Si po shpopullohet Shqipëria

Si po shpopullohet Shqipëria

Nga Pano Soko - 14/08/2018

Sipas INSTAT në tremujorin e dytë, popullsia shqiptare është shtuar me vetëm 769 vetë në rang Republike, ose rreth 70% më pak nga një vit më parë.

Fenomeni i dezertifikimit njerëzor (nuk po e quaj "shpopullim", sepse ka peshë të rëndë për veshët e mi) është rreziku më i madh për ekzistencën e këtij shteti. Si ndryshku për kollonat prej hekuri, që dalëngadalë i korrodon deri sa ato rrëzohen, kështu edhe shpopullimi korrodon kollonat e shtetit derisa ky i fundit bie. Dhe ndër shumë të këqija, ajo që ka një efekt lethal është efekti acid qe ky fenomen ka tek skema e fondeve speciale (sig. shoqërore, shëndetësore). Nëse trendi i deritanishëm vazhdon, shumë shpejt defiçiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore do të rritet aq shumë sa teorikisht i bie që do të gllabërojë gjithë buxhetin e shtetit. Kjo sepse mënyra si funksionon skema është e tillë që brezi aktual që punon, paguan sigurime shoqërore dhe me ato kontribute paguhen pensionet e brezit të pensionistëve dhe nevojat për shërbimet shëndetësore. Sot qe flasim, shteti mbledh rreth 880 milionë USD nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe paguan 1.7 miliardë USD për skemën e pensioneve dhe atë shëndetësore. Pra skema që sot ka një defiçit prej 820 milionë USD. Këto lekë që i mungojnë, sot shteti i merr nga taksat e tjera që ne paguajmë.

Në një skenar të pritshëm, sipas trendit aktual, do të vijë një moment ku kontributorët do të ulen shumë, ndërkohë që pensionistët do të jenë rritur. Dhe kjo për dy arsye, rënia e shtimit natyror përmes lindjeve dhe emigracioni që sa vjen e rritet (duke pasur parasysh që sot po emigrojnë të rinj, profesionistë, forca aktive qe do të duhej të kontribuonin në skemë për 20-30-40 vitet e ardhshme.) Kjo do të çojë skemën në dështim dhe buxhetin e shtetit në kolaps, sepse këta njerëz që i mungojnë vendit, nuk i mungojnë vetëm tek kontributet shoqërore, por edhe tek pjesa tjetër e të ardhurave buxhetore, si taksat, tatimet etj., pjesa me të cilën shteti sot mbulon lekët që i mungojnë tek skema e sigurimeve. Sepse këta do t'i mungojnë konsumit duke bërë që konsumi të bjerë dhe bashkë me të dhe të ardhurat nga taksat që lidhen me të (TVSH, Akcizë, taksë doganore), këta nuk do derdhin tatim mbi të ardhurat, këta nuk do derdhin tatim në burim etj.. E duke menduar që atëherë borxhi i qeverisë do jetë kthyer në hall, shpenzimet do të jenë rritur, të ardhurat do jenë në hall të madh, skema e rënduar e pensioneve do të kthehet në super peshë për supet e brishta të shtetit. Pra jo vetëm që skema do bjerë, por edhe buxheti i cili deri më sot ka kompensuar humbjet e skemës, nuk do ta bëjë dot më, sepse do të ketë hallet e veta.

Dhe ky do të jetë kolapsi. Natyrisht nuk do të vijë bum, si një bombë që shpërthen, menjëherë dhe e fortë. Do të jetë si ndryshku, do ta hajë avash avash, butë butë, vit pas viti pak m? shumë, deri sa ta rrëzojë komplet.

Nëse nuk kthejmë në shina hemoragjinë e njerzve dhe rritjen anemike (në mos uljen e popullsisë) ky nuk do të jetë thjesht një skenar teorik për leksione ekonomie. Do të jetë Greqia 2.0.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Fisniku Teaterdashes16/08/2018 08:39

Nje shkrim profesional dhe patriotik me nivel te larte. Sirene alarmi. Per ke? Per te gjithe. Nese autori i shkrimit e lexon kete koment desheroja ti beja nje sygjerim. Komenti i "krasasi tp" kishte nje teme interesante per nje investigim te thelle si nje zgjidhje dhe rivendosje te drejtesise me abuzimet qe jane bere te kurriz te se sotmes dhe te ardhmes se ketij vendi.Tung!

toni15/08/2018 15:14

e sakte satistika juaj ju me te vertet shruani se shqiptaret po paksohen po matematika e te rilindurve te dreqit mallkuar u del ndryshe, do i zevendesoj shqiptaret me avgan,zezak, afrikan, kta vetem qe te mbajn me nderen but aty ku e kan mundet me ba edhe me shume ckomtarizim sec kan bere kto 30 e kosur vite ka vetem polici qeveri dhe trafikante qe drejtojne vendin tone.ska gjykata ska prokurori ska kush mbron kushtetuten pa gjykaten kushtetuese.kta vetem forcojn pushtet dhe shtet policor.pak shprese se edhe opozita eshte e trembur o e matufosur nuk din ku ta kap dh ku ta leje.

krasasi tp15/08/2018 11:35

Z.Pano, sapo mori pushtetin Rilindja,me i madhi i tyre Z.Rama nxori nje VKM ku detyronte institucionet publike, dhe biznesin qe te dredhnin gjithe kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore te mbajtura kontributoreve por qe nuk ishin derdhur per llogari te tyre ne sigurimet shoqerore dhe shendetesore.Ndryshe do kishte sanksione.Asgje nuk levizi nga ve4ndi.doli nje VKM tjeter ku faleshin sanksionet por kontributet duheshin derdhur.Mandej gjithcka u harrua.Pati nje permiresim ne detyrimin e biznesit per mos te mbajtur punojes pa u paguar sigurimet shoqerore dhe shendetesore por edhe nje raste ku qeverija e fasadave ta trumbetonte kete si nje celje e vendeve te reja te punes.Ne 20 vite Tirana qytetet e medha u ndertuan ne te zeze. Pothuajse gjithe punojseve te ndertimit nuk u paguheshin sigurimet.Cfare benin institucionet e ngarkuara nga ligji per te bere detyren, kuptohet, leshonin, "jo perin por gjithe litarin." duke mare ryshvetin qe e konvertonin ne vila e makina luksoze per vete e per shefat.Me qindra e mijra puntor per nje periudhe 20 vjecare nuk kane cfare pensioni te marin.Zgjidhja eshte e thjesht.Oligarkeve tu llogariten gjithe ndertimet qe kane bere ,krahet e punes qe jane harxhuar minus ato qe kane paguar per llogari te ISSH dhe diferenca te paguet me vrap.Gjithe kreret e institucioneve publike, ne ISSH,DRSSH perkatese, tatimet e te tjere ti neneshtrohen Vetingut per ta mbajt vendin e punes, ndryshe te dorezojne diferencat per llogari te ISSH.Ndoshta disa krere duhet te pergjigjen penalisht si te perfshire ne nje konspiracion per falimentimin e shtetit.

Shto koment

Denonco