Dështimi i reformës në drejtësi, paralajmërimet nga SHBA e KE

Dështimi i reformës në drejtësi, paralajmërimet nga SHBA e KE

Nga SYRI.net - 01/08/2018

Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Procesi i vetingut kontrollohet nga Rama i cili shumë shpjet do të kontrollojë të gjithë gjyqësorin.

Këto janë dy përfundime të qarta nga reforma në drejtësi në Shqipëri. Këto shqetësime janë paralajmëruar nga Komisioni i Venecias dhe janë stigmatizuar nga senatorët amerikanë dhe organizata amerikane JW, e cila i ka çuar në prill 2018 Departamentit të Shtetit një dokument analitik prej 27 faqesh.

SHBA (Senatorë të SHBA dhe Organizata e së Djathtës JW) dhe Këshilli i Europës (Komisioni i Venecias) kanë paralajmëruar dhe i kanë bërë me dije politikës dhe publikut shqiptar ‘Dështimin e Reformës në Drejtësi’.

Më konkretisht ata pas një analize të thelluar kanë arritur në përfundimin se Edi Rama do të vendosë nën kontroll sistemin e drejtësisë. Se institucionet e drejtësisë do të destabilizohen. Dhe se shumë shpejt do të shfaqet qartas mosbesimi i publikut te sistemi i drejtësisë.

KOMISIONI I VENECIAS I KËSHILLIT TË EUROPËS KA PARALAJMËRUAR:

Komisioni i Venecias në rekomandimet e dhëna ka ngritur shqetësimin dhe njëkohësisht ka paralajmëruar se zgjidhjet radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme, pasi krijojnë:

  • tensione të mëdha brenda gjyqësorit,
  • destabilizojnë punën e gjyqtarëve,
  • shtojnë mosbesimin e publikut në gjyqësor,
  • shmangin vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale,
  • dhe, si çdo masë e jashtëzakonshme, krijojnë rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.

Pra Komisioni i Venecias, institucioni i specializuar i Këshillit të Europës, në fushën e reformave ligjore, pra edhe të drejtësisë, ka ngritur shqetësimin se reforma në Shqipëri do të dështojë. Për Komisionin e Venecias, dështim do të thotë:

i) kapje e drejtësisë nga forca politike që drejton procesin, pra nga Edi Rama;

ii) destabilizim i punës së gjyqtarëve, pra lënie e vendit nga Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Apeli;

iii) rritje e mosbesimit të publikut te gjyqsori, gjë për pritet të shfaqet dukshëm në javët e muajt në vijim.

Organizata amerikane, Judicial Watch, në njoftimin e saj publik ka deklaruar:

Judicial Watch, bazuar në një letër të 6 senatorëve republikanë të Senatit të SHBA dhe në një hetim të saj të thelluar të saj, në një njoftim për shtyp (https://www.judicialwatch.org/press-room/press-releases/judicial-watch-doj-records-shoë-obama-administration-helped-fund-george-soros-left-wing-political-activities-albania/) ka deklaruar, ndër të tjera:

  • "Fondacioni Shoqërisë së Hapur-Shqipëri dhe ekspertët e saj, me financim nga USAID, kanë krijuar Dokumentin e diskutueshëm të “Strategjisë për Reformën Gjyqësore Shqiptare”. Mendohet se kjo 'reformë' ka pasur për qëllim t'i japë Kryeministrit Rama dhe qeverisë socialiste kontroll të plotë mbi gjyqësorin;
  • Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i administratës së Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri.
  • Në maj 2017, Donald Lu ka ndihmuar të minoheshin veprimet e opozitës shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës do të refuzonin të merrnin pjesë.

Përgjegjësi për këtë dështim kanë maxhoranca e drejtuar nga Edi Rama. Jashtë kësaj përgjegjësie nuk mund të lihen edhe dy personazhe shumë aktive në mbështetje të vendosjes së drejtësisë nën kontrollin e Ramës, ish-ambasadorët Donald Lu (roli i tij stigmatizohet nga senatorët amerikanë dhe organizata amerikane) dhe Romana Vllahutin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco