‘Nuk duam as drita, as ujë, veç qeveria të zhduket’

‘Nuk duam as drita, as ujë, veç qeveria të zhduket’

Nga Agim Xhafka - 07/08/2018

Po kërkuam drita kur na ikin,na hakërrehen se nuk dashkemi Reformën në Drejtësi!!

Kur bërtasim se uji nuk na ngjitet as në katin e tretë, na shajnë se kjo ndodh nga që nga që i urrejmë Reformën në Drejtësi!!!

Sa kollitemi nga ajri i helmët, nuk shërohemi nga ilaçet false, syrgjynosemi nëpër botë se nuk gjejmë punë në atdhe, sërish fajin e paskemi vetë se ...nuk dashurokemi sa duhet Reformën në Drejtësi!!!

Kaq manipulues janë media, qeveria, propaganda sa nuk guxon të thuash një të vërtetë se etiketohesh menjëherë armik i Reformës në Drejtësi.

Jetojmë në një republikë me kokë poshtë.

Hajduti është ministër, vrasësi është deputet, injoranti rektor në universitet dhe bojaxhiu drejtor materniteti.

Pjesa tjetër e shëndoshë, ajka e shoqërisë, goditet sapo kërkon një të drejtë, sapo skicon rrugën e progresit. Dje dënohej për sulm ndaj atdheut shkëmb graniti, sot si sabotator i Reformës në Drejtësi.

Ndaj nuk guxon më njeri të qahet për punë e zhvillim. Se e di reagimin. Dhe që të mos vdesë në këmbët e Rilindjes ikën nga sytë këmbët.

Sot vendi nuk na mban në gji.

Si leshterikë na përplas shkëmbinjve e na urdhëron: "Duajeni Reformën në Drejtësi! Duajeni ose vdisni!"

Kësaj arrogance ka mbërritur çasti t'i themi:

-Qeveri, pirdhu me gjithë Reformën tënde. Nuk duam as drita, as ujë, asgjë, vetëm të zhdukeni ju nga drejtimi i vendit.

Se mësuam që dini të vidhni, të vrisni, të gënjeni, të rrëmbeni, por nuk keni haber nga njerzillëku, nga dashuria, dija e harmonia.

Ndaj futeni atë Reformën tuaj në bythë e gënjeshtrat bëjini çaj përzierë me trefletëshin që bleruat krejt Shqipërinë. Racë zuzarësh, kleptokratë me damkë, bartës të ADN-së të vesit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho10/08/2018 16:19

Super! Bravo Xhafka, Duhet te fusesh ne ato te vetrteta edhe hale opziten e shitur tek haleqeveria!

Gjykatesi08/08/2018 09:19

Qeveria e Robespierit te kamur e ka hak jo vetem kete artukull por per te nuk mjafon as 10 i pacavures qe u shkruajt per reformen ne drejtesi.

t07/08/2018 23:34

Oh ta lumsha,kjo eshte gjuha me te cilen duhet fole tani,

Arber07/08/2018 23:09

Po cfare reforme ne drejtesi? Ajo eshte nje pacavure qe e propozuan njerezit e Soros, e hartuan njerezit e Soros, e perkrahen njerezit e Soros, ne ambasade amerikane dhe ne Bruksel (pa harruar kucken kaptin kuqe ne Tirane), dhe do e zbatojne po njerezit e Soros, dmth Rama e kompani. E ashtuquajtura reforme eshte nje pjelle e ndyre qe kerkon ti jape ne dore Rames pushtet absolut dhe per nje kohe te gjate, deri sa te zbatoje projektet e Soros plak me uturak, dhe te birit te tij homoseksual (dmth shqip b.q.). Keta jane nerez shume te rrezikshem, qe kanne para, dhe mbeshtetje nderkombetare nga BE e njerez ne Partite e shoqatat majta ne ShBA dhe te mbeturinat qe ka lene administrata e Obames ne D.Sh.. Keta kane per simbole draperin e cekanin, Ce Guevaren e Kastron, (vini re yllin e kuq ne xhaketen e Rames) flamujt e antifa qe mbante Partia Komuniste Gjermane ne vitet 1920-1930 (kerkoni ne google qendren e PKGj e do te shihni ne balle te godines te njejtin flamur). Kopeja e tyre e perbere nga ish eksponente te diktatures dhe pinjolleve te tyre do te sjelle vetem dite me te zeza per vendin e njerezit. Persa kohe qe nuk ka nje alternative te besueshme populli nuk do te luaje vendit. Jan genjyer e mashtruar shume here ndaj,.. jane ne pritje, derisa te dale nje force e vertete qe ti shkule keta tumore konceroze nga trupi i Shqiperise.

Shto koment

Denonco