia të anëtarësohej në BE, për shkak të marrëveshjes me Kosovën”, ai ka thënë se “do të ishte e paimagjinueshme qënjë shteti anëtar të BE ti bashkohet një vënd tjetër apo ai të pushtojë një vënd tjetër.”

Kroacisë dhe Shqipërisë nuk do t’ju lejohej të bënin lojra me separatistët në vëndet fqinjësepse këto dy vënde janë anëtarë të NATO-s.

Joshja e botës

Kosovarët, si brenda dhe jashtë qeverisë, mendojnë se rezoluta përfundimtare do të hartohet nga vendet kryesore që ndërhynë për t'i dhënë fund luftës së viteve 1998-1999. "Në shkallë globale, Serbia dhe Kosova janë vënde shumë të vegjël," natha Robert Muharremi, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosovë dhe një këshilltar i qeverisë dhe "loja gjithnjëështë luajtur nga fuqitë e mëdha, për rrjedhojë asnjë prej tyre nuk do të lejonte një marrëveshje Kosovë-Serbi për të prishur ekuilibrat. Kjo i detyron ata të përfshihen dhe të kenë fjalën e fundit ".

Kjo shpjegon përse Thaçi dhe aleatët e tij duket se po bëjnë më shumë presion se Vuçiç për një korrigjimin e kufirit. Për ta, duke i bërë paradë këtij skenari para SHBA, BE e vendeve tëmëdha evropiane është një mënyrë për të arritur qëllimin. 

"Në fund të fundit, Kosova nuk kërkon domosdoshmërisht një korrigjim të kufirit," më tha Collaku. "Ne kërkojmë një mënyrë për të dalë nga qorrsokaku  dhekështu të fitojmënjohjen nga Serbia, veprim i cili do të zhbllokonte menjëherë njohjen e Kosovës nga pesë shtete anëtare të BE. Kjo do ti hapte rrugën anëtarësimit tëKosovës në BE, NATO dhe ndoshta edhe në Kombet e Bashkuara. Pra kjo lëvizje për “korrigjimin e kufirit” ështënjë mesazh për vendet e mëdha: Nëse ata kanë fuqinë ta bindin Serbinë të njohë Kosovën, tani ose në të ardhmen e afërt, atëherë ne do të ishim të lumtur të prisnim sesa ti nënshtroheshim skenarëve të ndryshëm dhe të vështirë ".

Shumica e njerëzve në Kosovë e shohin njohjen e Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar si rezultatin e menjëhershëm të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë. Ato gjykojnë se duke bindur Serbinë, Rusia do heqëbllokimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe Spanja, nuk do të shfaqë me kundërshtimet e saj ndaj pavarësisë së Kosovës. Këto pritshmëri të publikut e ka shtyrë Thacin të ecë përpara pavarësisht kundërshtimeve të forta brënda vendit. Pasi marrëveshja të arrijë synimin final, tha Collaku, do të ketë një mënyrë për ta shpjeguar atë qytetarëve.

Ndërkohë, për një shumicë dërrmuese të serbëve, kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës është më i rëndësishëm se saanëtarësimi nëBE-në dhe një shkëmbim i territoreve nuk do ta ndryshonte këtë qëndrim.

"Asnjë qeveri serbe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës," më tha Srdjan Majstoroviç, kryetar i bordit drejtues në Qendrën e Politikave Evropiane në Beograd. Majstoroviç, i cili shërbeu si një zyrtar i lartë i integrimit evropian në qeverinë serbe, nuk ka të njëjtën bindje me kosovarët se “fuqitë e jashtme do të thonëfjalën e fundit. "Askush nuk do të hidhje me parashut në Ballkanin Perëndimor për të zgjidhur problemet tona", tha ai.

Serbia është në kërkim të një skenari më fleksibël për autonominë e Kosovës. Për shembull, Majstoroviç thotë se një rregullim i ngjashëm me atë që ekzistonte mes dy Gjermanive gjatë Luftës së Ftohtë do të mund të funksiononte edhe mes Serbisë e Kosovës: Gjermania Perëndimore dhe aleatët e saj nuk e kundërshtuan anëtarësimin e Gjermanisë Lindore në OKB, por ndërkohënuk e njohën atëasnjëherë. Duke njohur mirë se si funksion BE, Majstoroviç mendon se "paratë inteligjente të BE-së" duhet të shkojnë për një zgjidhje tipike evropiane, që përfshin bashkëpunimin ekonomik, retorikën miqësore dhe "një narrativë pozitive demokratike" në vend të "vendosjes së kufijve artificiale" që do të pushojnë së ekzistuari brënda BE.

