Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Mes dy gjëmave: nga vrasësi tek Kryeministri

Mes dy gjëmave: nga vrasësi tek Kryeministri

Nga Luan Rama - 11/08/2018

Gjëma e parë:

Mbrëmë në një fshat të Selenicës së Vlorës, tetë të vrarë, një familje e shuar!

Dhe vrasësi me kallashnikov që i drejtohet  Kryeministrit përmes fb ‘a më kap dot?’!!!

Gjëma e dytë:

Sot në fb e Kryeministrit, në vend të përshpirtjes (më e pakta që mund të bëjë një njeri normal!), vetëlavdime për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, që pasi janë paraprirë nga një ‘mirëmëngjes’ me të qeshur, mbyllen me urimin ‘fundjavë të qetë!’.

Po dhembja, po turpi, po ngushëllimi për të vrarët, po reflektimi e përgjegjësia?!

Këto nuk kanë lidhje me Kryeministrin!

Sepse dhembja, turpi, ngushëllimi, reflektimi e përgjegjësia janë për njeriun! Nuk janë për Kryeministrin!

Kryeministrit tonë i ka humbur dhembja si ndjesi njerëzore! Ai është barbarizimi i shpirtit njerëzor!

Tek Kryeministri ynë ka vdekur Hamleti! Sepse kur vdes dilema tek njeriu, vdes Hamleti!

Nuk ka më pyetje të rrosh apo të mos rrosh!

Pyetja kthehet ne version narcisist: të ndodhë kataklizma me të tjerët, unë të jem i kënaqur me veten.

Nga gjëma e mbrëmshme me tetë të vrarë dhe një vrasës, tek gjëma e sotme me Kryeministrin që më kujton Migjenin me ‘Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun’.

Ndërmjet dy gjëmave: nga vrasësi tek Kryeministri - ç'të vajtosh më parë?!...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar12/08/2018 08:43

Më tërheq vëmendjen se gazeta Syri të cilën e kam konsideruar si një media mbështetëse të së djathtës shqiptare, edhe kur boton deklarata të opozitës ndaj qeverisë socialiste të Ramës, nuk jep deklaratat e liderit të partisë më të madhe opozitare antikomuniste z.Basha, por kryesisht deklaratat e krerëve të LSI e të ish liderit të PD, doktor Berishës.

Shto koment

Denonco