Trashëgimia e së keqes

Trashëgimia e së keqes

Nga Syri.net - 23/09/2018

Kur ish POTUS-i, shëndrrohet në një postim në Instagram ..

Aleks Sorros është trashëgimtari 33 vjeçar i filantropit Xhorxh Sorros, i cili dita ditës po ndjek hapat e të atit. Por madje shumë më shumë se kaq. Alex Sorros po shfaqet gjithnjë e më shumë agresiv se i ati duke tentuar të vendosë që në start markën e tij si pasardhësi i babait që do të largohet një ditë nga kjo botë bashkë me mallkimet e britanikëve për "E Mërkura e Zezë" kur Banka e Anglisë u dërrmua si pasojë e spekulimeve të Xhorxh Sorros në bursë dhe humbi në një ditë të vetme 3.3 miliardë paund në 1992-shin. Filantropi-spekulant fitoi në një ditë të vetme 1 miliard paund dhe bashkë me të edhe të gjithë famën e një njeriu të zi.

Që prej rënies së murit të Berlinit, Sorros ka nisur te aplikojë në shtet që dolën pas rënies së perdes së hekurt, teorinë e shoqërisë së hapur nën mësimet e gurusë së tij Karl Popper. Në gjenezë nuk dukej e keqe si ide ku të gjithë njerëzit të mund të jetonin të barabartë, por shumë shpejt rezultoi që skenari ishte shumë më shumë se kaq. Vizioni Xhorxh Sorros nuk ishte që ti çlironte këto shoqëri, por që të mund ti kontrollonte ato. Dhe produkti ogurzi është konkret në të gjithë vendet ku Xhorxh Sorros ka mbjellë farën e tij të keqe të “Shoqërisë së Hapur” përmes Fondacionit Sorros.

Shumë njerëz në vendet ku është aplikuar teoria e “Shoqërisë së Hapur” kanë vendosur ta braktisin dhe janë rebeluar ndaj vizionit sektar të Xhorxh Sorros dhe për këtë mjafton të shikosh rastin e Hungarisë.

Viktor Orban, sot kryeministër i Hungarisë, dikur një nga investimet më të fuqishme të Sorros në rininë hungareze, vendosi një ditë të largohet nga “Fondacioni” dhe sot është një nga kundërshtarët më të fortë të filantropit-spekulant. Si pasojë e neverisë që të shkakton të qenurit pjesë e sektit Sorros, Viktor Orban ka arritur ti hapë sytë popullit të tij hungarez dhe ka ndjekur betejën e hekurt ndaj cdo investimi të amerikano-hungarezit në Budapest e kudo, duke e shpallur non-grata “Fondacionin” dhe duke mbyllur edhe Universitetin Amerikan, foleja e rekurtimit të ushtarëve-Sorros.

Xhorxh Sorros është sot një person non-grata në vendin e tij të lindjes në Hungari, dhe që prej vitit të kaluar edhe në Austri me ardhjen në pushtet të kancelarit Sebastian Kurtz. Madje edhe në Britaninë e Madhe, grupe të ndryshme politike kanë propozuar të njëjtën masë ndaj personit më të urryer nga britanikët pas milionave që Xhorxh Sorros injektoi në fushatën anti-Brexit. Pra kudo që ka një lëvizjë për të destabiliziuar një shoqëri gjithëmonë aty del në pah Xhorxh Sorros.

Rasti më flagrant ishte organizimi i protestave anti-Trump menjëherë pas zgjedhjes si president të Donald Trump në Nëntor të 2016-ës. Sot Xhorxh Sorros me 90 e kusur vite në kurriz, duke parë dështimin e tij të sundimit me të butë, ka vendosur të zhvillojë aksione destabiliteti  kudo ku kundërshtarët e tij vijnë në pushtet. “Nëse nuk mund ti sundosh, shkatërroi”- duket kjo si një moto i plakut-filantrop-spekulant. Nuk është aspak e vështirë për tu kuptuar se mes Hillari Klinton dhe Donald Trump, Sorros e pa ëndrrën e tij për të dominuar botën të shkatërroj kur fitoi i dyti.

Nuk është e vështirë që pas humbjes së hidhur në Nëntor të 2016-ës, Sorros u tërhoq përkohësisht duke lëpirë plagët. Dhe nuk ka domethënie më konkrete sesa darka e para disa ditëve në banesën e Aleks Sorros në Berkeley e ish Presidentit Barak Obama. Por më shumë se hallet e botës, sot ne jemi të shqetësuar për fatin tonë si komb që pasi po heqim të zezat e investimeve të babait, pregatitemi që të përballemi edhe me ato të të birit. Dhe jo një dosido, por një lloj sorollopi që është vijimësi e “trashëgimi së të keqes” e me e zezë se e gjeneza. E një mashkulli aseksual që kur nuk është me të dashurin e tij (fundja zgjedhje personale për të pasmet e tij), është duke injektuar ide perverse shkëmbimi kufijsh në Ballkan duke përdorur si masha, një tebdil në Beograd, një argat në Prishtinë, e një të dalë mendsh në Tiranë.

Nuk është tashmë një sekret që Kryeministri i Shqipërisë nuk është vecse një lodër në duart e Sorrosve. Dy muaj para zgjedhjeve në nëntor të 2016-ës, Edi Rama doli për habinë e të gjithë në CNN dhe sulmoi në mënyrë barbare kandidatin për President të SHBA-së, Donald Trump me skenar dhe regji të Xhorxh Sorros. Kjo ishte pagesa e tij për disa minuta që kishte kaluar në  vitin 2015 bashkë me Saimir Tahirin atëhere Ministër i Brendshëm në zyrën e Barak Obamës në Shtëpië e Bardhë. Ndërsa në fillim të verës, zgjatimi gjenetik i Xhorxh Sorros zbriti në Ballkan, dhe fill pas saj Hashim Thacit iu faneps ideja okulte e ndryshimit të kufijve me Serbinë.

Ky është vetëm fillimi i vizionit që trashëgimia e së keqes Sorros ka për Ballkanin. Prandaj në këtë pikë, Shqipërisë i duhet një model i shpejtë si Viktor Orban, jo për tiparet autokratike që ai shfaq herë pas here, por si nevojë për të nisur cmontimin e farës Sorros që pasi u ngjiz diku në fillim të viteve 90 në Shqipëri, sot është kthyer në një organizëm sundimi që po e shfaros shqiptarin si rracë. Deri atëherë, mos u habisini kur edhe ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës telendiset të hajë një darkë në shtëpinë e Aleks Sorros, qoftë aq sa ai të bëjë postimin e rradhës në Instagram. Trashëgimia e së keqes vazhdon…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber23/09/2018 20:32

Kush do behet Viktor Orban, Luli? Ai raporton te Soros, nuk e ke pare? Te dyja edhe PS edhe PD jane te kapur nga Soros.

Taku23/09/2018 17:55

Eshte e pafalshme qe kjo qeveri po konsumon e qete mandatin e dyte e ndjekur nga skandalet dhe opozita jone e auditoreve i bie legenit,duket shum apatike dhe duket sikur po i ben fresk qeverise...e pa afte te bej nje mobilzim frontal dhe te menaxhoj gjith kete pakenaqesi popullore qe ka ardhur si pasoj e keqqeverisjes dhe uljes se standartit te jeteses..

krasasi tp23/09/2018 16:39

Gjithçka lidhet me fitoren antiestabilshment te Z. D.Trump ne SHBA, fitore qe nga permasat ,ndikimin dhe ndryshimet qe do sjelle,do jene te permasave globale,mendoj une.I gjithe ky ndryshim nuk ka ardh, as si rezultat i ndikimit rus, sidoqe futja e hundeve te ruseve ne zgjedhjet amerikane, nuk perjashtohet.Gjithe ndryshimi eshte "imponuar"nga Departamenti i Mbrojtjes(Pentagoni).Sorosi dhe estabilishmenti i vjeter u shkermoq ne SHBA , vijoj ne Hungari e me radhe.Ashtu siç valet e cunamit perplasen ne breg me vonese, ashtu edhe ne Shqiperi Sorosi do rrezohet i fundit, ngase edhe kujdesi i Soros per ta fut ne thes "Shoqerine e Hapur"ka qene i posaçem.Vini re debatin mbi regjistrimet ne hotel Piaza".Rregjistrimet jane te ligjshme,pasi ato bazoheshin ne nje ligj i mbrojtur forte dhe i votuar ne Parlament ,pas insistimit te forte te Z.Tahiri.gjithe keto regjistrime do shfrytezohen ne menyre selektive nga soroistet e Tiranes, kunder kundershtareve politik,biznesmeneve, gazetareve etj.Keto regjistrime duhet te kene perfshire edhe Aleksin çunin e babes,Thaçin,Z.Rama e shume te tjere.Mirpo kur Soros e mori qafen e pates ne SHBA dhe kur Amerikanet dhe Gjermanet u shprehen hapur per SPAK e BKH dhe kur u shprehen hapur kunder ndarjes se Kosoves, punet shkuan per "dreq".Nje kopje e ketyre inçcizimeve eshte ne duar te administrates se re Amerikane por besoj edhe asaj Gjermane, por privatisht mund te kene perfunduar edhe ne duart e Znj.Kryemadhi ngase dihet se Z.F.Ylli eshte Skrapalli, dhe gjithe konspiracioni per t'ja fut tjetrit deshtoji.Kush pregatit gropen tjetrit, bije vete brenda."Kamikazi" i fundit i Rilindjes, vetdemaskohet eshte Z.Besnik Dervishi, i cili ne vend ti kerkoj z.Rama qe te ndryshoj urgjentisht ligjin, shkel ligjin egzistues, per te mbrojt by...en e Rilindjes -Soroiste.

t23/09/2018 12:06

Bukur e ke shkruar por ai model i shpejte alla Orban,nuk duket ne horizontin shqiptar dhe as nuk shikojme ndonje shenje te ketij modeli.ky qe eshte ne krye te opozites,qe edhe ju jeni te bindur qe eshte vegel e fshehur e sorosit,por nuk e di pse nuk ja çirrni masken,eshte pengese per ate qe kerkon ti edhe ne.

Shto koment

Denonco