Rendi i ri opozitar që e lë Ramën vetëm me një aleat, krimin

Rendi i ri opozitar që e lë Ramën vetëm me një aleat, krimin

Nga Gentian Gaba - 16/09/2018

Sot, në një nga hotelet e kryeqytetit, u zhvillua takimi me të cilin u zyrtarizua rreshtimi i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet në frontin opozitar. Marrëveshja pati një “kumbar” jo të zakonshëm, pasi krahas përfaqësuesve të PD-së dhe PDIU-së, në tryezën e diskutimeve ishte i pranishëm edhe ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Riccardo Migliori, një nga figurat kryesore të Partive Popullore Europiane.

Sikurse është në natyrën e akteve të tilla politike, valët e krijuara nga kjo lëvizje ngritën një debat të gjallë, brenda dhe jashtë opozitës, mbi rolin e PDIU-së dhe impaktin e saj në betejën kundër mazhorancës. Nëse pjesën e parë e debatit, duhet të pranohet apo jo PDIU, mund ta konsiderojmë të ezaururar nga nënshkrimi i marrëveshjes ditën e sotme. Pjesa e dytë e debatit, çfarë mund t’i shtojë PDIU opozitës dhe si do të funksionojë një aleancë kaq e gjerë, do të vijojë të gjejë jehonë ditën në vazhdim; ku patjetër do të evidentohen të gjitha të mirat dhe gjynahet sipas oreksit politik të komentuesve.

Ajo që mund të thuhet pak orë pas kësaj kontrate të re politike, me bojën ende të patharë në dokumentet që e bëjnë PDIU-në pjesë të opozitës, është se nga sot lindi një rend i ri opozitar me një masë kritike krejt të ndryshme nga ajo e zgjedhjeve të fundit. Në zhargonin e marrëdhënieve ndërkombëtare quhet “bandwagoning” (të hipësh në karrocën e fituesit); pra aktorët politikë kanë tendencën që të krijojnë aleanca me atë grupim që perceptohet si më afër triumfit në një betejë. Dhe nëse do të analizonim këtë grupim nga pikëpamja numerike, rezultati do të konfirmonte pikërisht këtë. Me një spostim mekanik të votave të vitit 2015 për Bashkinë e Tiranës, meqenëse rendi i ri opozitar betejën e parë politike do ta ketë vendore, pra duke postuar LSI-në dhe PDIU-në në krah të PD-së, rezultati në tavolinë do të ishte në favor të opozitës së sotme me një diferencë prej 25 491 vota.

Me këtë fitore simbolike në xhep, të cilën e japin në tavolinë zgjedhjet e vitit 2015,  duhet të nisë puna për të fituar zemrat dhe mendjet e qytetarëve që nuk e kanë votuar tradicionalisht; pasi dihet, politika nuk është vetëm çështje matematike, por edhe emocionesh, vizioni dhe oferte programore.

Dhe këtu vijmë te kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka detyrën dhe përgjegjësinë që nga ky ekip (LSI, PAA, PDK, PR, PBDNJ dhe PDIU) të nxjerrë jo vetëm platformën qeverisëse, të ngjizë frymë dhe shpresë, por edhe të fitojë mbështetjen e mëtejshme të faktorit ndërkombëtar. Qartësisht renditja e të gjitha partive politike kryesore në vend, kundër një mazhorance me probleme kronike me krimin, ndihmon, sikurse dhe prania e Riccardo Migliorit mund të sugjerojë, në përçimin e një mesazhi të qartë dhe unik: të bashkuar kundër kriminalizmit të politikës.

Sigurisht, vendimin final mbi zgjidhjet e Opozitës të bashkuar do ta japin qytetarët me votën e tyre; megjithatë ky mbetet një fillim i mbarë për një grupim që me dashakeqësi përshkruhet në vështirësi. Mund të duket pak, por sot ka arritur një rezultat të kënaqshëm: ka lënë Ramën vetëm me një aleat për zgjedhjet e ardhshme: Krimin! /Politiko.al.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp17/09/2018 21:12

Shoku Skrapari,per mendimin tim, komentuesi t nuk eshte "ekstremisht komunist i pandreqshem"por ekstremisht skeptik, se opozita mund te vije ne pushtet, sa kohe qe ka kumandant pionerin e Sorosit. Skepticizmi rritet kur Z.Rama deklaron se une pushtetin do ta le kur te dua une, e jo kur thoni ju.Ajo qe mund te mos ta kete shume te qarte t, eshte se alternimi i pushtetit vjen me vullnet te Z.Rama por edhe me "urdher nga lart".Ju shoku Skrapari mund ta rezervonit kete koment ndaj t pas tre vjetesh kur te behen zgjedhjet e radhes. Deri atehere nuk e dime se kush do jete "urdheri nga lart".Z.Basha mund te behet kryeminister.Ajo qe ne dyshojme se vjene pas kesaj eshte ndroja se pas ca retushimeve
dhe teknikaliteve qe do kryen nga z.Basha ,nuk do kete ndryshime ne luften kunder korrupsionit, ne ndertimin e nje administrate publike efikase, ku vendin e militanteve partiak, shokeve , miqve dhe interesave klienteliste pushtetaro-soroiste ta zinin profesionistet dhe patriotet qe ju dhimset ky popull, ky vend, qe kane vendosur te sherbejne dhe te vdesin ketu, e jo ti japin nje dore pushtetareve te radhes, te bejne edhe vete ndonje "gol", e te shkojne te pleqerojne jashte.Sa kohe qe dy beniaminet e Z.Soros, mentalitetin qeverises te fillimit te demokracise"Ne qeverisim, bota na ndihmon" e kane adoptuar ne versionin e ri " Ne qeverisim, Sorosi na meson"dhe sa kohe qe vendi po shpopullohet ,papunesia rritet pamvaresisht propogandes qeveritare, sa kohe qe koncensionet,jane kthyer ne nje mjet zhvatje te fondeve publike dhe sa kohe krimi dhe mafja bejne ligjin,sa kohe qe ky mentalitet qeverises, detyroji ndermarrjen e nje revolucioni ne nje nga shtyllat e sistemit demokratik, siç eshte ai i gjyqesorit,sa kohe qe Z.Rama,Z.Basha dhe Znj.Monika etj, rrijne veshtrojne dhe numurojne yjet,ne vend qe te angazhohen ne implementimin e R.D , por edhe ne reforma te tjera ,qytetaret kane te drejte edhe te jene skeptik."Djali i keq , e shane baban " thote nje fjal e urte, ne kuptimin qe kur djali sillet keq, njerezia shprehen edhe me keq se me siper ,si "m..t i biri, m..t i ati, m..t ai qe beri te ane."

Skrapari17/09/2018 08:57

Shoku t ben lojen e ndyre te PS. Ti t pranon per kryeminister nje ordiner si Edvin pederasti dhe jo nje intelektual te permasave evropiane si z. BASHA. Qe ketu e zbulon vehten qe je ektremisht komunist i pandreqshem

Daj Jaku16/09/2018 21:27

Idriza u largua nga koalicioni qeverisës i rilindhjes por ama ato deputetkat e çamëve ja ka lënë EDramës. Magnetizëm pushteti apo "ideale rilindhjerje"?! Fjalët e rrjedhura të shqipes si pushtet, pushtetar... pushtues...e kanë prejardhjen nga rrënja "pusht".

t16/09/2018 19:59

o jeni udhetare te rastesishem qe kujtoni se po kapni trenin e fitores o thjesht i beni qejfin lulit,nuk vjen opozita ne pushtet me pseudolidera si lul sorosi

Shto koment

Denonco