Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

…kur bëjmë shtet me brekë plazhi në Vuno

…kur bëjmë shtet me brekë plazhi në Vuno

Nga Bledian Koka - 08/08/2018

Sot në një aksion të koordinuar model sulm-sovjetik (disa ushtarë qëllojnë mbi një objektiv në të njëjtën kohë), dy zëvendësministra të Edi Rames dolën në konferencë për mediat për të sulmuar një gjyqtare në Vlorë që ka liruar një të arrestuar për armëmbajtje pa leje.

A duhet ne që të rreshtohemi krah dy zëvendës-notereve të drejtësisë së Edi Ramës? Logjika e do që po. Çdo gjyqtar që jep vendime të cilat i presin krahët punës së policisë, duhet të flakët një orë e më parë nga sistemi i drejtësisë. Argumentet i zëvendësministrave Goga e Lamallari ishin krejt bindës se gjyqtarja e Vlorës Erila Çela kishte firmosur si jo pak kolege të saj, lirimin e një personi që qarkullon me armë. Janë nga ata që e nxjerrin revolen ku të munden e kur të munden, në plazh, në lokal,në restorant, lagje e kudo për një shikim të vëngërt, për një llafe e kryesisht pas çdo pazari të prishur droge.

Për të mësuar më shumë për këtë gjyqtare “notova” në internet dhe pashë një investigim të emisionit hetues STOP. Aty tregohej sesi kjo gjyqtare kishte dhënë një vendim kundër një qytetareje për hesap të një oficeri policie që me skema mashtruese kishte arritur ti grabiste asaj pronën. Andralla të pafundme shqiptare ku gjithmonë pas tyre, fshihet dora dekapituese e “drejtësisë” së një gjyqtari a një gjyqtareje. Sot për kënaqësinë e asaj qytetares që një vit më parë fliste me zorin e astmës në mikrofonin e STOP, ajo gjyqtarja e mori dënimin e merituar popullor. Jo për çështjen e zonjës në fjalë ‘ajme’, ajo e shkreta çirrej kot një vit më parë në ekran, sepse si dje si sot e sigurt është se dëshpërimi i saj nuk hyn në hesapet e Edi Ramës.

Sulmi i befasishëm i sotëm i dy butonave të Edi Ramës në Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Rendit që u shtypën njëherazi për të sulmuar gjyqtaren e padenjë që paskërsh liruar një të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe mirë bënë, është e demaskues për po të njëjtët, dhe mandatarin e tyre që me të vetën “bëri shtet” me brekë të plazhi në Vuno. Por dhe sikur, ku ishin këta dy figurat e Edi Ramës, kur vetting-u konfirmoi në detyrë Dritan Hallunin gjyqtarin që u konfirmua në sistemin e drejtësisë edhe pse kishte liruar Arben Frrokun të faktuar me zë e me figurë si vrasës i Kryekomisar Dritan Lamajt?

Ku ishte ky “hipsteri” i Ministrisë së Drejtësisë dhe ai “një nga 40 zv/ministrat e Brendshëm”, kur Vettingu,  konfirmoi në detyrë ish kreun e Gjykatës së Vlorës, gjyqtarin e  Artur Malaj, duke injoruar raportet e shumta të shërbimeve sekrete për korrupsion pasiv të gjyqtarit? Është ende e paqartë, sesi brenda pak orëve Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme konsumuan dy komunikime me mediat për të njëjtën çështje, me të njëjtat argumente dhe për të njëjtën gjyqtare. Sikur ky model të ishte ndjekur për vetëm vitin e fundit, për të gjithë kriminelët dhe të skeduarit që kanë shkuar para gjykatës dhe sot e gjithë ditën gëzojnë lirinë, sot do të kishim më pak të shtëna në plazhe, më pak vrasje që nuk do të zbardhen kurrë, e më shumë besim se “këta” po bëjnë shtet. Por deri në një njoftim të dytë, sot kishim vetëm shfaqjen e një lukunie rilindasish që kërkojnë gjak për vetting, duke ia servirur atë si kurban për një populli që e kanë marrë peng. Dhe sot e gjithë ditën, kemi thjeshtë një kryeministër që me brekë plazhi në Vuno, tentoi të gënjejë shqiptarët se fajin nuk e ka ai.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp08/08/2018 21:18

Per Dritan Hallunin dhe Artur Malaj ONM duhet ti kerkoj Komisionerit Publik apelim.Nuk jemi ne tenderim ku te preferuarit e qeverise marin disa pik bonus.Cdo devijim dhe cdo perpjekje per kapjen politikisht te Reformes eshte nje akt i paster anrti shqiptar dhe antikombetar i mafies dhe politikes se korruptuar dhe kriminalizuar.Ky krye strategu i Dibres , Z.Manja dhe mentori i PPP mos ta dredh si kurvat.

Shto koment

Denonco