Ja si do të bëhet Vetingu i politikanëve…

Ja si do të bëhet Vetingu i politikanëve…

Nga Syri.net - 18/09/2018

Qëllimi i Vetingut të politikanëve: të largojë nga zyrat e shtetit zyrtarët e lartë: deputetët, kryebashkiakët, ministrat dhe drejtuesit e institucioneve e të mos lejojë ti afrohen, të gjithë ata individë që rezultojnë me rekorde kriminale dhe/ose të lidhur me krimin si dhe individët e korruptuar apo që rezultojnë me pasuri të paligjshme.

DISA PËRGJIGJE PËR KUNDËRSHTITË E PABAZUARA TË MAXHORANCËS

Maxhoranca është përpjekur ta minojë Vetingun e politikanëve njëlloj sic veproi me Dekriminalizimin duke thënë këto argumenta: Vetingun e politikanëve s’do ta kryejë as politika, as kuvendi, as drejtësia Maxhoranca ka deklaruar: Vetingun e politikanëve s’mund ta bëjnë vetë politikanët për vetën e tyre. Kjo është e vërtetë. Por në projektin e opozitës sqarohet qartas:

Vetingun e politikanëve s’do ta bëjnë vetë politikanët!

Vetingun e politikanëve do ta kryejnë struktura të specializuara të përbëra në Profesionistë të Pavarur, të ngritura përmes një procesi transparent. Këto struktura do të jenë të pavarura nga Kuvendi, nga politika dhe nga drejtësia.

Vetingun e politikanëve do ta mbikqyrin ndërkombëtarët

Maxhoranca ka deklaruar: Ndryshe nga vetingu në drejtësi, vetingun e politikanëvë nuk ka kush e garanton. Kjo nuk është e vërtetë. 

Së pari, formulimi i propozuar nga opozita për vetingun e politikanëve edhe në aspektin politik-moral por edhe kushtetues ligjor është i ngjashëm për të mos thënë pothuajse i njëjtë me vetingun e gjyqtarëve. Ky formulim politik i opozitës për vetingun e politkanëvë të lartë duhet i) të përfshihet fillimisht në Kushtetutë dhe  ii) më tej të zbërthehet në detaje në një ligj të vecantë. Pasi është fituar eksperienca më vetingun në sistemin e drejtësisë jo nuk është aspak e vështirë që pasi tashmë kjo praktikë e konsoliduar të shtrihet edhe për vetingun e politikanëvë të lartë, natyrisht duke korrigjuar të gjithë ato defekte apo mangësi që mund të jenë vërejtur gjatë hartimit të bazës kushtetuese-ligjore dhe zbatimit të tyre për vetingun në sistemin e drejtësisë.

Së dyti, të gjithë procesin e Vetingut të politikanëve do ta mbikqyrin ndërkombëtarët, pra struktura të përbëra nga profesionistë dhe/ose personalitete ndërkombëtarë.

Vetingu i politikanëve është thjesht dhe vetëm një proces ligjor

Maxhoranca ka deklaruar: Nuk ka nevojë të ngremë mekanizma të rinj se me SPAK dhe BKH kryhet edhe Vetingu i politikanëve. Kjo është pjesërisht e vërtetë.

Së pari, Vetingu i politikanëve është një proces i pastërtisë së figurës së zyrtarit të lartë të shtetit, pra është një proces thjesht dhe vetëm ligjor. Ai nuk është proces penal, ndërkohë që ai mund ti hapë eventualisht rrugë rrugë hetimit e gjykimit penal.

Së dyti, Vetingu i politikanëve është shumë më i gjërë se hetimi e ndëshkimi përmes drejtësisë. Për shëmbull një individ që mund të ketë lidhje me individë me rekorde kriminale mund të rezultojë pa asnjë përgjegjësi penale por mund të rezultojë i përjashtuar nga Vetingu i politikanëve, pra aim und të përjashtohet për të qënë zyrtarë i lartë i shtetit.

Së treti, Vetingu i politikanëve të lartë nuk pengon asnjë lloj hetimi penal edhe ndaj individëve të lidhur me ta apo familjarëve të tyre. Thënë më shkoqur, vetingu i politikanëve të lartë nuk përjashton, as nuk pengon, as nuk kufizon dhe as nuk ndikon në mënyrë negative asnjë hetim penal si ndaj politikanëve ashtu edhe ndaj individëve të lidhur me ta e më konkretisht familjarëve të tyre.

Së katërti, Vetingu i politikanëve jo vetëm nuk shmang procesin e hetimit dhe ndëshkimit penal, por përkundrazi ai ndihmon apo nxit shfaqjen e lidhjeve kriminale dhe të korrupsionit të politikanëve apo individëve të lidhura me ta, pasi sikurse ka ndodhur edhe me vetingun në sistemin e drejtësisë, ku shumë nga rezultatet e vetingut të gjyqtarëve i janë referuar prokurorisë për hetim penal.

Së pesti, SPAK dhe Byroja e Hetimit kanë juridiksion të hetojnë vetëm zyrtarët e lartë për korrupsion dhe grupet e organizuara kriminale, por normalisht nuk hetohen familjarët e politikanëve të cilët për çdo lloj aktiviteti të tyren ata hetohen si çdo qytetar nga prokuroritë e rretheve por me propozimin e opozitës ata do të mund të hetohen nga SPAK apo Byroja e Hetimit si pjesë e hetimeve ndaj politikanëve.

Vetingu i politikanëve s’pengon aspak reformën në drejtësi

Maxhoranca ka deklaruar: Projekti i Vetingut të politikanëve hidhet nga opozita për të penguar reformën në drejtës.

Së pari kjo është një gënjështër e madhe.

Së dyti opozita nuk ka asnjë rol dhe ndikim në fazën e zbatimit të reformës në drejtësi, i vetmi rol pozitiv i opozitës ka qënë gjatë hartimit dhe miratimit të amendamenteve kushtetuese që i hapnin rrugën reformës në drejtësi, dhe vetëm kaq.

Së treti, të gjitha veprimet dhe proceset kushtetuese për vetingun e politikanëve janë krejtësisht të palidhura dhe pa ndikuara reciprokisht nga reforma në drejtësi, po ashtu si edhe vetingu i policisë nuk interferon me reformën në drejtësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Valbona18/09/2018 17:58

Te nderuar lexues te syri.net ndiqni me vemendje dhe qetesi te gjithe argumentat qe mbeshtesin vetingun e politikaneve. Nje pjese e komentuesve jane ushtare te Edi Rames qe vijne nga gjirizet e Mero Bazes dhe Dita ku ju shperlahet truri dhe shkruajne sikur te jene pa tru. Ndonje tjeter eshte viktime e kesaj propagande stalinisto-enveriste qe pa lexuar asnje rrjesht i shan te gjithe pa perjashtim duke cuar uje ne mullurin e Edi Rames.

Lexoni te gjithe shkrimin e syri.net. Kuptojeni ate drejte.

Mos bini viktime as e Krassi tp qe duket nje komunist i maskuar nga tepelena e Gramoz Rucit dhe as Askushi qe duket qe nga ato qe shkruan se ne te vertete eshte Askushi sic e ka vendosur edhe vete pseudonimin dhe nuk ka guximin as pseudonimin ta kete dinjitoz.

Mos i degjoni keto sharlatane qe i bejne elozhe Rames te gazetat e Mero Bazes dhe te shkrimet e komunisteve te rinj te Dites. Dhe shajne opoziten dhe cdo mendim dinjitoz.

Skrapari18/09/2018 13:55

Krasas dhe askush na rrofshi topet per mend qe na jepni. Hapini i veshet dhe syte per te mare vesh cka thote opozita. Por ju jeni mjerane nuk kuptoni asgje nga ato qe thote PD. Infeksioni nga ideollogjia e partise suaj ju ka prekur cdo qelize te trupit dhe trurit. Mjere ne qe na ka rene pjesa te jetojme ne kete vend ku me shume se gjysma e popullit eshte kopil si puna juaj.

korcarja18/09/2018 11:49

Vetingun duhet ta bejne nderkombetaret. Vetem atehere mund te shpresojme se mund te behet. Sa fatkeq qe jemi qe kemi lindur ne kete vend. Por sa keq per femijet tane, qe ju vra shpresa.
Si nene, si grua i bej thirrje rinise LARGOHUNI NGA KY VEND I KRIMIT, I DROGES, SHPETONI DJEMTE DHE VAJZAT E NENAVE. SA TURP

krasasi tp 18/09/2018 10:40

Ne perceptimin e gjere qytetar, ky portal, pra syri.net, konsiderohet si nje portal qe politikat editoriale jane ne funksion te se djathtes specifikisht, te PD.Shenimet editoriale te njepasnjeshme ne sqarimin dhe mbrojtjen e "kauzes"se re te L.Bashes per Vetingun e politikaneve, vetem se çon uji ne mullirin e mazhorances.Se cfare drithi bluan e se çfare mielli del si produkt kjo dihet.Kjo "kauze"synon te sabotoj R.D ngritjen e SPAK dhe BH,sillet si nje propozim i PD por ne fakt eshte nje
projekt i perbashket i klaneve te korruptuara, respektivisht ne mazhorance dhe ne opozite.

Askushi18/09/2018 10:19

o Luli, fatkeqesisht ti je ne krye te PD-s. Sa te jesh ti, Rama do jetoj ne krye te shtetit. Ti Luli nuk mundesh te besh veting, sepse duhet ta fillosh nga vetja, nga belair, nga kunati, baxhanaku, komshiu, bijaxhiu...vrl pallati 13 milion euro etj....pazarat me Ramen, me Sorosin....pra je me i urryer nga Rama.

Shto koment

Denonco