Vettingu i politikanëve të lartë/ Përse?…

Vettingu i politikanëve të lartë/ Përse?…

Nga SYRI.net - 12/09/2018

Shumica e shqiptarëve, duke parë nivelin dhe cilësinë e deputetëve e ministrave aktualë e mbështesin vettingun e politikanëve. Sepse ky është një mekanizëm i pastrimit të politikës, pra qeverisjes, parlamentit dhe administratës publike nga individët e paaftë e me arsim të dyshimtë, individët e korruptuar e pasuri të dyshimtë, politikanët e lidhur me krimin apo me individët me rekorde kriminale, apo më përgjithësisht personat me integritet të papërshtatshëm për postin e politikanit të lartë.

Kjo nismë vjen nga opozita dhe çuditërisht është kundërshtuar nga naxhoranca që normalisht duhet të kishte ndodhur e kundërta. Ky refuzim nga maxhoranca është shoqëruar me hedhjen në tregun mediatik të shumë tezave anti-vetting që kanë krijuar një fare paqartësie për publikun.

Disa nga pyetjet që shtrohen me këtë rast janë. A ka kuptim dhe mundësi që vetë politikanët të bëjnë vettingun për veten e tyre? A mos vallë propozimi për vettingun e politikanëve është një mënyrë indirekte për të refuzuar reformën në drejtësi? Përse s’pret opozita që SPAK dhe BKH të veprojnë apo ka frikë prej tyre e kërkon të spostojë vëmendjen me këtë propozim? Mos vallë përmes këtij propozimi opozita synon të bëjë shou për të shmangur hetimin e familjarëve të politikanëve të lartë të opozitës? Më poshtë jepen disa nga përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Vettingu i politikanëve është një proces strikt ligjor…

Vettingu i politikanëve të lartë do të jetë një proces strikt ligjor i mbështetur në dispozita kushtetuese të hartuara posaçërisht dhe ligje të veçanta të bazuara në ndryshimet kushtetuese. Po ashtu ky proces strikt ligjor, nëse do të ndërtohet i saktë, do të ishte i pavarur nga ndërhyrjet e pazaret politike. Ky do të ishte një proces transparent që do të synonte të rivendoste parimin e meritës dhe të integritetit në ngritjen e institucioneve të reja politike.

Sigurisht që vota e lirë dhe e ndershme do të konfirmonte apo ndëshkonte këtë proces moral, ligjor e politik. Pra aplikimi i vettingut të politikanëve të lartë nuk do të varej nga dëshira e tyre por politikanët e lartë fillimisht do të ballafaqoheshin ashpërsisht me aplikimin e dispozitave kushtetuese dhe ligjore për pastërtinë e figurës së tyre dhe më tej do të ishin votuesit që do të merrnin vendimin përfundimtar.

Vettingu i politikanëve s’cenon reformën në drejtësi….

Vettingu i politikanëve nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë ndikim negativ në reformën në drejtësi. Të gjitha veprimet dhe proceset kushtetuese dhe ligjore të reformës në drejtësi janë krejtësisht të palidhura me vettingun e politikanëve. Po ashtu si edhe vetingu i policisë nuk interferon me reformën në drejtësi.

Vettingu i politikanëve është proces politik…

Vettingu i politikanëve nuk është hetim penal por proces politik, i cili kufizon edhe më shumë sesa Kodi Penal apo ligjet e tjera që rregullojnë sjelljen e politikanëve të lartë të drejtat e politikanëve të drejtat e tyre si për shembull të drejtën e tyre për tu zgjedhur. Kjo do të thotë që vettingu politik mund të pengojë një individ të kandidojë apo ti heqë të mandatin edhe nëse nuk ka bërë krim apo më gjerësisht nëse nuk ka kaluar përmes një procesi penal.

Sepse vetingu i politikanëve ka të bëjë me pastërtinë e figurës së politikanit të lartë e cila mund të cenohet jo vetëm nga elementë penalë por edhe nga elementë të tjerë që e cenojnë figurën e tij. Për shembull, nëse një ministër ka lidhje miqësore me një kriminel, pa u përfshirë në aktivitetin e tij kriminal apo pa i krijuar atij asnjë lloj lehtësie apo avantazhi, ai natyrisht nuk mund të akuzohet apo ndëshkohet penalisht, por atij nuk do ti lejohej të mbante postin e ministrit apo përjashtohej nga pozicionet e larta shtetërore. Sepse vettingu ndaj politikanëve të lartë mendohet të veprojë edhe në këtë rast, duke gjykuar që një marrëdhënie miqësie me një kriminel është e papërshtatshme për një politikan të lartë.

Vettingu i politikanëve i ngjashëm me vettingun e gjyqtarëve…

Formulimi i propozuar nga opozita për vettingun e politikanëve edhe në aspektin politik-moral por edhe kushtetues ligjor është i ngjashëm për të mos thënë pothuajse i njëjtë me vettingun e gjyqtarëve. Ky formulim politik i opozitës për vettingun e politikanëve të lartë duhet i) të përfshihet fillimisht në Kushtetutë dhe ii) më tej të zbërthehet në detaje në një ligj të veçantë. Pasi është fituar eksperienca më vettingun në sistemin e drejtësisë jo nuk është aspak e vështirë që pasi tashmë kjo praktikë e konsoliduar të shtrihet edhe për vettingun e politikanëve të lartë, natyrisht duke korrigjuar të gjithë ato defekte apo mangësi që mund të jenë vërejtur gjatë hartimit të bazës kushtetuese-ligjore dhe zbatimit të tyre për vettingun në sistemin e drejtësisë.

Vettingu i politikanëve, hetim edhe i familjarëve të tyre...

Vettingu i politikanëve të lartë nuk pengon asnjë lloj hetimi penal edhe ndaj individëve të lidhur me ta apo familjarëve të tyre. Thënë më shkoqur, vettingu i politikanëve të lartë nuk përjashton, as nuk pengon, as nuk kufizon dhe as nuk ndikon në mënyrë negative asnjë hetim penal si ndaj politikanëve ashtu edhe ndaj individëve të lidhur me ta e më konkretisht familjarëve të tyre.

Po ashtu vettingu i politikanëve jo vetëm nuk shmang procesin e hetimit dhe ndëshkimit penal, por përkundrazi a ndihmon apo nxit shfaqjen e lidhjeve kriminale dhe të korrupsionit të politikanëve apo individëve të lidhura me ta, pasi sikurse ka ndodhur edhe me vettingun në sistemin e drejtësisë, ku shumë nga rezultatet e vettingut të gjyqtarëve i janë referuar prokurorisë për hetim penal.

SPAK dhe Byroja e Hetimit kanë juridiksion të hetojnë vetëm zyrtarët e lartë për korrupsion dhe grupet e organizuara kriminale, por normalisht nuk hetohen familjarët e politikanëve të cilët për çdo lloj aktiviteti të tyren ata hetohen si çdo qytetar nga prokuroritë e rretheve por me propozimin e opozitës ata do të mund të hetohen nga SPAK apo Byroja e Hetimit si pjesë e hetimeve ndaj politikanëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco