Rinas, Rama largon gjermanët e amerikanët, sjell kinezët e kompaninë e Erdogan…

Rinas, Rama largon gjermanët e amerikanët, sjell kinezët e kompaninë e Erdogan…

Nga Shënim - 15/09/2018

Aeroporti i Rinasit, i menaxhuar që nga inagurimi nga një konsorcium gjermano-amerikan detyrohet të largohet nga qeveria Rama në vitin 2016. Dhe menaxhimin e aeroportit të Rinasit, aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, e merr çuditërisht në zotërim me 100 përqind të aksioneve një kompani kineze. Arsyeja e largimit të amerikanëve lidhet edhe me preferencat e Ramës dhe sjelljen e tij ofenduese ndaj presidentit Trump, të cilin ai e cilësoi si “turpi i njerëzimit”.

Pra investitorët strategjikë gjermanë dhe amerikanë largohen nga Shqipëria për tu zëvendësuar nga investitorët kinezë, një biznes që i leverdis Ramës për pushtetin e tij personal dhe interesat e tij korruptive.

Pa kaluar as dy vjet, pasi Rama ka larguar investitorët gjermanë e amerikanë nga menaxhimi i aeroportit të Rinasit, dhe pasi Rama, për shkak të kritikave të forta nga Berlini për keqqeverisjen e tij dhe lidhjet e qeverisë së tij me krimin, ka përkeqësuar marrëdhëniet me kancelaren Merkel, i është drejtuar Erdoganit për të sjellë në Tiranë avionët e Turkish Airlines nën etiketën e Albania Airlines.

Dhe për të maskuar të gjithë këtë aferë të lidhur me marrëdhëniet e tij të dyshimta me Erdogan, Rama është futur vetë me 10 përqind të aksioneve në këtë kompani të përbashkët përmes Albcontrol që drejtohet nga mikesha e tij e ngushtë Belinda Balluku. Për më tepër që është e çuditshme pjesëmarrja e Albkontrol në këtë sipërmarrje të përbashkët, duke qënë në konflikt të pastër interesi, gjë që ka rritur dyshimet për pastrim parash e korrupsion.

Syri.net/ 15 shtator 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

@bledi17/09/2018 10:33

@bledi, ke te drejte, po kujt ia thua..

Hdkska16/09/2018 07:42

Ata menaxheret gjermane i pame si na i rrujten mire xhepat...boni opozite me biletat mos boni me kombesi...

bledi15/09/2018 19:57

mos harroni se ishte ky konsorcium gjermano-amerikan qe i vuri keto taksa pa e plevitosur fare per pritjet "europiane" te shqiptareve. ishte po ky konsorcium qe aksionet ja shiti nje kompanie kineze ku ne planbiznes ishin perfshire taksat aeroportuale ne fuqi si dhe tregu monopol qe kishte ndoshta dhe me shenimin "futja shqiptareve se nuk ndihen, as populli as qeveria".

Po shikoj nje histeri a thu se avionet e Turkish Airlines do na bombardojne. cfare mendimi keni per avionet e Alitalias, flyernest, blue panorama qe jane avione italian por tallin goglat me pasagjeret shqiptar apo mjaftoheni duke akuzuar qeverine Shqiptare edhe per vonesat qe ndodhin ne Milano, Rome apo qytete te tjera.

ku ishte qeveria e PD kur falimentoi Albanian airlines??? apo pasi abuzuat me tregun monopol qe i dhate kompanise Belleair e falimentuat dhe ate ne nje dite te bukur me diell.

rama eshte shkaktari kryesor qe ky vend ndodhet ne mizerje, qe njerzit ikin e shikojne qe shpresa ne shqiperi ka vdekur. rama eshte e keqja e ketij vendi por mos harroni se pushtetin rames po ja dhuron PD-ja. se kemi nje opozite qe fle, qe ben marrveshje per poste ministrore dy mujorshe. qe nuk ka nje plan studimi se si do permiresoj jeten ne kete vende.

ps. me shume mundesi ky koment nuk do publikohet per faktin e thjesht se eshte kunder opinionit tuaj.

Shto koment

Denonco