‘Teatri’ s’është thjesht çështje e godinës

‘Teatri’ s’është thjesht çështje e godinës

Nga Kastriot Islami - 23/09/2018

Rama është përpjekur ta mbajë debatin për Teatrin vetëm në dy plane, duke deklaruar: së pari se ajo nuk është një godinë historike se historinë e kanë bërë aktorët dhe së dyti, se ajo është një godinë e vjetër në cdo aspekt që duhet shkatërruar. Dhe kjo i ka detyruar shumë kundërshtarë të futen, me shumë të drejtë, vetëm në këtë aspekt të debatit. Argumentat kundër mbrockullave të Ramës janë të shumtë dhe tejet bindës. Por cështja e Teatrit, gjykoj është shumë me komplekse, ajo nuk lidhet vetëm me këto dy aspekte, pra thjesht dhe vetëm që po shkatërrohet një godinë me vlera historike dhe apo që kjo ndërtesë është konceptuar në harmoni me të gjithë projektin e bulevardit dhe të ndërtesave të ministrive, universitetit e objekteve të tjera shoqëruese. 

Kjo është nuk është kaq e thjeshtë… Sepse me këtë cështje janë të mbivendosura, në mënyrë të dukshme dhe të padukshme të gjithë elementët e keqqeverisjes dhe të shkatërrimit të demokracisë:

Babëzia e Ramës për të bërë pasuri të paligjshme duke rrëmbyer pronën publike e private; shumica e qytetarëve besojnë se Rama dhe disa anëtarë të Kupolës së Rilindjes janë prapa këtij projekti;

Lidhjet e Ramës me oligarkët dhe klientelën e ndërtimeve të cilët gllabërojnë pa tendera dhe pa konkurim cdo fond publik, pronë apo koncension; firma që u caktua pa konkurim apo që do të caktohet me konkurim të gënjeshtërt është pjesë e klinetelës oligarkike të Kupolës së Rilindjes;

Kthimi i vëndit në një lavatrice të pastrimit të parave të pista të korrupsionit, krimit dhe trafiqeve përmes ndërtimit të kullave gjigante në qëndër të Tiranës; të gjithë e kanë të qartë se pas projektit të Teatrit fshihet kulla gjigante e pastrimit të parave të pista të Kupolës së Rilindjes të fituara nga aferat korruptive, nga lidhjet me mafioze apo kultivimi i kanabisit apo trafiqet e drogave të forta;

Vendosja në kontroll e drejtësië nga Rama e cila hesht apo nuk vepron për të mbrojtur interesin publik apo të drejtën e pronës private; tanimë është e qartë që Rama e ka vendosur nën kontroll drejtësinë pikërisht për të legalizuar paratë e pista përmes pastrimit të tyre në lavatricen e ndërtimeve;

Arroganca e Ramës për të mos pyetur askënd duke shkelur Kushtetën, ligjet dhe opinionet e shoqërisë civile apo komuniteteve të interesit;

Tallja që Rama i bën të gjithë insititucioneve të shtetit, ose duke i vendosur nën kontroll me servilë mediokër, ose duke i shkatërruar si Gjykatën Kushtetuese, ose duke i shpërfillur sic vepron me Kuvendin apo Presidentin e Republikës;

Veprimet kërcënuese dhe tentativat kompromentuese që Rama aplikon ndaj kujtdo kundështari apo opozitari për të arritur qëllimet e tij diabolike; Rama se bashku me Veliajn, pa përjashtuar edhe Ministren e Kulturës kanë vënë në veprim gjatë të gjithë kësaj kohe të gjithë arsenalin e kërcënimeve apo të kompromentimeve për të friksuar apo përkulur të gjithë ata artistë apo aktivistë të shoqërisë civile që kanë kundërshtuar këtë projekt;

Arroganca e shtetit policor që përdor dhunën ndaj kujto që proteson për një të drejtë që lidhet me interesin publik; Rama për të arritur qëllimin e tij edhe në këtë projekt ka urdhëruar përdorimin e forcave të policisë për të shtypur cdo përpjekje për reagim apo protestë të shoqërisë civile apo komunitetit që mbron Teatrin;

Përdorimi i medias të paguar me paratë e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve, për të sulmuar dhe denigruar cdo kundërshtar të Ramës dhe mbështetur bëmat e marrëzitë e tij si “suksese madhështore”; të gjithë mediat e klientelës dhe gazetarët e opinionistët e Rilindjes janë hedhur në sulm të egër në mbrojtje të marrëzive të Ramës por edhe për të shqyer cdo kundërshtar të këtij projekti.

 Imagjinoni nëse do të kishte ndodhur kjo në Prizren me godinën e Lidhjes së Prizrenit, në Paris me godinën e Teatrin të Operas, me Teatrin në Berlin apo gjetiu, se sa qesharake do të dukeshin argumentat e Ramës dhe cfarë reagimi të ashpër do të kishte nga publiku ndaj këtyre tentativa perverse të Ramës.

Syri.net

23 shtator 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp23/09/2018 11:14

Kur Gjeraqina(shpend grabitqar) sillet mbi kokat e pulave, pulat alarmohen,kakarisin dhe fshihen ku te munden.Vetem Kendezi, burri i pulave, per tu hequr si me trim e mos te turperohet si frikacak, iken te fshihet i fundit.Z.Rama por edhe politikan te tjere, ne te gjithe krahet e politikes po fshihen pas gishtit ,(Vetingu i politikane nga politikanet).Mirpo ashtu si Gjeraqina perben kercenim ne boten e kafsheve,ne boten e politikes te korruptuar dhe te kriminalizuar perben rrezik krijimi i strukturave te reja SPAK dhe BKH.Eshte kjo arsyja qe politikanet e korruptuar cicerijne te gjithe ne televizione e portale dhe nuk hedhin asnje hap institucional per ngritjen dhe funksionalitetin e strukturave te reja.Koha shkon.Shpresa se "Gjeraqina" do zhdukej e politika do binte rehat i zhgenjeu .Edhe dy zonjat, Amerikaneja ne tirane por edhe Gjermankja Merkel jua perplasi ne fytyre."Spaku dhe BKH, mos beni sikur nuk kuptoni".Analiza juaj eshte perfekte.

Shto koment

Denonco