Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Emigrantët

Emigrantët

Nga Agim Xhafka - 14/08/2018

Çdo ditë në rrjetet sociale shoh plot foto me ushqime.

Sidomos nga emigrantët. Bollëk i madh. E di që nuk e bëjnë për zili ndaj shqiptarëve të varfër në atdhe. Nuk tregojnë tavolina me mishra e pije për të thënë sa të pasur janë.

Rreshtojnë pjatat që t’i mbushin mendjen vetes se ia vlejti që e braktisëm atë vend me sherre, me hajdutë, me trafikantë e vrasës.

Zbutin dhe dhembkën që lanë pas.

Por sa ngrihet e pastrohet ajo tavolinë,sa hiqen pjatat e shishet,askujt nuk i vjen në fyt gromësima e kënaqësisë. Se ndër tru nis shëtit malli për ata që ke lënë larg.

Për prindërit, fisin, varret.

Për çastet kur puthe së pari, kur fjete me këpucët e reja poshtë jastëkut,kur pe blirin që çeli e të spërkati me aromë, kur gjyshja të veshi çorapet që i beri për tërë natën me shtizat e gjera, kur babai të përqafoi për dhjetën e aritmetikës, kur recitove pa e harruar vjershën, kur të erdhi krejt klasa në spital se u operove nga bajamet...

Është një botë e tërë qe kemi lënë pas.

Rendëm e vrapojmë përditë për një tavolinë a një makinë, por humbëm veten, zbehëm kujtimet, hirnosëm ëndrrat.

Dukemi të ngopur në dreka e darka atje larg, shumë larg.

Ndërsa shpirti ka uri, shumë uri për atë cepin e vogël, që në glob nuk duket, është sa një thërrime.

Por që zemrën e kujtdo e bën ë, thërrime çdo ditë, çdo natë, përherë...

Godet papushim si pika e shiut mbi gurin e pragut të shtëpisë.

Pik, pik, pik... Ah, uria e mallit të pashuar!

Si acid që gërryen shkëmbin...

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

BB15/08/2018 16:03

Njeriu jeton atje ku ndihet me mire. Atdheu eshte vetem pozicion gjeografik.

toni15/08/2018 15:43

AGIM sa munet me vazhdu kshtu me ket mall qe kemi sot,e vertet se ato qe punojn me djersen e ballit, vijne dhe prishin ato te ardhura qe kan kursyer gjat vitit.sa dekada do vazhdoj ,edhe nje, dy maksimumi pse femjet tane do ju bjere ndermend.a a agim kto qe shohim sot se dim per neser.Kta qe drejtojn dhe qe kan drejtuar deri me sot su ka ra fare ne mendje se ka gjysemen e kombit jasht,kombesit tjera te gjitha jan te angazhuar ne vendet e tyre,edhe senegalezet votojn per qeverit e tyre ,po ne shqiptaret,,,,jo nuk shkon nuk shkon me ne sot ne vendin tone nga qeverit shihemi si PLACKE vetem kur vijme veres per pushime ,vetem shiko siguracjonet, deri kur mund te vazhdoj kshtu,kam dhe kemi frike qe shum shpejt kto lloj qeverish qe kemi ne do te zevendesohemi shum shpejt me kinez ,afrikan apo sirjan ,e kui dihet.

Taljoni15/08/2018 11:12

O Agim mos na bej politike se duket me teper shkrim i nje depresioni se sa realitet. Per c'fare vendi te merr malli per hajdutet qe vodhen jeten, pronat.e te nzorren jashte po per ato sofrat e tyre nuk ben fjale breburre? Per c'fare femijerire e ke fjalen ate mizerabel te kacolleve qe ti shkruan? Po leri keto violinizma o burre se kur kthe koken mbrapa te dhemb cervikalja jo me te te kalojne te dritmat e dimrave te akullt me kepuce me brima e barkun bosh. Leri filmat Agim bej nje kure me testosteron se jane shenja te keqija keto shkrime.

rob i zotit14/08/2018 17:00

jane fjale te verteta, po te komentosh vetem e prish.

Ajo14/08/2018 15:49

Plotesisht e vertete Z. Xhafka!
Une si nje nder mijra emigrantet qe lame vendin, familjen, profesionin, pragun e shtepise dhe kujtimet e nje jete te tere ju kuptoj shume mire.
Megjithese kemi krijuar nje jete me te mire financiarisht krahasuar me ate ne atdhe, mireqenia ekonomike kurre nuk mund te mbushe boshllekun e ndarjes prej motrave dhe vellezerve, prej nenes plake dhe babait te moshuar qe sa here shkon per dy ose tre jave ti vizitosh, ne momentin e ndarjes me ata vuan tmerresisht se mbase kjo eshte hera e fundit qe i sheh dhe i perqafon.
Dhe kjo ndodh besoj me te gjithe ne emigrantet.
Te merr malli per gjithshka, qofte edhe per pazarin e zhurmshem te qytetit tend ku shiten mallra tejet pa cilesi prej Kine apo prej Turqie, teksa degjon te bucase muzika me motive orientale a thua se jeton ne Egjypt, apo kur sheh njerez qe shesin fruta dhe perime anes rrugeve te pluhrosura. I mire apo i keq, ky eshte vendi yt qe asgje ne bote nuk ta zevendeson.

ZZIK14/08/2018 15:30

REal, e me sentiment kombetar, shume domethenesper kohen e atyre qe harrojne hapin e pare, ne token e nenes e babait. Ai eshte vendi im, i yti, i te gjitheve ne shqipetareve me, e pa buke, por me dashuri per shqiperine, e atdheun. Njeriu pa atedhe eshte si ai qe nuk njeh nene e baba. Duajeni vendin e njeri tjetrin, respektoni me aqe mundesiqe keni,, se bota, e jeta eshte e vogel qe te marresh cdo gezim e hidherim. Jetoni si njerez,,,,,,Epershendes autorin, suksese.

Krist14/08/2018 15:27

Gimiiii,mos e tepro kaq shume,bile,kur nuk e ke provuar edhe vete.Ata,qe e kane ndare mendjen,i kane marre masat dhe me kohe,i kana marre me vehte,bile edhe qenushin e shtepise.

Shto koment

Denonco