Arsyeja

Arsyeja

Nga Dritan Kaba - 15/09/2018

Pyetën Ramën: - Ore, nga të erdhi ideja e heqjes së celularëve, punonjësve të administratës?

Menjëherë Kryeministri që ka arsye për çdo gjë dhe ka dhunti “të jashtëzakonshme” për çdo punë, që nga stilist, piktor, dizenjator, inspektor, llafelog, lëpirës, puthador, karagjoz, ekonomist, artist, agronom, shofer, gazetar, shkrimtar, por vetëm një punë nuk di ta bëjë dhe nuk e ka idenë se ç’do të thotë, është vetëm ajo e Kryeministrit, u përgjigj:

- Për çfarë u duhen, të lexojnë lajmet?! Ato t’i shohin në darkë tek ERTV dhe tek televizionet e mia, nuk kanë pse ta humbin kohën kot! -

- Mirë, - e pyeti bashkëbiseduesi, - po ka nga ata që komunikojnë me njerëzit, e kanë mjet pune! - 

- Aspak, -  u përgjigj Lideri Global,- njerëzit të komunikojnë me portalin tim, vetëm unë zgjidh halle dhe i nxjerr në televizion si karagjozë dhe bufona më pas. Ka më mirë. Mirë që u zgjidh “hallin”, po i bëj edhe figura publike! - 

- Po mos u duhet të shkretëve për të pyetur për ndonje ligj apo ndonjë këshillë tek ndonjë që e di më mirë, - i arsyetoi miku i tij. -

- Jo, - tha Padishahu,- e për çfarë duhen ligjet, ligji jam unë! -  

Realisht drejt kësaj po shkojmë! Rasti i ligjit Fusha dhe PPP e Çetit dhe Vilmës nuk lënë asnjë arsye për të dyshuar. Arrestimet e lirimet e kokave të krimit na bëjnë edhe më të vetëdijshëm. Është koha për ta ndalur, ndryshe ... Përfundimin po e lë në dorë të kujtdo ta mendojë. Edhe këtu nuk ka nevojë për shumë fantazi!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco