Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Edi Rama, çfarë the për Fushën mund të përdoret kundër teje në gjykatë

Edi Rama, çfarë the për Fushën mund të përdoret kundër teje në gjykatë

Nga Oerd Bylykbashi - 14/09/2018

Edi Rama mbremë e tha troç dhe live: Fusha nuk mund të ndertonte i vetëm në 298 m2 dhe se "ia kemi kërkuar ne që nuk ndërton dot për hesapin tënd por urdhëro dhe merr përsipër të kontribuosh për të ndërtuar teatrin‎" (?!). ‎

Te gjithe e dimë që prapa Fushës fshihet Rama, por është hera e parë që pranon publikisht se është ai, vetë Edi Rama, që ia ka kërkuar Fushës të ndërtoje aty dhe jo e kundërta.
‎‎
Zyrtarisht, deri me sot, Edi Rama u ka thënë shqiptarëve se Fusha ka bërë një OFERTË TË PAKERKUAR që duke patur të veten vetëm 298 m2 truall, të merrte për zhvillim 9.000 m2 truall publik, të prishte Teatrin Kombetar e të ndertonte ‎një të ri me gjoja 30 milion euro, por mbi të gjitha do të ndertonte 92.000 m2 ndertim privat ne qendër të Tiranës me perfitim mbi 200 milion euro. Dhe mbi bazën e kesaj oferte, u mblodhen me nxitim Qeveri, Bashki e Parlament dhe hartuan ligjin "Fusha" sepse i mrekulloi oferta e tij.

Madje ka më keq. Mbrëme ai deklaroi: ‎"Nuk ndërton dot nëse një pronar me pronë të vogël tek kufiri i pronës nuk të jep pelqimin. [...]‎
Ne do ta hapim garën. Do ndodhë që një kompani tjetër që do të ndërtojë teatrin duhet të marrë prokurat e pronarëve. Nëse e merr bujrum, ne nuk kemi asnjë problem‎."

‎Pra Kryeministri ka pregatitur edhe kurthin dhe mashtrimin tjeter për shqiptarët dhe BE. Gjoja do të hapë garë për zhvillimin e 9.000 m2 truall publik për ndërtim kullash duke prishur Teatrin, duke vënë si kusht për fitimin e garës marrjen e pëlqimit nga Fusha, si zotërues i pronës kufitare prej 298 m2‎. 

Fushës, i cili garon edhe vetë, Rama i jep porosinë që të mos e japë pëlqimin e ndertimit ngjitur me të për të tjerët, edhe pse ata kanë oferta shumë herë më të mira. Keshtu, Fusha del i vetmi konkurent që plotëson çdo kusht edhe pse ka oferten me skandaloze. ‎


Pra zyrtarisht Edi Rama Kryeminister ka pranuar se ka mashtruar publikun. Mbrëmë ai pranoi që ka kryer vepër penale. Pranoi se ka bërë marrëveshje për partneritet si përfaqesues i pu‎blikut me një privat, që privati të bëjë sikur gjoja ka bërë ofertë të pakërkuar që të zhvillojë pronën publike me përfitim marramendës për privatin, por që çdo gjë e ka organizuar vetë ai, Edi Rama Kryeministri që firmosi ligjin Fusha.

Ky nuk është Partneritet Publik Privat (PPP‎). Ky lloj PPP quhet KORRUPSION klasik publik-privat. Edi Rama këtë e pranoi mbrëmë publikisht. Kjo nuk është çeshtje për prokurorinë e ngordhur të Arta Markut. Kjo është punë për SPAK, prokurorinë e re antikorrupsion, sapo të ngrihet!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco