Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

A e hap marrëveshja Vuçiç - Thaçi - Rama, portën e NATO dhe BE për Kosovën?

A e hap marrëveshja Vuçiç - Thaçi - Rama, portën e NATO dhe BE për Kosovën?

Nga Kastriot Islami - 14/09/2018

Gjermania, një nga vëndet kryesore me rol vendimtar në anëtarësimin e vëndeve kandidate në BE, ka dalë qartas dhe ashpërsisht kundër marrëveshjes Vucic-Thaci-Rama të moderuar nga Mogherini, me argumentin se  shkëmbimi i territorve mes Serbisë e Kosovës, duke hedhur në erë parimin e mosndryshimit të kufijve, do të destabilizonte Europën.
Thënë ndryshe, Gjermania duket e pozicionuar kundër këtij veprimi të pakonsultuar të Thacit dhe mbështetje tinzare të Ramës, duke e cilësuar atë një marrëveshje anti-europiane, kundër interesit europian përderisa ajo do të cënonte sigurinë dhe stabilitetin e saj.
Sepse sipas saj,  “ndryshimi i kufijve” qoftë duke filluar edhe me formën tinzare të “korrigimit konsensual të vijës administrative Kosovë-Serbi” do të hapte kutinë e Pandorës jo vetëm për Ballkani por edhe ato pjesë të Europës ku lëvizjet sovraniste janë shpeshtuar pa përjashtuar të gjithë ato zona ku “konfliktet e ngrira” mezi presin të shpërthejnë.
 
Britania e Madhe, një nga forcat kryesore të NATO dhe një nga shtetet e angazhuara fuqimisht për pavarësinë e Kosovës që nga vitit 1999, por jo vetëm, është shprehur haptas dhe ashpërsisht kundër kësaj nisme të Vucic-Thaci-Ramës sepse do të shkeleshin të gjithë parimet për të cilat ajo, në krye të veprimeve të NATO në 1999 është angazhuar për pavarësinë e shtetit multietnik të Kosovës, të ngritur mbi dy kritere strikte: Kosova as nuk do të ndahet mes shteteve fqinj dhe as do të bashkohet me asnjë nga shtetet fqinjë.
Prandaj duket qartas se Britania e Madhe nuk do të mund të mbështeste një marrëveshje që shkatërron parimet mbi të cilat është ngritur Kosova dhe mbi të cilat shtetet anëtarë të NATO janë angazhuar.
 
Shumë nga vëndet serioze të BE dhe NATO që janë shprehur kundër kësaj marrëveshje të Vucic-Thaci-Rama, nuk e konsiderojnë serioz madje e quajnë të cuditshme këtë lëvizje të Thacit Ramës sepse të gjitha këto vënde, gjatë të gjithë kohës që nga viti 1999, janë angazhuar fuqimisht për pavarësimin e Kosovës dhe më vonë për anëtarësimin e saj në NATO e BE të bindur se drejtuesit e Kosovës dhe të Shqipërisë do të respektonin parimet e shenjta europiane të sovranitetit dhe të integritetit territorial, vecanërisht në Ballkan, ku ngacmimi sado i vogël i këtyre parimeve nuk është thjesht cështje vetem e mirëkuptimit mes dy vëndeve sepse ndryshimi i kufijve, qoftë dhe i mirëkuptuar, do të mund të kishte në cdo rast ndikim në vendet e tjera përmes efektit dominon do të ishte i menjëhershëm duke cuar në konflikte deri edhe në gjakderdhje…
 
Rama tinëzisht dhe Thaci qartas kanë bërë me dije se marrëveshja me Vucic con menjëherë në njohjen e Kosovës nga Serbia e për rrjedhojë Kosovës i hapet rruga për tu anëtarësuar në OKB, NATO e BE dhe të gjithë insititucionet ndërkombëtare. Në pamje të parë kjo duket edhe logjike edhe shumë pozitive për të ardhmen e afërt të Kosovës një veprim i tillë.
Por asnjëri nga të tre nuk i përgjigjet pyetjes: Cfarë qëndrimin do të mbanin vendët kundërshtuese të kësaj marrëveshjeje dhe veprimeve të tyre pasuese nëse Vucic,Thaci dhe Rama i shkojnë deri në fund këtij veprimi? 
 
Pyetja e parë që shtrohet në këtë rast do të ishte: A do të mjaftonte që ta njihte Serbia dhe aleatët e saj pavarësinë e Kosovës që cështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB, Nato e BE të ishte një cështje e mbyllur? Aq më tepër që kjo marraveshje nuk është bërë transparente as në Kosovë, as në Shqipëri? Dhe ekzistojnë shumë pikëpyetje e kundërshti që Thaci e Rama nuk i sqarojnë?
 
Pyetja e dytë që do të shtrohej në këtë rast do të ishte: Cili do të ishte qëndrimi i Gjermanisë dhe të gjithë vendeve të BE nëse marrëveshja Vucic-Thaci-Rama do të mbyllet? Ose ndryshe: Nëse Serbia dhe aleatët e saj, pasi të mbyllej kjo marraveshje, do të njihnin pavarësinë e Kosovës, a do të bëheshin palë Gjermania dhe vëndet e BE me këtë akt, duke patur parasysh se ato e kanë refuzuar ashpërsisht një marrëveshje të tillë, e cila edhe nëse “qetëson” Kosovën, sipas tyre do të hapte Kutinë e Pandorës në Ballkan, Europë dhe në shumë rajone të globit?
 
Pyetja më direkte që do të shtrohej në këtë rast do të ishte: Duke patur parasysh se Gjermania dhe vëndet e BE janë kundër  një marrëveshje të tillë sepse për ta “ndryshimi i kufijve” është një “vijë e kuqe” e pakalueshme, a do të pranonin  ato të mbështesnin anëtarësimin e Kosovës në gjirin e tyre ndërkohë që lidershipi i saj ka shkelur “vijën e kuqe” të vendosur prej tyre”?
 
Dhe së fundmi, pyetja jo më pak e rëndësishme do të ishte: Rama e Thaci kanë lënë të kuptohet tinëzisht, pa u shprehur qartë e haptas, së paku në marrëdheniet me institucionet e tjera kushtetuese, se për këtë veprim kanë marrë mbështetjen e SHBA. Ata janë të detyruar të bëjnë transparente se paku për Presidentin dhe Kuvendin e Shqipërisë dhe Kryeministrin dhe Kuvendin e Kosovës se cfarë mbështetje është marrë nga partneri strategjik. Cfarë konkretisht kuptohet me këtë mbështetje? Dhe deri ku shkon kjo mbështetje? Dhe mbi të gjitha, Thaci dhe Rama duhet të sqarojnë opinionin publik vëndas e ndërkombëtar, pas miratimit eventual të kësaj marrëveshjeje nëse dinë dicka, kanë parashikuar apo presin veprime të tjera me pasoja për të gjithë shqiptarët në rajon?
 
Cështja e Kosovës deri më sot ka qënë e vështirë, por rruga në të cilën e kanë futur Vucic-Thaci-Rama e kanë bërë atë shumë më të komplikuar e ndoshta edhe e kanë kthyer shumë  mbrapa. Edhe në rastin kur kjo marrëveshje do të dështonte për shkak të angazhimit të vëndeve serioze të BE, imazhi i Kosovës në sytë e këtyre vëndeve do të ishte shumë negativ për të mos përjashtuar rastin që ndonjë prej tyre të deklaronte se një vend i tillë nuk meriton mbështetje për anëtarësimin e saj në OKB, NATO e BE përderisa lidershipi i saj punon kundër parimeve mbi të cilat Kosova është ngritur duke lënë të zhgënjyer dhe të gjithë miqtë e saj ndërkombëtarë që janë angazhuar për pavarësimin e saj brënda kufijve të paprekshëm, pra në respekt të sovranitetit e integritetit të një shteti multietnik që as ndahet dhe as bashkohet me asnjë nga vëndet fqinje.
Syri.net
14 shtator 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho14/09/2018 20:36

flm.

zaho14/09/2018 14:53

Lidershkipi shqiptar eshte i shtur tek shovinistet e armiqte e shqiptareve ! Fjalet nuk bejne efekt o politikane, sado drejt ta keni! Kryebastrdi nuk pjerdh per fjale gje te cilen edhe ju e kuptoni, por beni gjoja te opozite Fakti qe keta tradhetare dalin hapur e nuk kane frike nga askush e tregon kete ! Puna juaj o Kastriot nese e doni vertet vendin eshte te organizoni popullin ne protesta te pa ndaleshme, deri sa keta qelbesira hidhen ne burg vendin qe meritojne. . "Fjalet e shumta fukarallek" Ju flisni, karvani i qeneve tradhetare vazhdon shkaterimin dhe shitjen e vendit! Duhen protesta, Keni edhe ju ne nje fare menyre pergjgjesite tuaja! Vetem fjale,pa veprim duket si loje me shqiptaret,rrjedhimisht edhe ju jeni ne te njeten grope haleje, e do pergjijgeni nje dite edhe ju te opozites, qe mbani ne pushtet keta tradhetare!

Shto koment

Denonco