Ligji i pushtetit mbi ligjin e shtetit

Ligji i pushtetit mbi ligjin e shtetit

Nga Ylli Manjani - 07/08/2018

Zoti Aurel Plasari, na sjell në vëmendje këto kohë delikate, studimin politik me titull ‘The dual state’ të juristit dhe politologut Ernst Fraenkel.

Më aktual se ky libër nuk ka!

Ernst-i e shkroi në kohën kur Hitleri vendosi sundimin e tij në gjermani, duke shmangur Kushtetutën dhe ligjet normative (Normenstaat) dhe, duke qeverisur me ligje të posaçme, në dukje të përkohshme ( Maßnahmenstaat), por të mjaftueshme për të bërë gjëmën.

Fiks Shqipëria e sotme!

Edi Rama ka bërë të njëjtën gjë. Sundon me ligjet e pushtetit të Tij (Maßnahmenstaat) duke anashkaluar Kushtetutën dhe normat e shtetit (Normenstaat).

Konkretisht:

1. Sistemi i drejtësisë, gjykatat dhe Prokuroria, funksionojnë jo sipas normave Kushtetuese, por transitore dhe ligjit të vetting. Pra në dorë të pushtetit.

2. Policia e Shtetit nuk funksionon sips ligjit të shtetit, por sipas urdhërit të pushtetit. Po nuk urdhëroi ministri, asgjë nuk ndodh.

Kur lëshohet urdhëri bëhet hataja duke ngatërruar të mirë e të këqinj me një vend. S’bëhet më fjalë për prova, por për thashetheme, që policia ka me bollëk.

3. Administrata publike nuk njeh më ligjin, por porosinë, urdhrin e zyrtarit politik. Thashethemi i portalit virtual të qeverisë është ‘ligji’ i tyre! Ligji i shtetit as nuk lexohet më.

Pra të zgjidhet halli i portalistit, punë e madhe se shkakton halle për të tjerët! Asnjë lidhje me normat e shtetit, sipas të cilave të gjithë janë njësoj para ligjit.

4. Parlamenti dhe qeveria nuk janë më pushtete të ndara, por të ndërvarura. Parlamenti varet totalisht nga Qeveria.

Asnjë lidhje me Kushtetutën!

5. Pushteti guxon të ndryshojë edhe kufijtë e shtetit, ndërkohë që Kushtetuta nuk ja njeh këtë të drejtë as vetë popullit. (Në kushtetutë ndalohet Referendumi për tërësinë territoriale)..

6. Ekonomia sipas normave të shtetit është shanc i barabartë për të gjithë. Sipas ligjeve të pushtetit është vetë privilegj i pak njerëzve që rrinë afër Kryeministrit.

Koncesioni është shmangia përfundimtare e ekonomisë me shanse të barabarta.

7. Në shtetin e normave, të gjithë kanë të drejtën e kujdesit shëndetësor. Spitali i gjen gjithnjë ilaçet dhe mban përgjegjësi.

Në shtetit e Normave, secili riimbursohet për shërbimin që merr.

Sot ilaçet i gjen pushteti, me qëllim që njerëzit ‘t’ia dinë atij për nder’! Ndërsa riimbursim e merr spitali që do pushteti, jo ai që do pacienti.

8. Në shtetin e normave Arsimi është mjeti më efikas kundër injorancës. I barabartë për të gjithë.

Në ligjin e pushtetit Arsimi është privilegj i atyre që paguajnë ose që votojnë pushtetin.

9. Në ligjet e shtetit, bashkia është ent publik i zgjedhur për të drejtuar punët e qytetit, sipas interesave të qytetarëve. Këta të fundit paguajnë taksat e tarifat për këto shërbime.

Ligji i pushtetit i bën bashkitë ose Komitete Ekzekutive të tij (pushtetit), ose i trajton si qendra opozitarësh, sa për një ‘spruco demokracie’.

10. Ligji më i fortë i pushtetit është ALUIZNI. Ky ligj të menderos çdo Kushtetutë e çdo normë...

E kështu me radhë.

Ka shembuj plot që tregojnë se pushteti është mbi shtetin. Pra sundimi i të fortit mbi atë të normës.

Dikush thotë se Hitleri pushtoi Europën, ndaj s’ka krahasim.

Por duhet mbajt parasysh se edhe Edi Rama po sundon thjesht Shqipërinë, jo Gjermaninë. Shqipërinë, ushtria e të cilës krenohet me shitje skrapi pa tender!

Puna është se ç’po bën në vendin tonë të përbashkët?!

Po e sundon aq keq, sa asnjë pushtues nuk e ka bërë.

Bie fjala, pushtuesi Italian na bëri me Teatër, shesh e godina zyrtare të bukura.

Edi Rama i prishi të gjitha!!!

Të keqen e pushtuesit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber07/08/2018 19:13

Ka dallime thelbesore ndermjet atyre masave qe mori Hitleri dhe ato qe bejne Rama me zagaret e tij. E para Ernst Fraenkel ishte eksponent i te majtes komuniste, nje marksist, e cila e ktheu Gjermanine e pas Luftes se Pare Boterore nje nje vend ku kaosi, protestat e dhunshme, varferia gjunjezuan vendin. Fraenkel ishte kandidat per tu zgjedhur Kryeprokuror i Gjermanise nese vinin ne pushtet komunistet. Ne radhet e ketyre komunisteve internacionaliste, marksiste kishte agjente te Kominternit te tille si Roza Luksemburgu (cifute Polake), Bella Kun (cifute Hungareze), Gjergj Dimitrov (Bullgar) Riza Cerova Shqiptar agjent i paguar nga Kominterni (qe edhe sot na e mbajne per hero). Me ardhjen ne fuqi te Nacional Socialisteve, ne 4 vjet, Gjermania jo vetem la pas varferine por u shnderrua ne fuqine ekonomike e ushtarake me te fuqishme te botes. Kjo ndodhi pasi "lau hesapet" me marksistet. Edi Rama nuk eshte nacionalist por internacionalist, nje sherbetor i Soros qe ka axhende globaliste, internacionaliste ne dem te shteteve kombtare. Edi Rama dhe i vellai i tij veshin bluza ku jane stampuar Ce Guavara e yjet e marksizmit, ose me ngjyrat e flamurit te Antifa (organizate marksiste me zanafille ne Gjermanine e para luftes se dyte boterore flamuri i se ciles perdoret sot nga protestuesit e paguar nga Soros). Rama eshte shembulli sesi do te behej Gjermani nese marksistet do te merrnin pushtetin. Nuk e di qe studiuesit tane te jene "kaq leshko" qe te ngaterrojne gjera kaq te thjeshta. E gjithe axhenda e Rames eshte kunder interesit kombetar dhe ne favor te globalismit, ashtu sic ishte edhe axhenda marksiste e Fraenkel qe ishte tjeshte agjent i kominternit. Ndaj te evokosh libra te njerezve te tille si Fraenkel dhe pastaj te krahasosh Ramen me shtetin Nacionalist Gjerman, me shtetin e Rames eshte me e pakta injorance. Rama po varferon vendin, po mbyt njerezit ne taksa, po blen me para droge votat, eshte i lidhur ngushte me kliken marksiste boterore, njerezit qe e ndjekin jane te gjithe ish komuniste ose pinjolle te tyre.

Ajo07/08/2018 12:05

Z.Manjani keni shume te drejte, por kush ju degjon?
Nje pjese e konsiderueshme e popullit tone, as nuk ju kupton dhe as nuk do t’ju kuptoje. Per te mjafton qe ne fuqi te jete partia e lavdishme qe na beri luften e “ madhe” dhe qe e ka mare me tapi Shqiperine qe me nentor te 44-tres!
Disa jave me pare ne nje komentin tim thashe se tani nuk ka mbetur me asgje vecse grupi i Pilurit ti ngreje nje kenge Edi Rames ( as vete nuk e besoja se do ndodhte), por ja qe ndodhi!
Sot ne vitin 2018, ne kohen e qeverisjes me te keqe dhe me anti kombetare te 106 viteve te egzistences se shtetit shqiptar, ky popull i papergjegjshem i ngre kenge Edi Rames!

Shto koment

Denonco