Me fjalë të tjera, Serbia mund të jetojë me një gënjeshtër duke njohur ndarjen e Kosovës nga Serbia por duke shmangur njëkohësisht një shkëputje përfundimtare të saj.  Pavarësisht se Vuçiç e dëshiron pranimin e Serbisënë BE, ai nuk e dëshiron atë cdo çmim. Kjo është arsyeja pse ai kohët e fundit u tërhoq nga bisedimet, duke refuzuar të takohet me Thaçin më 7 shtator dhe kjo është arsyejapërse ai nuk ka lidhur asnjëherëdiskutimin për kufijtë me çështjen e njohjes së Kosovës.

"Ajo që unë nuk e kuptoj nga këto negociata," tha Muharremi, profesori i juridikut në Prishtinë, "është nëse korrigjimi i kufirit do të thotë se Serbia do ta njohë Kosovën apo jo. Dhe nëse jo, cili do të ishte qëllimi i saj? "

Jo e vetmja rrugë

Bisedimet mes Serbisë e Kosovës janë përqendruar në idenë e shkëmbimit të territoreve falë insistimit taktik të ekipit të Thaçit duke krijuar idenë se asnjë skenar tjetër nuk është në tryezë.Kjo mund të jetë e vërtetë për momentin, por në realitet ekzistojnë skenarë të tjerë dhe njihen në Prishtinë dhe në Beograd.

Muharremi kohët e fundit botoi një dokument ku renditeshin disa opsione.Përveç zgjidhjes "dy gjermanive", në dokument përfshiheshin opsioni i ngjashëm me atë të rregulimit të marrëdhënieve mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës dhe opsioni i ngjashëm përmes së cilës Italia menaxhon Tirolin e Jugut që flet gjermanisht. Në këto opsione, komunat veriore të populluara nga serbët e Kosovës dhe Presheva me popullsi shqiptare do të gëzonin autonomi të konsiderueshme dhe në të njëjtën kohë do të lidhin Serbinë e Kosovën së bashku në një marrëdhënie më paqësore.

Të gjitha këto opsione duhet të jenë në tryezë në rast se rezulton që Serbia nuk është e gatshme t'i japë Kosovës njohje të plotë.Po ashtu nuk duhet që negociatat të nxitohen. Edhe nëse Mogherini e Komisioni Evropian nuk mund të arrijnë një sukses të madh diplomatik para se të largohen nga zyra, ka ende kohë për të punuar për tëgjithë  opsionet. Komisioni i ardhshëm, ose ai pas tij, do të jenë ato që do të marrin vendimet e anëtarësimit në BE, dhe një marrëveshje e bërë me nxitim nga paraardhësit nuk do të ndihmonte domosdoshmërisht.

Gjithashtu është logjike t’ju ofrohet një menu opsionesh fuqive të mëdha që janë të interesuara për këtë cështje. Nën cfarë rrethanash Rusia do të hiqte kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB? Çfarë garancie do tëkërkonte Gjermania qënjë marrëveshje Serbi-Kosovë nuk do të nxiste një krizë tjetër ballkanike? A do ta njohë Spanjën Kosovën në qoftë se Serbia do ta njihte Kosovën apo ajo do të konsideronte veprim e saj si një presion ndaj saj? Cili është interesi i SHBA-ve për shkak të aleancës së saj ushtarake me fqinjët e Serbisë dhe Kosovës?Asnjë nga këto pyetje nuk ka një përgjigje tani.

Së fundmi, asnjë debat publik për një marrëveshje të mundshme nuk po ndodh brenda vendit në Serbi apo në Kosovë. Nuk është ide e mirë t'i paraqitni të dy popujt me një fakt të kryer, duke shpresuar se do ta pranojnë atë nga dëshpërimi për t'u bashkuar me BE. Një dekadë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është e vështirë të jesh i duruar.E megjithatë, një proces i negociuar i durueshëm dhe i strukturuar është pikërisht ajo që nevojitet tani. Nëse anëtarësimi në BE është fundi i lumtur për vendet e prekura nga luftërat e Ballkanit, asnjë fushatë diplomatike nuk do ta sjellë atë. Më shumë gjasa, do të duhej një kompromis i tipit  europian që kënaq të gjithë, pa marrë parasysh se në cfarë mase seicili mund të mos e pëlqejë atë./SYRI.NET

https://www.bloomberg.com/view/articles/2018-09-22/kosovo-serbia-the-eu-and-the-twilight-of-balkanization

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco